Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Trump kërkon që Jimmy Kimmel të pushohet nga puna pas një komenti ndaj Melanias
Aktualitet

Trump kërkon që Jimmy Kimmel të pushohet nga puna pas një komenti ndaj Melanias

• 27 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Donald Trump kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Jimmy Kimmel nga ABC dhe Disney, pas një komenti të moderatorit për Melania Trump që ka shkaktuar reagime të ashpra.

Vetëm disa orë pasi Melania reagoi në platformën X duke kërkuar që ABC “të marrë qëndrim” ndaj sjelljes së Kimmelit, Trump publikoi një mesazh edhe më të drejtpërdrejtë në rrjetin e tij ‘Truth Social’.

“Jimmy Kimmel, i cili nuk është aspak qesharak, siç e tregojnë edhe shikueshmëritë e dobëta të emisionit të tij, bëri një deklaratë tronditëse”, shkroi Trump.

Deklarata e Trump

Ai shtoi se Kimmel kishte shfaqur një video të manipuluar ku dukej sikur Melania dhe djali i tyre Barron ndodheshin në studio, gjë që sipas tij nuk ishte e vërtetë.

Trump citoi më tej komentin e Kimmelit: “Zonja e Parë Melania është këtu. Shikojeni sa e bukur është. Zonjë Trump, ju rrezatoni si një e ve e ardhshme”.

Ai vazhdoi duke lidhur këtë deklaratë me një incident që ndodhi një ditë më pas, kur një person i armatosur tentoi të hynte në sallën ku po mbahej darka e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas Trump, sulmuesi ishte i pajisur me armë zjarri dhe thika dhe kishte qëllime të rrezikshme.

“Shumë njerëz janë të indinjuar nga thirrja e turpshme për dhunë e Kimmelit. Kjo shkon përtej çdo kufiri. Jimmy Kimmel duhet të shkarkohet menjëherë nga Disney dhe ABC”, deklaroi Trump.

Reagimet vijnë pas një skeçi satirik të transmetuar në emisionin “Jimmy Kimmel Live!”, ku moderatori u tall me darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë disa ditë para se ajo të mbahej në Washington.

Gjatë skeçit, ai bëri komentin për Melania Trump që u konsiderua ofendues.

Disa ditë më vonë, eventi i vërtetë u ndërpre nga një incident me armë, ndërsa Trump, Melania dhe zyrtarë të administratës u evakuuan.

Edhe Melania reagoi ashpër, duke e cilësuar gjuhën e Kimmelit si të mbushur me urrejtje dhe përçarëse për shoqërinë amerikane.

Ajo theksoi se komentet për familjen e saj nuk janë humor, por dëmtojnë klimën politike në vend, duke kërkuar që rrjeti ABC të ndërmarrë masa. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Donald Trump #Jimmy kimmel #Live #Melania trump #Video #Washington

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian
  • Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit
  • Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq (VIDEO)
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 9 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij 8 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen! 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin! 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO) 2 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Kronikë ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO) 1 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin