Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Çdo votë në ekran: Si e-votimi po e hap Kuvendin për qytetarët
Aktualitet

Çdo votë në ekran: Si e-votimi po e hap Kuvendin për qytetarët

• 28 Prill, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sistemi i e-votimit synon të lidhë qytetarët me institucionin e tyre përfaqësues. Kuvendi funksionon sipas Kushtetutës dhe rregullave të brendshme, pavarësisht nga ndryshimet politike.

Deputetët vijnë nga parti të ndryshme dhe përfaqësojnë komunitete të ndryshme, por procesi ligjvënës ndiqet nga të njëjtat rregulla: propozim, diskutim dhe votim në seancë plenare.

Çdo vendim merret në emër të publikut dhe duhet të jetë i qasshëm nga publiku.

Your browser does not support the video tag. Për të kuptuar më shumë rreth Kuvendit të Kosovës, shihni videon

Sistemi i votimit elektronik, e-votimi, i mbështetur nga Luxembourg Development Agency, mundëson qytetarëve të shohin çdo votë të deputetëve, në kohë reale, nga çdo pajisje.

Kur një deputet shtyn butonin e votimit gjatë një seance plenare në Kuvend, ky veprim regjistrohet, publikohet dhe bëhet i qasshëm për çdo qytetar të Kosovës, menjëherë dhe pa vonesë. Ky është funksionalitet teknik i një sistemi që Kuvendi i Kosovës e ka operacionalizuar me mbështetjen e Luxembourg Development Agency (LuxDev).

Sistemi quhet E-votim dhe është ndër mjetet më konkrete që një parlament mund të adoptojë për të kaluar nga premtimet e transparencës në transparencë të matshme.

Çka është E-votimi dhe si funksionon?

E-votimi është një sistem elektronik i votimit parlamentar i integruar drejtpërdrejt në infrastrukturën e Kuvendit të Kosovës. Çdo deputet disponon një pajisje të dedikuar votimi të vendosur në ulësen e tij apo të saj në sallën plenare. Gjatë seancave, kur vihet në votim një ligj, amendament apo çështje tjetër proceduriale, deputetët shprehin vullnetin e tyre – PRO, KUNDËR ose ABSTENIM – duke shtypur butonin përkatës.

Rezultati nuk mbetet i fshehur. Sistemi e regjistron çdo votë me saktësi të plotë dhe në kohë reale, duke përfshirë identitetin e deputetit, kohën e votimit dhe pozicionin e shprehur. Të gjitha këto të dhëna publikohen automatikisht në faqen zyrtare tëKuvendit dhe janë të qasshme nga çdo pajisje me lidhje interneti.

“Herën tjetër kur doni të shihni si ka votuar deputeti juaj – mos harroni, Kuvendi është transparent dhe kjo e dëshmon e-votimi” – është mesazhi që sistemi komunikon drejtpërdrejt me qytetarët.

Your browser does not support the video tag. Për të mësuar më shumë për sistemin e e-votimit, ndiqni videon (l

Nga infrastruktura deri tek qytetari: rrugëtimi i një vote

Procesi nuk ndalet te salla plenare. Pas regjistrimit të votës, sistemi e transmeton informacionin nëpërmjet infrastrukturës teknologjike të Kuvendit, serverëve dhe punëtorëve të regjisë, dhe e bën publik në platformën digjitale të institucionit. Çdo qytetar ka qasje në të, në rast se i intereson kush ka votuar, çfarë, kur dhe si.

Pse ka rëndësi kjo për qytetarët

Kuvendi i Kosovës është institucioni ku 120 deputetë të zgjedhur me votë të lirë debatojnë, propozojnë dhe miratojnë ligjet që prekin jetën e secilit. Megjithatë, për shumë qytetarë, kjo ndodh “diku larg”, brenda mureve të një ndërtese institucionale, e largët dhe e pakuptueshme.

E-votimi e ndryshon këtë. Ai e sjell procesin vendimmarrës drejtpërdrejt te ekrani i telefonit të çdo qytetari. Nuk kërkohet njohuri juridike apo politike për të kuptuar se deputeti i zgjedhur nga rajoni yt votoi PRO apo KUNDËR ligjit që diskutohej. Kjo është demokraci e prekshme.

Kuvendi i Kosovës është institucion i qytetarëve. Të zgjedhurit, deputetët, janë ata që qytetari i ka votuar, prandaj transparenca dhe llogaridhënia duhen të jenë e drejtë themelore e qytetarëve karshi këtij institucioni.

Your browser does not support the video tag.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Demokracia #Deputetet #Evotimi #Institucion #interneti #Kushtetuta #kuvend #Kuvendi i kosovës #Platforma digjitale #Politika #Qytetaret #Votimi elektronik

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj
  • Skandali me SHISH/ Balliu reagon pas deklaratave të Ramës: E njëjta skemë si me Ballukun, nuk ka hetim serioz pa pezullimin e kryeministrit nga detyra
  • “Kurti e hoqi, Rama e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi këtu kur marrëdhëniet mes dy kryeministrave ishin të tensionuara
  • “Kurti e hoqi, ai e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi në Shqipëri kur marrëdhëniet Rama-Kurti ishin të tensionuara
  • Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, ish-presidenti Topi: Kreu i SHISH nën arrest, ngjarje e jashtëzakonshme! Kur ndodhi Gërdeci unë zgjodha….
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO) 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Teknologji Apple gjobitet me 5.7 miliardë dollarë, përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër 3 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video… 2 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Politikë Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit 1 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji YouTube refuzon marrëveshjen e Metës për sigurinë e fëmijëve: Kemi mekanizmat tanë 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada! 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by