Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ukrainasja refuzon foton me rusen, kryetari Astrit Hasani e qorton – komuniteti i peshëngritjes i del në krah sportistes
Aktualitet

Ukrainasja refuzon foton me rusen, kryetari Astrit Hasani e qorton – komuniteti i peshëngritjes i del në krah sportistes

• 27 Prill, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gara e peshëngritëseve në kategorinë deri në 77 kilogramë në Kampionatin Evropian u la në hije nga një incident i ndodhur pas ceremonisë së medaljeve, ku u përfshi sportistja ukrainase Iryna Dombrovska dhe presidenti i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF), Astrit Hasani.

Dombrovska, fituese e medaljes së bronztë, refuzoi të marrë pjesë në fotografinë e përbashkët të medalisteve. Medalja e argjendtë iu dha rusës Varvara Kuzminova, e cila garoi si sportiste e pavarur. Në kontekstin e pushtimit rus të Ukrainës, sportistët ukrainas shpesh refuzojnë të fotografohen apo të paraqiten në skena të përbashkëta me sportistë rusë, edhe kur këta të fundit paraqiten nën statusin “neutral”.

Sipas raportimit të “Inside The Games”, refuzimi i fotografisë u pasua nga një përballje e drejtpërdrejtë pas podiumit. Mediumi shkruan se Hasani, i cili është nga Kosova, u filmua teksa i fliste me ton të ashpër Dombrovskës dhe stafit të saj, ndërhyrje që më pas u kritikua gjerësisht në rrjetet sociale.

“Refuzimi çoi në një përballje të menjëhershme dhe të drejtpërdrejtë pas ceremonisë, ku Hasani, i cili është nga Kosova, u kap në video duke folur në mënyrë strikte dhe të ashpër me Dombrovskën dhe stafin e saj të trajnerëve”, ka shkruar “Inside The Games”.

Ky medium ka publikuar edhe pjesë nga qortimi i Hasanit ndaj peshëngritëses ukrainase: “Është e papranueshme, sepse ky është sport. Sporti mbi politikën në organizatën tonë”.

View this post on Instagram

A post shared by Дмитро • Спорт •Страхування • Бізнес (@dsukhotskyi)

Videoja u shpërnda në rrjete sociale nga trajneri ukrainas, Dmitryi Sukhotskyi, i cili e quajti të pajustifikueshëm reagimin e EWF-së dhe këmbënguli se sportistja kishte vepruar me qetësi dhe pa e prishur ceremoninë.

“Sportistja ukrainase, Iryna Dombrovska, e cili i fitoi tri medalje bronzi në Kampionatin Evropian, zbriti me qetësi nga podiumi pas ceremonisë dhe nuk mori pjesë në një fotografi në grup me një sportiste ‘neutrale’ nga Rusia. Është e rëndësishme të theksohet se nuk pati demonstrime, deklarata apo shkelje të protokollit. Sjellja e saj ishte respektuese dhe e përshtatshme”, shkroi Sukhotskyi.

Ai shtoi se nuk ekziston obligim që sportistët të marrin pjesë në fotografinë e përbashkët.

Sipas “Inside The Games”, incidenti ka shkaktuar edhe valë reagimesh në mbështetje të Dombrovskës.

Britanikja Sarah Davies, ish-kryetare e komisionit të sportistëve në Federatën Ndërkombëtare të Peshëngritjes dhe kampione e Evropës, e cilësuar si një nga zërat më të njohur në komunitetin e peshëngritjes, u rreshtua publikisht me ukrainasen.

“Kjo është e papranueshme. Të flasësh me këdo në këtë mënyrë, pavarësisht se për çka bëhet fjalë, nuk është në rregull. Unë mbështes vendimet e këtyre sportistëve për të mos ndarë podiumin. Gara ka të bëjë me sportistët dhe punën e tyre të madhe dhe jo me bordin ekzekutiv dhe mendimet e anëtarëve të tij”, ka shkruar britanikja.

Edhe Forrester Osei, kryetar aktual i komisionit të sportistëve në Federatën Ndërkombëtare të Peshëngritjes, reagoi me një deklaratë solidariteti, duke shprehur shqetësim për presionin e ushtruar mbi sportisten.

“Është zhgënjim i madh të shohësh këtë video nga një Kampionat Evropian i suksesshëm. Nëse sportistja zgjodhi të mos bënte një fotografi për shkak të tensioneve rajonale që prekin vendin e saj dhe të dashurit e saj, është e drejta dhe përgjegjësia e saj të ushtrojë lirinë e shprehjes pa asnjë frikë. Sporti mund të jetë gjithashtu hapësirë për shprehje personale dhe për t’u bërë homazh shokëve të humbur. Qëndrojmë në solidaritet me sportisten”, ka shkruar Osei. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Astrit hasani #Iryna dombrovska #Komuniteti #Kosova #Peshëngritje #Presidenti #Rrjetet sociale #Rusia #Varvara kuzminova

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’”/ Aktivisti Ditan Goxhaj tregon pse nuk përshkallëzohen protestat: Ata që kanë policinë…
  • Skandali me SHISH/ Rama sulmoi drejtësinë, Tabaku: Shqipëria nuk vuan nga një “republikë prokurorësh”. Ata që mendojnë se drejtësia duhet të ndalet te dera e tyre…
  • “Çdo tender e aferë ka bekimin e tij”, Bardh Spahia: Teatri i Ramës mori fund, i vetmi akt që i mbetet është dorëheqja! Kur plasin prangat…
  • “Rama s’mbajti përgjegjësi për skandalin e SHISH! Normalizoi goditjen e sigurisë kombëtare”/ Këlliçi: Nuk do ta mbajë dot me forcë pushtetin! Koha e tij ka marrë fund!
  • Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 15 lexime · 12 orë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Kronikë I pandehur në Rumani, lidhjet e ish-numrit 2 të inteligjencës rumune me Vlora Hysenin! Media: Coldea ishte këshilltar i Ramës, ndanë të njëjtën zyrë 6 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, vdes 19-vjeçari! 2 të tjerë në gjendje të rëndë (VIDEO) 6 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rinasi “bashkon” Ramën me Berishën, kryedemokrati niset për në Këshillin e Europës, kryeministri kthehet nga SHBA (VIDEO) 5 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT) 5 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by