Aktualitet

Flet Donald Trump pas të shtënave në Uashington – zbulon detaje

X/Twitter Facebook LinkedIn WhatsApp

amerikan, , ka mbajtur një konferencë për shtyp pas të shtënave në darkën e korrespondentëve.

Trump tha se i dyshuari u “ndalua nga disa anëtarë shumë të guximshëm të shërbimit sekret”.

Gjithashtu, presidenti njoftoi se oficeri që u qëllua u shpëtua nga jeleku antiplumb që mbante veshur.

Duke folur për oficerin, presidenti shtoi: “Ai u qëllua nga një distancë shumë e afërt me një armë shumë të fuqishme dhe jeleku bëri punën e duhur”.

Sipas Trumpit, i dyshuari sulmoi një pikë kontrolli sigurie “të armatosur me armë të shumta”.

Ai së fundmi ka postuar në rrjete sociale të të dyshuarit.

“Burri është kapur. Ata kanë hyrë në apartamentin e tij, mendoj se jeton në Kaliforni. Dhe ai është një person i sëmurë, një person shumë i sëmurë. Dhe ne nuk duam që gjëra të tilla të ndodhin”, shtoi Donald Trump.

Ai vazhdoi: “Përshtypja ime është se ai ishte një ujk i vetmuar”. /Telegrafi/

Tags: #Donald Trump #Foto #Presidenti #Shba #Të shtëna #Uashington

Gazetar i Nexus News.

Artikuj të Ngjashëm