Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Pite fshati me miell misri, spinaq, speca dhe djathë
Aktualitet

Pite fshati me miell misri, spinaq, speca dhe djathë

• 28 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një recetë e thjeshtë, me strukturë të butë dhe shije të pasur shtëpie

Një pite e shkëlqyer, e cila në përshkrimin e kuzhinierëve profesionistë tingëllon kështu: kombinimi i spinaqit dhe specave të pjekur krijon efekt të bukur pamor në prerje, ndërsa struktura mbetet kompakte dhe e përshtatshme për t’u prerë në trekëndësha të rregullt.

Përbërësit

▪ 3 vezë
▪ 200 ml kos
▪ 100 ml vaj
▪ 150 g miell misri
▪ 100 g miell gruri
▪ 1 qeskë pluhur për pjekje
▪ 200 g spinaq të freskët
▪ 2 speca të kuq të pjekur
▪ 100 g djathë të bardhë
▪ 1/2 lugë çaji kripë

Si ta përgatitni

• Fillimisht, përvëlojeni shkurt spinaqin, kullojeni mirë nga uji i tepërt dhe priteni trashë. Specat e pjekur pastrojini dhe pritini në copa të vogla. Në një enë të thellë rrihni vezët me mikser derisa të bëhen shkumë, pastaj shtoni kosin dhe vajin, duke i përzier lehtë me shpatull që masa ta ruajë volumin.

• Gradualisht shtoni miellin e misrit dhe miellin e grurit, të përzier më parë me pluhurin për pjekje dhe kripën, duke i rrahur derisa të fitoni një brumë të lëmuar, pa kokrriza. Në fund, në masë shtoni spinaqin e përgatitur, specat dhe djathin e thërrmuar, pastaj bashkojini lehtë që perimet të shpërndahen në mënyrë të njëtrajtshme.

• Masën hidheni në një tepsi të rrumbullakët të lyer me vaj ose në një tigan që mund të futet në furrë dhe piqeni rreth 30 minuta në 180 gradë, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë në të kafenjtë. Piten e pjekur lëreni të ftohet pak para prerjes, që brendësia të forcohet.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Perimet #Pite #shije #Vezët

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • 40% e shpenzimeve për ushqim/ Rëndohet buxheti i familjeve, nga transporti tek argëtimi harxhojnë mesatarisht 95 mijë lekë
  • Skandalet e qeverisë/ Mustafa Nano: Pse Rama zgjedh në postet më të larta njerëzit më të ligj e të pavlerë? (VIDEO)
  • Skandalet e qeverisë dhe kërkesa për dorëheqje/ Mustafa Nano: Pse Rama zgjedh në postet më të larta njerëzit më të ligë dhe të pavlerë
  • “Mos u bëni hipokritë”/ Kapri për deklaratën në mbrojtje të UÇK: Mblidhni Byronë, të mos mungojë asnjë zë shqiptari!
  • “Nesër mosbindje civile te Parlamenti” – Arben Kola: Momenti i përplasjes me qeverinë dhe deputetët e korruptuar! Vezët janë mjet demokratik
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 7 lexime · 13 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga 2 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Editoriale Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Arritje historike për SpaceX, Mechazilla kap për herë të parë anijen Starship gjatë kthimit nga hapësira 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin