Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Momenti kur një makinë-bombë shpërthen jashtë stacionit të policisë në Belfast, në një sulm që besohet të jetë kryer nga IRA e Re
Aktualitet

Momenti kur një makinë-bombë shpërthen jashtë stacionit të policisë në Belfast, në një sulm që besohet të jetë kryer nga IRA e Re

• 28 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ky thuhet të jetë momenti kur një makinë bombë shpërthen jashtë një stacioni policie në Belfast, në një sulm që mendohet të jetë kryer nga IRA e Re.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë një oficer që ecën drejt stacionit në Dunmurry, në jugperëndim të kryeqytetit të Irlandës së Veriut, përpara se një shpërthim i fuqishëm nga një makinë e bardhë të ndodhte në rrugë.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 22:50 të së shtunës, pasi një ‘pajisje e tipit bombë gazi’ u vendos në makinën e rrëmbyer të një shoferi shpërndarjeje dhe u dërgua në vendin e ngjarjes.

Dy foshnje ishin midis banorëve të evakuuar kur shpërtheu makina bombë, duke dërguar mbeturina përtej rrugës.

Supozohet se një shoferi shpërndarjeje iu rrëmbye makina dhe u detyrua ta transportonte bombën në shënjestrën e saj.

Sulmi erdhi disa javë pas një tjetër tentative bombardimi, kur pajisja dështoi të shpërthente jashtë një stacioni policie në qytetin e afërt të Lurgan, me grupin IRA e Re që mori përgjegjësinë për atë sulm.

“Ka shumë ngjashmëri midis dy incidenteve dhe… hipoteza jonë e hershme e punës është se kjo mund të jetë vepër e IRA-s së Re”, tha zëvendës shefi i policisë Bobby Singleton i Shërbimit Policor të Irlandës së Veriut.

Duke folur të hënën, shefi i policisë së Irlandës së Veriut Jon Boutcher e quajti atë një “sulm të qëllimshëm, të pamatur dhe të çmendur”.

Ai vlerësoi trimërinë e oficerëve që “nxituan drejt rrezikut” për të evakuuar familjen afër stacionit.

E ministrja e Parë e Irlandës së Veriut, Michelle O’Neill, tha se bomba kishte vënë në rrezik jetën e njerëzve dhe “tregoi një shpërfillje të hapur për komunitetin lokal”.

Sipas mediumit britanik, të ashtuquajturit republikanë disidentë janë individë dhe grupe pro-Irlandës së bashkuar që nuk e pranojnë marrëveshjen historike të paqes të vitit 1998.

IRA e Re është grupi më i madh republikan që kundërshton praninë britanike në Irlandën e Veriut. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Britania e madhe #Irlanda e veriut #Mbreteria e Bashkuar #shperthim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Tritol banesës 2-katëshe në Rrilë të Lezhës, raportohet vetëm për dëme materiale
  • LAJM I FUNDIT/ Shpërthim me tritol në Laç
  • Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja
  • Shpërthimi i mjetit plasës në Grabovë të Përmetit. Dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, një prej tyre në gjendje të rëndë
  • “Krijohet panik, dolëm jashtë”/ Sulm rus në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Filo për “Shqipëria Live”: Pashë vdekjen me sy, ata godasin civilë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Botë Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi 3 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Botë Zelensky publikon video të sulmeve me dronë ukrainas në Rusi, goditen objekte të naftës dhe industrisë ushtarake 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Botë Zvicra voton për kufizim popullsie/ “Do të ishte një ‘Brexit 2’”, çfarë ndodh nëse miratohet propozimi për të mos kaluar 10 mln banorë? 1 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Botë “Memorandumi i Islamabadit” drejt finalizimit? Irani flet për armëpushim me SHBA-në: Nuk ka qenë kurrë më pranë 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 7 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 7 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 7 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by