Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Marrëveshja 20-vjeçare SHBA-Shqipëri-Greqi për energjinë, Reuters: Pakti për gazin dhe inteligjencën artificiale forcon praninë amerikane në Ballkan
Aktualitet

Marrëveshja 20-vjeçare SHBA-Shqipëri-Greqi për energjinë, Reuters: Pakti për gazin dhe inteligjencën artificiale forcon praninë amerikane në Ballkan

• 29 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Marrëveshja midis SHBA-ve, Shqipërisë dhe Greqisë për energjinë ka marrë edhe vëmendjen e Reuters. Agjencia e lajmeve shkruan se marrëvveshja 20-vjeçare, me vlerë 6 miliardë dollarë do të mundësojë eksportin e gazit të lëngshëm nga SHBA-të drejt Europës. Reuters i ka kushtuar hapësirë edhe marrëveshjes SHBA-Kroaci për inteligjencën artificiale, me vlerë deri në 50 miliardë euro.

Artikulli:

Shtetet e Bashkuara dhe kompanitë amerikane nënshkruan marrëveshje me vlerë miliarda dollarë me shtetet e Ballkanit të martën, duke forcuar praninë e Uashingtonit në sektorin e energjisë në rajon dhe duke mbështetur zhvillimin e inteligjencës artificiale.

SHBA po kërkon të thellojë lidhjet dhe të kundërshtojë ndikimin e naftës dhe gazit rus në Europën Jugore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje afatgjatë vitin e kaluar për të eksportuar gaz natyror të lëngshëm në Greqi.

“Presidenti Trump po hap një epokë të re bashkëpunimi me Europën Jugore, Qendrore dhe Lindore,” deklaroi Sekretari i Energjisë i SHBA-së, Chris Wright, gjatë një forumi të Iniciativës Tri Deteve në Dubrovnik, Kroaci. Në Tiranë, ambasadorja amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle, nënshkroi një marrëveshje 6 miliardë dollarëshe për 20 vjet, ndërmjet Venture Global dhe Aktor LNG USA për të eksportuar LNG në Shqipëri.

“Ky angazhim forcon sigurinë energjetike dhe sigurinë kombëtare në të gjithë rajonin,” tha Guilfoyle në X. Marrëveshja erdhi ndërsa Wright konfirmoi mbështetje për një marrëveshje ndërmjet Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kroacisë për të ndërtuar një gazsjellës që do të transportojë gazin natyror të SHBA-ve nga një terminal LNG në ishullin Krk të Kroacisë për në Bosnje.

Projekti, i cili ka për qëllim diversifikimin e furnizimeve me energji të Bosnjës dhe zvogëlimin e varësisë nga gazi rus, do të financohet dhe drejtohet nga kompania amerikane AAFS Infrastructure and Energy LLC. Kjo kompani drejtohet nga Jesse Binnall, një ish-avokat i Trump dhe Joseph Flynn, vëllai i ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare të Trump, Michael Flynn. AAFS ka deklaruar se do të investojë rreth 1.5 miliardë euro (1.8 miliardë dollarë) në projekt.

Kroacia dhe SHBA gjithashtu shpallën një deklaratë të përbashkët për bashkëpunimin në energjinë bërthamore civile. Për më tepër, kompania inxhinierike kroate Rade Koncar dhe grupi amerikan i investimeve Pantheon Atlas LLC nënshkruan një letër për të marrë pjesë në një projekt për zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe qendrat e të dhënave në Kroaci, që vlerësohet të jetë me një vlerë 50 miliardë euro.

Plani parashikon ndërtimin e një objekti me kapacitet 1 gigavat për llogaritjen e inteligjencës artificiale dhe shërbime cloud, me ndërtimin që pritet të fillojë në vitin 2027 dhe operimin deri në vitin 2029, në varësi të lejeve dhe përmirësimeve të rrjetit.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aktor LNG #Albgaz #Bosnje Hercegovina #gaz i lengshem #gaz natyror #Gazi #greqi #Inteligjenca artificiale #Kimberly Guilfoyle #Kroaci #reuters #Shba #Venture Global

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta kundër Ramës, emigranti nga SHBA: T’i japim shpresë rinisë që Shqipëria të bëhet
  • ‘Mos përdorni bombola të pakolauduara në shtëpi’, drejtori i Zjarrfikëses flet për Report TV pas tragjedisë në Shkodër: Rrezik për jetën, mund të shkaktojnë shpërthime fatale
  • “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit!
  • “Teatri i kukullave mes gogolit Berisha dhe Rama, mori fund”/ Kulluri: Protesta nxori jashtë loje opozitën. Dosja “Balluku”? Nga BKH e SPAK indicie të reja…
  • Huaja me SHBA-në në GJK? Bardhi i përgjigjet Ministrit të Mbrojtjes: Nuk ka gjë më të pranueshme në një vend demokratik sesa mbrojtja e Kushtetutës.
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit! 20 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet 14 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 13 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Belind Këlliçi: 60 ditë protestë, Rama kërkon ‘besë’ ndërsa Olsi bëhet me kazino dhe aferat e familjes së tij dalin në dritë 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 61 ditë revoltë/ “Dëgjo popullin!”, Partia e Demokratëve Evropianë thirrje Ramës: Mos nënvlerëso lëvizjen qytetare! Justifikimet me ndërhyrje nga jashtë… 11 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by