
Në Gjakovë një person është gjetur pa shenja jete në shkallët e një objekti banesor.
Lidhur me rastin policia ka nisur hetimet.
Sipas raportit, rasti është evidentuar më 28 prill 2026 rreth orës 22:01, kur viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në pushimoren e shkallëve të një banese.
Read more (Gjakovë):Zv.ministri Morina inspekton urat problematike në Gjakovë, paralajmëron ndërhyrje urgjente
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po trajtohet si “hetim i vdekjes”. /Telegrafi/



