Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Nga golat te miliardat: Saha ndërton “perandori” dhe kalon 5 miliardë euro pasuri pas pensionimit
Aktualitet

Nga golat te miliardat: Saha ndërton “perandori” dhe kalon 5 miliardë euro pasuri pas pensionimit

• 27 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-sulmuesi i Fulhamit, Evertonit dhe Manchester Unitedit, Louis Saha, po rezulton të ketë ndërtuar një “perandori” financiare pas përfundimit të karrierës si futbollist.

Sipas një raportimi të GiveMeSport, francezi sot vlerësohet me një pasuri që shkon në rreth 5.1 miliardë euro – shumë më tepër sesa kishte fituar gjatë viteve në fushë.

Saha, i cili gjatë karrierës u shqua në Ligën Premier dhe fitoi trofe të rëndësishëm me Manchester Unitedin (përfshirë tituj kampioni dhe Ligën e Kampionëve), tani ka arritur sukses të jashtëzakonshëm si sipërmarrës.

Në listën e ish-futbollistëve që janë pasuruar pas karrierës, vetëm Mathieu Flamini përmendet se e tejkalon, pasi si bashkëpronar i GF Biochemicals raportohet të ketë një pasuri shumë më të lartë.

Platforma “Axis Stars”, çelësi i pasurisë

Rruga e Sahas në biznes lidhet ngushtë me sportin. Pas pensionimit, ai krijoi një rrjet social për sportistë elitarë, të quajtur Axis Stars, ku atletët mund të komunikojnë, të shkëmbejnë këshilla dhe të krijojnë lidhje profesionale me partnerë të besueshëm.

Sipas përshkrimit të vet kompanisë, Axis Stars është një komunitet që “lehtëson lidhje autentike, nga të cilat përfitojnë të dyja palët, mes sportistëve profesionistë dhe figurave të botës së argëtimit, bashkëmoshatarëve të tyre dhe partnerëve të besuar”.

Platforma u themelua nga Saha në bashkëpunim me marketieren Kate Hamer, si dhe me drejtuesin e teknologjisë Patrice Arnera dhe ish-zyrtarin e marketingut te Manchester United, Mike Farnan.

Raportohet se rrjeti ka mijëra përdorues, përfshirë rreth 550 ish-sportistë profesionistë, dhe vlerësohet mbi 4.1 miliardë euro, ndërsa sipas OLBG pasuria e Sahas arrin në rreth 5.1 miliardë euro.

“Do të doja ta kisha pasur këtë platformë si lojtar”

Në një intervistë për CityAM në vitin 2014, Saha shpjegonte se ideja i lindi nga boshllëku që kishte vërejtur kur ishte vetë lojtar.

“Do të kisha dashur të isha në gjendje ta zotëroja punën time më mirë kur luaja, por tani që jam pensionuar, kam ende një rol të madh duke e ndarë përvojën time me lojtarët e rinj. Do të doja ta kisha pasur një platformë të tillë si lojtar; do të më ndihmonte ta menaxhoja karrierën dhe të planifikoja të ardhmen shumë më mirë”, ka thënë ai.

Më vonë, në një intervistë për The Guardian, Saha ka folur edhe për mënyrën se si platforma përdoret në praktikë, duke treguar se kërkesat për këshilla dhe lidhje profesionale janë të përditshme.

Karrierë e fortë edhe në fushë

Pavarësisht suksesit në biznes, Saha pati edhe një karrierë të respektueshme si futbollist. Ai u formua te Metz, kaloi shkurt në huazim te Newcastle, ndërsa shpërtheu te Fulham, ku në sezonin e parë shënoi 32 gola në 48 ndeshje, duke ndihmuar ekipin të ngjitej në Lihën Premier. Më pas luajti për më shumë se një dekadë në elitën angleze.

Sipas statistikës së përmendur në shkrim, Saha ka shënuar 158 gola në karrierë.

Në fund, raporti thekson se Saha është një nga shembujt më të rrallë të ish-futbollistëve që jo vetëm i ruajnë financat pas pensionimit, por arrijnë të ndërtojnë pasuri gjigante falë biznesit dhe vendimeve të zgjuara jashtë fushës. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Everton #Fulham #Louis saha #Man utd #Manchester united #Newcastle #Premier league

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Guardiola promises Burnley players a Rolex watch if they stop Arsenal
  • Guardiola u premton lojtarëve të Burnleyt nga një orë Rolex nëse ata ndalin Arsenalin
  • “Më vjen keq për të, kjo është e turpshme”, Emery për lojtarin e huazuar që nuk po luan
  • Arsenali futet fuqishëm në garë për talentin e West Ham
  • Një transferim prej 1 miliard eurosh do të ndodhë në më pak se pesë vjet?
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog 5 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Teknologji Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij 4 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Kronikë U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut 2 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet 2 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin