Aktualitet

Atentati me dy viktima në Lezhë, reagon policia: 39-vjeçari po udhëtonte sëbashku me bashkëshorten kur u qëlluan

X/Twitter Facebook LinkedIn WhatsApp

Dy persona janë vrarë në një në lëvizje sot në Balldren të Lezhës.

Njëri nga viktimat është identifikuar si Kreshnik Mujeci, i cili ndodhej me bashkëshorten në makinë, e cila po ashtu ka mbetur e vdekur.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:50 në dalje të fshatit Balldren, Lezhë, në rrugën Balldren-Torrovicë, në rrethana ende të paqarta gjatë lëvizjes, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit , me drejtues shtetasin K. M., 39 vjeç, që udhëtonte sëbashku me bashkëshorten e tij, shtetasen G. M., 32 vjeçe, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e policisë pas njoftimit të marrë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Tags: #Atentat #Audi #Lezhe

Gazetar i Nexus News.

Artikuj të Ngjashëm