Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. 'Shenja premtuese' se Hamasi do të çmilitarizohet – thotë Sekretari i shtetit i SHBA-së
Aktualitet

'Shenja premtuese' se Hamasi do të çmilitarizohet – thotë Sekretari i shtetit i SHBA-së

• 28 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka thënë të hënën se ka “shenja premtuese” se grupi palestinez i rezistencës Hamas do të çmilitarizohet, duke vënë në dukje se “tërësia” e planit të presidentit Donald Trump për Gazën e rrethuar varet nga ky veprim.

“Unë e di që partnerët tanë në Egjipt dhe Turqi kanë qenë të përfshirë në këtë proces. Ka pasur disa shenja premtuese gjatë fundjavës se po i afrohemi një marrëveshjeje në lidhje me çmilitarizimin e tyre”, tha Rubio gjatë një interviste me Fox News, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Por kjo duhet të ndodhë. I gjithë ky projekt funksionon vetëm nëse Hamasi çmilitarizohet. Derisa të ndodhë kjo, gjithçka është në pikëpyetje”, shtoi ai.

I pyetur nëse Uashingtoni do ta mbështeste Izraelin që të rifillonte luftën e tij në Gaza nëse Hamasi nuk i lëshon armët, Rubio tha se nuk do të “spekulonte për atë që presidenti mund të mbështesë ose jo në të ardhmen në një mënyrë teorike”.

“Le të shpresojmë se mund ta shmangim këtë. Ky nuk është rezultati që duam. Rezultati që duam është që Hamasi të demilitarizohet dhe që një forcë sigurie palestineze e mbështetur nga një forcë ndërkombëtare sigurie të jetë në gjendje të sigurojë Gazën”, tha ai.

Siç kujtojnë mediat, zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem, i tha Anadolu javën e kaluar se këmbëngulja për çarmatim dhe anashkalimi i kërkesave të fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza bie ndesh me planin e Trump për Gazën.

Duke vepruar kështu, tha ai, “i ndërlikon negociatat për fazën e dytë”.

Deklaratat e Qassem pasuan një takim të mbajtur gjatë javës së kaluar në Kajro, kryeqytetin e Egjiptit, i cili mblodhi zyrtarin më të lartë të Hamasit në Gaza, Khalil al Hayya, zyrtarë egjiptianë, përfaqësuesin e lartë për Gazën në Bordin e Paqes Nikolay Mladenov dhe këshilltarin e lartë amerikan Aryeh Lightstone.

Zëdhënësi i Hamasit bëri thirrje për zbatimin e detyrimeve të fazës së parë përpara se të kalohet në diskutime të mëtejshme.

Shtatorin e kaluar, Trump njoftoi një plan për t’i dhënë fund luftës së Izraelit në Gaza.

Faza e parë përfshinte një armëpushim, tërheqje të pjesshme izraelite, lirimin e robërve izraelitë të mbetur në enklavë dhe hyrjen e 600 kamionëve me ndihma çdo ditë.

Hamasi thotë se, ndërsa iu përmbajtë angazhimeve të fazës së parë duke liruar robërit izraelitë, Izraeli dështoi të përmbushte detyrimet e tij humanitare dhe vazhdoi sulmet e tij, duke vrarë 786 palestinezë dhe duke plagosur 2,217 të tjerë. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Armët #Donald Trump #Gaza #Hamasi #Izraeli #Lindja e mesme #Marco rubio #Mediat #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog
  • “Rama sulmon News24, fut në godinë Ron Yeffet dhe Analfabet Veliun”, Salianji: Këtu skandalet mbivendosen. U harrua trafiku i armëve dhe “KAYO në shëndetësi”
  • “Çudia e Vlora Hysenit zgjati 3 orë”, Erl Murati: Edhe drejtoresha të tjera dalin në regjistrimet e Agasit. Deklaratat e Ramës nga Rinasi, për show
  • “Ballukun mos e prekni, Hysenin…”, Salianji: Ministrat Nufi, Dufi, Bufi janë kukulla! I zgjedh Rama për lidhjet e tyre me krimin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 1 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 3 lexime · 3 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut 2 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin