Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Analiza: Rreziku i ‘skenarit bullgar’ për Kosovën
Aktualitet

Analiza: Rreziku i ‘skenarit bullgar’ për Kosovën

• 29 Prill, 2026 • 9 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kosova po hyn në një cikël zgjedhjesh të përsëritura, duke ngritur paralelizma me përvojën bullgare të bllokimeve politike.

Analistët thonë se kriza ngadalëson reformat kyç dhe krijon një kosto të vazhdueshme financiare për buxhetin e shtetit, pa asnjë garanci se zgjedhjet e reja do të sjellin stabilitet politik.

Në ditën kur u bënë katër muaj nga zgjedhjet e fundit parlamentare, u konfirmua se Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje.

Një rikthim i shpejtë në kutitë e votimit, jo si rezultat i një zgjedhjeje politike, por si pasojë e një krize që politikëbërësit nuk arritën ta zgjidhin.

“Kjo është papjekuria e tyre, si karshi shtetit, ashtu edhe karshi stuhisë së zhvillimeve që kanë përshkuar botën”, vlerëson për Radion Evropa e Lirë analisti politik, Ilir Deda.

Më 7 qershor – më së largu – qytetarët e Kosovës do të dalin sërish në zgjedhje parlamentare, për herë të tretë brenda 16 muajsh.

Ky proces u bë i pashmangshëm më 28 prill, vetëm katër muaj pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kur deputetët dështuan të zgjedhin presidentin, duke aktivizuar automatikisht afatin kushtetues që e çon vendin në zgjedhje brenda 45 ditësh.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, akuzoi opozitën për bojkotim të qëllimshëm të seancave, ndërsa partitë opozitare fajësuan pushtetin për mungesë bashkëpunimi dhe për përpjekje për përqendrim të pushtetit në një dorë të vetme.

Read more (Evropa):Kosova në fokusin financiar të rajonit – çfarë solli Kosova Finance Forum 2026?

“Kosova, për të pasur president të ri, duhet të ketë opozitë të re. Opozita është e vjetër. Kjo opozitë mund të sjellë ndonjë fytyrë të re, por zanatin dhe karakterin e ka të vjetër, andaj edhe është në rënie të lirë”, deklaroi kryeministri Albin Kurti, njëherësh kryetar i LVV-së, në seancën e fundit të legjislaturës së dhjetë.

Dy partitë kryesore opozitare, PDK-ja dhe LDK-ja, e mirëpritën shkuarjen në zgjedhje të reja, ndonëse, sipas kryetarit të LDK-së, ato u imponuan nga pushteti, i cili, me shumicën prej 51 për qind, kërkoi “nënshtrim” politik.

“Tani është koha për bashkimin e njerëzve të mirë të këtij vendi, që duan një Kosovë normale, pa dramë, pa propagandë…”, shkroi Lumir Abdixhiku në Facebook.

Një krizë e përsëritur, jo episod i ri

Kjo situatë nuk është e re për Kosovën.

Një skenar i ngjashëm u përsërit menjëherë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, kur Kuvendi mbeti i pakonstituuar për muaj të tërë dhe, në fund, formimi i Qeverisë dështoi.

Edhe atëherë, përgjegjësia u nda mes palëve, me akuza që kalonin nga njëra te tjetra.

Për Dedën, situata nuk është më episod i izoluar, por një model që po merr formë.

Ai paralajmëron se Kosova po i afrohet një skenari të ngjashëm me Bullgarinë, e cila në pesë vjetët e fundit ka kaluar nëpër shtatë cikle të njëpasnjëshme zgjedhjesh, pa prodhuar stabilitet institucional.

“Nuk pritej që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kur Lëvizja Vetëvendosje i fitoi 51 për qind të votave, ne të mbërrinim në këtë situatë”, thotë ai.

Read more (Albin kurti):Rashiti tha se e mbështetën për presidente – Ambasada Britanike: Nuk përkrahim asnjë kandidat, është çështje e partive politike

Në analizën e tij, problemi nuk qëndron te sistemi politik, por te mënyra se si ai përdoret.

Kosova, thotë Deda, ka një kornizë institucionale të avancuar, por ajo po shndërrohet në instrument përplasjeje, në vend se të shërbejë si bazë stabiliteti.

Përgjegjësinë kryesore, ai ia atribuon partisë më të madhe, e cila, siç thotë, ka pasur mundësi reale për të ndërtuar qëndrueshmëri institucionale.

Deda konsideron se kjo krizë ka qenë lehtë e shmangshme.

“Partitë kanë mundur të diskutojnë se çfarë presidenti duan: një figurë që ka filluar aktivitetin politik që në vitet ’90, duke reflektuar rrugëtimin dhe shtetndërtimin e Kosovës; një figurë të lidhur me UÇK-në, si kundërreagim ndaj procesit në Hagë; apo një figurë që sheh nga e ardhmja”, thotë Deda.

Në vend të kësaj, ai konsideron se debati u shndërrua në një lojë politike për të drejtuar gishtin nga fajtorët dhe për të “fabrikuar alibi” për shmangien e përgjegjësisë.

Deda paralajmëron se, duke qenë në këtë trajektore, Kosova rrezikon të mbetet jashtë zhvillimeve të rëndësishme globale, ndërsa perceptimi për të si shtet i brishtë mund të ketë pasoja afatgjate – si në raport me partnerët ndërkombëtarë, ashtu edhe me besimin qytetar.

“Unë vetëm shpresoj që pas zgjedhjeve të reja të ketë një maturim të politikës dhe forcim të kulturës së konsensusit”, thotë Deda.

Read more (Lvv):Afati Kushtetues drejt fundit, Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish për zgjedhjen e presidentit! Opozita bojkoton, Kurti :Vetëm katër muaj pas zgjedhjeve duan sërish zgjedhje

Në të kundërtën, sipas tij, cikli i zgjedhjeve mund të mos ndalet.

Mes legjitimitetit dhe “kohës së humbur”

Radio Evropa e Lirë kërkoi koment nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe Bashkimi Evropian për dështimin e Kosovës në zgjedhjen e presidentit dhe shkuarjen në zgjedhje të reja, si dhe për pasojat që kjo mund të ketë në stabilitetin politik të vendit, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Toby Vogel, analist në Këshillin për Demokratizimin e Politikave në Bruksel, thotë se zgjedhjet e parakohshme mund të shihen si “kohë e humbur”, pasi ka gjasa të prodhojnë një rezultat politik të ngjashëm me atë të mëparshmin.

Megjithatë, ai thekson se ky është një proces i paraparë me Kushtetutë, ndaj është edhe legjitim, edhe demokratik.

“Si një Qeveri e mirëfilltë demokratike, Qeveria Kurti dhe autoritetet tjera, Parlamenti e kështu me radhë, po e ndjekin procedurën kushtetuese”, vlerëson Vogel për Radion Evropa e Lirë.

Nga perspektiva evropiane, ai thotë se BE-ja dhe disa shtete anëtare nuk po tregojnë vullnet politik për ta çuar Kosovën përpara në procesin e integrimit, duke u fshehur pas narrativit të “paqëndrueshmërisë së brendshme”.

“Edhe kur Kosova gëzonte stabilitet të paprecedent të brendshëm nën kryeministrin Kurti, BE-ja nuk bëri asnjë përparim as në dialogun me Serbinë dhe as në procesin e anëtarësimit – gjë që tregon se narrativi për paqëndrueshmëri është një justifikim i pabazë, që fsheh mungesën e vullnetit politik në Bruksel dhe në shtetet kyç anëtare”, shton Vogel.

Read more (Facebook):Me IA kushdo mund të bëhet influencer

Kosto përtej politikës

Kriza në Kosovë nuk kufizohet vetëm në politikë. Ajo ndikon drejtpërdrejt edhe në ritmin e vendimmarrjes shtetërore.

Sipas Naim Jakajt, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, pasoja e parë është paralizimi i procesit legjislativ. Në mungesë të një Kuvendi funksional, nuk miratohen ligje të reja dhe ngadalësohen reformat kyç, përfshirë ato që lidhen me sundimin e ligjit dhe integrimin evropian.

Një tjetër problem, sipas tij, është edhe mungesa e mbikëqyrjes parlamentare ndaj Qeverisë – një element thelbësor në një sistem demokratik.

Kjo situatë, thekson Jakaj, e ul ndjeshëm nivelin e llogaridhënies dhe transparencës në vendimmarrje.

“Qeveria në detyrë ka mandat të kufizuar dhe nuk mund të ndërmarrë vendime strategjike afatgjata, duke e lënë vendin në një gjendje stagnimi institucional. Në thelb, krijohet një vakum institucional, ku shteti funksionon minimalisht, por nuk zhvillohet”, thotë Jakaj për Radion Evropa e Lirë.

Ai nënvizon se mungesa e një Qeverie me mandat të plotë reflektohet drejtpërdrejt edhe në planin ndërkombëtar.

Sipas tij, kjo mund të shkaktojë vonesa në procese të rëndësishme, si aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës apo përmbushja e obligimeve në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian.

Fatura financiare e zgjedhjeve

E, përtej dimensionit politik e ligjor, kriza prodhon edhe një barrë shtesë – atë financiare – pasi çdo proces i ri zgjedhor nënkupton shpenzime të reja për buxhetin e shtetit.

Read more (Bashkimi evropian):Paketa ndihmëse prej 90 miliardë eurosh nga BE-ja, Zelensky njofton si do të ndahen fondet: Si fillim do forcojmë industrinë e mbrojtjes

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, thotë për Radion Evropa e Lirë se viti 2026 nuk është paraparë si vit zgjedhor, ndaj në buxhetin vjetor të institucionit nuk janë ndarë mjete për zgjedhje të parakohshme.

Në rrethana të tilla, KQZ-ja detyrohet t’i drejtohet Qeverisë së Kosovës me kërkesë për fonde, në mënyrë që të mbulojë kostot e organizimit të procesit.

Si pikë krahasimi, Elezi përmend zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit, për të cilat ishte planifikuar një buxhet prej 11.5 milionë eurosh, ndërsa shpenzimet reale arritën në rreth 7 milionë euro, sipas të dhënave ende jopërfundimtare.

Në ato zgjedhje, mbi 2 milionë shtetas të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, kishin të drejtë vote – një shifër që pritet të mbetet e ngjashme edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Pjesëmarrja ishte rreth 45 për qind, por një nivel i tillë nuk është i garantuar, pasi, siç thotë Jakaj, zgjedhjet e shpeshta krijojnë “lodhje” te votuesit.

Ndryshe prej tij, Deda e sheh fokusin diku tjetër: jo te rënia e pjesëmarrjes, por te mënyra se si qytetarët do ta lexojnë dhe gjykojnë vetë situatën politike.

“Test i zgjedhjeve është pjekuria e popullit të Kosovës – nëse qytetarët e Kosovës do ta ndëshkojnë një sjellje të tillë të partive apo do ta miratojnë atë”, përfundon Deda./REL

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Albin kurti #Analiza #Bashkimi evropian #Bruksel #bullgari #Evropa #Facebook #kosove #Lvv

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Samiti G7, Zelensky i ofron takim Putinit, Kremlini e refuzon propozimin
  • Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
  • Analiza e Axios: Marrëveshja e mundshme SHBA-Iran, Netanyahu bëhet me ‘dhimbje koke’
  • Bundestagu gjerman rinovon mandatet e KFOR-it, deri në 400 ushtarë në Kosovë
  • Rreziku i një gjobë arbitrazhi prej 400 milionë eurosh – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Botë Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi 3 lexime · 7 orë më parë
  3. 03
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Botë Bota reagon për marrëveshjen mes Iranit dhe SHBA: “Historike”, por a e sjell vërtet fundin e konfliktit? 1 lexime · 1 orë më parë
  6. 06
    Botë Trump feston sot 80-vjetorin me një spektakël të arteve marciale në Shtëpinë e Bardhë, eventi miliona dollarë ngjall debate në SHBA 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Botë UFC në Shtëpinë e Bardhë për ditëlindjen e Trump, ja si do paguhet luftëtarët që do marrin pjesë në eventin madhështor 1 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by