Aktualitet

Pakoja 200 milionë euro, Hajdari: Kurti e ka epiqendër qytetarin, jo asfaltin

X/Twitter Facebook LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Lëvizjes , ka folur për pakon mbështetëse prej 200 milionë eurosh të paralajmëruar nga kryeministri , duke thënë se si pushtet e kanë në fokus qytetarin.

Hajdari në një intervistë për Ekonomia Online, tha se me ofrimin e një sërë projektligjesh dhe paketave përkrahëse po mundohen që të ndihmojë qytetarët në kohë inflacioni.

“Jo, unë nga përvoja ime si ministre e Qeverisë Kurti gjithmonë e di që kryeministri Kurti e ka epiqendër qytetarin, e ka vëmendje qytetarin e nuk e ka vëmendjen në projektet në asfalt, siç ka ndodhur më herët, pavarësisht zgjedhje apo jo zgjedhje bashkë me kryeministrin Kurti, ai ecë përpara për të iu përgjigjur qytetarëve qoftë me projektligjin për mbrojtjen e konsumatorëve, për rregullimin e çmimeve për produktet bazë, edhe paketa për përkrahje të qytetarëve në rastet e inflacionit apo në krizat që vijnë nga inflacioni është e natyrshme, nga agjenda e qeverisë sonë që t’i përgjigjemi qytetarëve siç iu kemi përgjigjur deri më tani në fushën e energjisë, në fushën e ndërmarrësisë, në fushën e bujqësisë, në skemat sociale për qytetarët, pra e ka epiqendër zhvillimin e shtetit tonë”, tha Hajdari.

Ish ministrja e Ndërmarrësisë, Hajdari tha se në mandatin e Vetëvendosjes është rritur besimi i qytetarëve për të bërë biznes në Kosovë.

“Një zhvillim të qëndrueshëm duke pasur në vëmendje qytetarin, por në vëmendje edhe konkurencën e drejtë, rritjen e ndërmarrësisë në kushte të ambientit të shëndoshë e jo në një treg, i cili dominon ose ka dominancë nga disa akterë të caktuar por jo treg i barabartë për të gjithë, me rregull të barabarta e kam fjalën, ne jemi të lumtur që në mandatin e qeverisjes nga Vetëvendosja po rritet besimi në ambientin për të bërë biznes, ndërmarrësit janë shumë falënderues që kemi shtyer në mandatin tim 22 ligje dhe 59 akte nënligjore por edhe strategji të para për zhvillim industrial, për zhvillim të turizmit, për zhvillim të investimeve, për zhvillim të ndërmarrësisë, inovacionit që tashmë po vjen veçse projektligji për shqyrtim në dhe kështu ecim përpara duke ndërtuar sistemin, duke ndërtuar politikat e shëndosha, duke ndërtuar legjislacionin në harmoni me direktivat e Bashkimit Evropian dhe duke ndërtuar plane zbatuese për përkrahjen e ndërmarrësit, përkrahjen e qytetarit dhe për forcimin e shtetit tonë të Republikës së Kosovës”, tha Hajdari për EO.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK), Hysen Sogojeva, ditë më parë për Ekonomia Online ka kritikuar pakon e re financiare prej rreth 200 milionë eurosh të paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës, duke thënë se ajo po perceptohet si veprim me motive elektorale dhe jo si zgjidhje e qëndrueshme për krizën e çmimeve.

Të shtunën në Kuvendin e Kosovës në seancën e jashtëzakonshme ka dështuar propozimi i Vetëvendosjes për shmangie nga afati procedural për rishikimin e Ligjit për Buxhetin 2026.

Mocioni mori 57 vota për, 48 ishin kundër.

Pushteti dhe Qeveria thanë se rishikimi parasheh pakon mbështetëse për qytetarët derisa kundërshtoi procedurat e ngutura./EO/

Tags: #Albin kurti #Komision #kosove #Lëvizja vetëvendosje #opozita #Pakoja për inflacionin #projektligji #Rozeta hajdari #Vetëvendosje

Gazetar i Nexus News.

Artikuj të Ngjashëm