
Malisheva do të jetë nikoqire e Gjilanit në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit kosovar.
Vendasit vijnë në këtë takim pas dy fitoreve rresht, ndaj Ballkanit dhe ndaj Dukagjinit respektivisht, duke konfirmuar startin pozitiv nën drejtimin e Bylbyl Sokolit.
Mysafirët në anën tjetër kanë tri ndeshje pa fitore (dy barazime dhe një humbje) andaj sot do të synojnë t’i rikthehen rezultateve pozitive.
Në takimin e fundit mes këtyre dy skuadrave, fitues kishte dalë Gjilani, pasi kanë arritur të triumfojnë me rezultat të ngushtë 2-1.
Read more (Malisheva):Dita e ndeshjeve të xhiros së 31-të në Superligë: Vëmendja në derbin Drita – Prishtina
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion.
Formacionet zyrtare:
Malisheva: Avdyli, Pira, Vitija, Kryeziu, Skovgaard, Veliu, Ndjigi, Brruti, Ibishi, Xhylani, Zeka.
Gjilani: Kolaj, Thaqi, Adili, Krivanjeva, Bilali, Ibrahimi, Morina, Boshnjaku, Basa, Bilalli, Jarovic.





