Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Video/ Autorët e vrasjes në Balldren e fshehën makinën duke e mbuluar me bar, e morën me qira në Rinas dhe i hoqën targat
Aktualitet

Video/ Autorët e vrasjes në Balldren e fshehën makinën duke e mbuluar me bar, e morën me qira në Rinas dhe i hoqën targat

• 28 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ky është një nga automjetet që përdorën autorët e vrasjes së dyfishë dy ditë më parë në Balldren të Lezhës.

Automjeti pa targa tip “Volkswagen Polo”, i cili u përdor nga autorët u gjet i mbuluar me bar në fshatin Torovicë. Gjithashtu, janë gjetur dhe sekuestruar veshjet e autorëve, në momentin e kryerjes së krimit, si dhe një palë targa.

Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit, grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 gëzhoja model 56, dhe nga këqyrja, rezultoi se automjeti ka të thyer xhamin e pasmë dhe trekëndëshat anësorë të dyerve.

Gjithashtu, në oborrin e banesës së shtetasit Besnik Kolndreu u gjet një automjet identik me automjetin e parë, në pronësi të tij, por me targa.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi F. M. ka marrë automjetin tip “Volkswagen Polo” (të cilin motra e tij e kishte marrë me qira, në Rinas), i ka hequr targat dhe në bashkëpunim me njërin nga 2 shtetasit e shpallur në kërkim, e kanë përdorur për t’i prerë rrugën dhe për të qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit K. M. dhe G. M.. Pas krimit, e ka çuar automjetin, në banesën e shtetasit B. K., dhe e ka fshehur duke e mbuluar me bar, me qëllim humbjen e gjurmëve, gjithashtu me pretendimin se automjetin e tij, shtetasi B. K. e kishte identik dhe të rregullt.

Në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim shtetasi B. K., 22 vjeç, banues në fshatin Torovicë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për babanë e 22-vjeçarit, shtetasin N. K., 79 vjeç, banues në fshatin Torovicë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në terren, për lokalizmin dhe kapjen e autorëve, si dhe të shtetasit të shpallur në kërkim mesditën e sotme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Balldren #Besnik Kolndreu #rinas #Veprat penale #Veshjet #Video #Volkswagen #Vrasja

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO/ Rama kundër Ramës! Në opozitë kishte vizionin e një Shqipërie pa hajdutë, sot kabineti i tij para drejtësisë për akuza korrupsioni. Metamorfoza e kryeministrit në pushtet
  • Piku i sezonit turistik sjell trafik të rënduar në rrugët e Lezhës, radhë kilometrike mjetesh në aksin  Milot–Balldren (VIDEO)
  • U bllokuan në Kanionet e Gjipesë, 4 orë operacion për shpëtimin e turistit holandez dhe dy fëmijëve (VIDEO)
  • Në detyrim paraqitjeje për vjedhje, pronari i Exchange në Vlorë denoncon punonjësen: Grabiti 5 mijë euro dhe u zhduk (EMRI+VIDEO)
  • Temperatura deri në 40 gradë celsius, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi (VIDEO) 29 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë VIDEOLAJM/ Fishekzjarre në qiellin e Tiranës gjatë marshimit kundër Ramës, protestuesit njëzëri: Jepe dorëheqjen 28 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Nuk lëvizim nga sheshi deri sa ta largojmë. As deti s’e shpëton”/ Qytetari ia numëron Ramës: Erdhi në pushtet me mashtrime. Rrafshoi shtëpitë, shëndetësi falas nuk ka 24 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ Pas aludimeve për shtatzëninë e Ballukut, Shehaj ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk mbeteni dot shtatzënë 15 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Alabbar pranoi se gaboi me Portin e Durrësit, SPAK të hetojë aferën”/ Kedhi: Godinat e para janë duke u fundosur, fatura iu mbetet shqiptarëve 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama shkëputet nga rutina dhe nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi. Filmohet duke lundruar me skaf (VIDEO) 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Alabar pranoi se ishte nxituar”/ Protestuesja: E nxitoi Rama….Siç po zhyten objektet në Portin e Durrësit, do të zhytet edhe kjo qeveri e korruptuar 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by