Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Malaj: Paketa e Paqes fiskale në fuqi brenda majit! Do fshihen 2 mld euro borxhe të bizneseve
Aktualitet

Malaj: Paketa e Paqes fiskale në fuqi brenda majit! Do fshihen 2 mld euro borxhe të bizneseve

• 29 Prill, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Paqja Fiskale u miratua në vjeshtën e 2025-ës në qeveri, duke marrë më pas dhe mbështetjen e parlamentit. Por vetëm muajin e ardhshëm ajo do të mund të nisë zbatimin.

“Janë drejt fazës finale, shumë shpejt do të dalim me aktet nën ligjore sa i përket paqes fiskal dhe fshirjes së detyrimeve. Shumë shpejt do dalim me aktet, brenda muajit maj do t’i kemi mbyllur proceset respektive”, theksoi Malaj.

Vonesa në zbatim, rrezikon pasoja për shkak të disa afateve të parashikuara për mënyrën e shlyerjes së borxheve. Kështu për detyrimet nga viti 2015 deri në 2020-ën, nëse 50% e tyre paguhet menjëherë deri në qershor 2026, gjysma tjetër falet bashkë me gjobat e kamatat.

Nëse zbatimi nis nga maji, koha në dispozicion e biznesve që duan të përfitojnë nga kjo klauzolë mbetet e shkurtër. Në rast se pagesa ndahet në disa këste dhe zgjatet deri në dhjetor 2026, falet vetëm 25 përqind e detyrimit. Por sipas ministrit vonesa e akteve nuk i cenon kushtet e vendosura në ligj.

“Sa i takon fshirjes së detyrimeve, patjetër që do bëhet siç është parashikuar në ligj, aktet nënligjore apo udhëzimet janë më tepër se si do të bëhet procedura, dhe do të përfitojnë të gjithë ato që plotësojnë kriteret”, tha Malaj

Administrata tatimore dhe ajo doganore duhet të fshijnë nga bilancet e tyre, çdo borxh të bizneseve, të krijuar përpara 31 dhjetorit të vitit 2014. Bëhet fjalë për rreth 1 miliardë euro. Kurse për borxhet nga 1 janari 2020 e deri në fund të dhjetorit 2024, falen gjoba dhe kamata nëse paguhet detyrimi tatimor brenda vitit 2026.

Ligji nuk prek, detyrimet tatimore të krijuar nga 2025-a, e tutje. Nga kjo nismë preken gati 2.1 miliardë euro detyrime të papaguara në dekada, dhe përfitojnë më shumë se 200 mijë biznese debitorë.

Read more (Biznesi):Cili vend në Evropë ka më shumë qendra të të dhënave që nxisin bumin e inteligjencës artificiale?

Kurse ligji për “Marrëveshjen e Paqes Fiskale”, parashikon lidhjen e një marrëveshje mes bizneseve të mëdha dhe tatimeve për të negociuar fitimin.

Konkretisht mbi fitimin e deklaruar të një biznesi gjatë 2025-ës, do të shtohet një marzh 18% në këtë vit, dhe çdo fitim që kalon pragun 18% do të tatohet me 5%.

Gjithashtu përmes ligjit iu jepet mundësi bizneseve të korrigjojnë pasqyrat financiare të 3 viteve të fundit, duke rritur deklarimin e të ardhurave kundrejt një tatimi prej vetëm 5%.

Të dyja nismat hasën në kritika si nga FMN dhe nga Komisioni Evropian, por ministri siguroi se aktet u bën në negocim me ta.

“Kemi diskutuar dhe negociuar me ndërkombëtarët për aktet nën ligjore”, theksoi Malaj.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Biznesi #Ministria e Financave #paqja fiskale #Petrit Malaj

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Raporti i OSAC/ PD: Nxjerr në pah kriminalitetin dhe korrupsionin në Shqipëri, qeveria duhet të dorëhiqet!
  • “Çojeni në SPAK”/ Shehaj mori dokumentin e projekt-marrëveshjes me SHBA dhe u largua me vrap, PS kërkesë Kuvendit: Të përjashtohet me 60 ditë!
  • Turizmi humb ritmin, rritja e turistëve ngadalësohet, bien vizitorët nga Kosova dhe rajoni
  • Banka e Shqipërisë shton blerjet e euros, në tremujorin e parë u blenë 95.5mln, por monedha vijon të dobësohet kundrejt lekut
  • Opozita bojkoton sërish Kuvendin! Mbyllet seanca plenare pas tensioneve, deputetët e PD bllokuan foltoren për disa orë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time… 28 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama kriminalizoi ekonominë dhe politikën”/ Ish-ministri Malaj: Për të mbijetuar po nxit urrejtjen, qëndrimi i një politikani në panik 17 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 14 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 14 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 12 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Konflikte për motive pronësie mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI) 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Braktisini kafet!”/ Thirrja kumbuese që vjen nga protesta: Nëse s’ikin këta qelbësira, nuk hapen universitetet në shtator. Diaspora të na bashkohet, vendi ju thërret sot! 11 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by