Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Milo: LVV duhej të bënte kompromis për zgjedhjen e presidentit, s’ka garanci as pas zgjedhjeve
Aktualitet

Milo: LVV duhej të bënte kompromis për zgjedhjen e presidentit, s’ka garanci as pas zgjedhjeve

• 29 Prill, 2026 • 5 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo u shpreh kritik ndaj zhvillimeve të fundit në Kosovë, ku vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme për shkak se partitë politike nuk arritën dakordësi për të zgjedhur Presidentin e ri.

Në një intervistë për News24, ai theksoi se partitë politike janë sjellë në mënyrë të papërgjegjshme përballë votuesve të tyre, duke e drejtuar gishtin tek të gjitha palët. Kritik u shpreh edhe ndaj partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se, si partia me shumicën, duhet të bënte kompromis.

Read more (Para):Të dhëna alarmante të abuzimit seksual të fëmijëve në Maqedoni, 508 raste për katër vite

“Po sillen si aktorë të papërgjegjshëm në një moment shumë delikat për vetë Kosovën. Nuk ka sesi të shpjegohet ndryshe që klasa politike ka arritur në këtë nivel sa të mos përfaqësojë as minimumin e ndërgjegjes politike për të gjithë ata shqiptarë që i votojnë. Nuk dua të përdor terma kategorikë për të cilësuar këtë sjellje të tyre, por është veprim i pandërgjegjshëm që nuk mund të kuptohet ndryshe veçse me instikte dhe nuk kanë të bëjnë me politikën e ndërgjegjshme dhe qytetare.”, u shpreh Milo.

Sipas tij, Kosova po futet në një rreth krizash, duke shtuar se edhe me mbajtjen e zgjedhjeve të reja, nuk ka garanci se çështja do të zgjidhet.

Read more (Vetëvendosje):​Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nënshtrim

“Kushdo që të jetë në pushtet duhet të ketë aftësinë për të bërë kompromiset e duhura edhe për të qeverisur dhe pa, në momente të caktuara, me një vullnet që nuk të çon asgjëkundi. Prandaj është e pakuptueshme sjellja e tyre dhe është për të ardhur keq. Nuk mund të them se fajin e ka njëra palë, përgjithësisht të dyja palët kanë përgjegjësi. Por ai që ka shumicën patjetër që ka përgjegjësi edhe më të madhe. Pasi LVV ka fituar 51 përqind të votave dhe ka marrë mandat të qartë për të qeverisur vendin, në çështjen e presidentit duhet të gjente kompromis me njërën nga dy forcat e tjera, për t’i siguruar vetes dhe Kosovës një qeverisje normale.

Kosova po futet në një rreth ciklik krizash dhe nuk ka garanci, që edhe pas këtyre zgjedhjeve, do të mund të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme. Mund të komplikohet edhe më keq, se partitë politike do të paraqiten para zgjedhësve me çfarë alternativash. I kanë konsumuar të gjithë argumentet në zgjidhjet e mëparshme. Duke munguar një qeverisje normale, programet e tyre dhe interesat vihen në pikëpyetje.”, shtoi ai.

Read more (shqiptar):Fjalët e Joshuas pas caktimit të ‘luftës’ me Kristian Prengën

I pyetur nëse do të ishte dashur ndërhyrja e ndërkombëtarëve, ai theksoi se ata janë të lodhur me Kosovën.

Read more (Kosova):2026 vit i humbur për ekonominë e Kosovës, ekspertët: Politikanët po e dëmtojnë vendin më shumë se armiqtë

“Ndërkombëtarët duket se janë lodhur duke u marrë me Kosovën, ky është lajm tjetër i hidhur i keq. Se fakti që i kanë konsumuar këto këshillime që herë pas here i janë bërë politikës kosovare, dhe kryeministri nuk dëgjon dhe të bëjë kompromis e të lërë pe, në rastin konkret për të marrë edhe presidentin, kjo dëshmon se ata janë lodhur dhe nuk mund të them nëse ata do të vazhdojnë të këshillojnë apo do ta lënë Kosovën në rrjedhje të lirë. “, shtoi Milo.

Komentoi gjithashtu edhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke theksuar se janë prej kohësh në një “zgrip” ndërsa shtoi se vështirë se do të rregullohen. Fajtorë për këtë situatë ai bëri dy udhëheqësit e dy vendeve.

Read more (Lvv):Afati Kushtetues drejt fundit, Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish për zgjedhjen e presidentit! Opozita bojkoton, Kurti :Vetëm katër muaj pas zgjedhjeve duan sërish zgjedhje

“Marrëdhënia mes dy vendeve janë futur prej kohësh në një zgrip dhe që vështirë do të mund të rregullohen. Edhe nëse do të ketë rregullim do të jetë i cekët dhe sipërfaqësor, marrëdhëniet janë krisur dhe individët që kryesojnë qeveritë, përpos që kanë vlera që i ndajnë bashkë, kanë edhe shumë të meta që i ndajnë bashkë. Janë çështje të mëdha konceptuale në politikë që i kanë ndarë, edhe dallime karakteriale, mënyra qeverisjeje apo edhe ambicie për të patur një rol përtej kufijve shtetërore të gjithë secilit vend në emër të nacionalizmit shqiptar”, u shpreh Milo.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Albin kurti #Kosova #kosove #Lvv #Para #Paskal milo #shqiptar #Vetëvendosje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Gushti nis me fluks të lartë lëvizjeje, mbi 50 mijë pushues nga Kosova drejt Shqipërisë në fundjavë (VIDEO)
  • Shqiptarët vijojnë të bëjnë histori/ 65 ditë protesta masive të pandërprera kundër qeverisë, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
  • Delfinët ‘vallëzojnë’ në Gjirin e Vlorës, dhurojnë spektakël në ujërat e kristalta të qytetit bregdetar (VIDEO)
  • Sezoni turistik/ Shifra rekord, mbi 50 mijë qytetarë nga Kosova hynë në Shqipëri gjatë fundjavës (VIDEO)
  • Më pak foshnje në Fier, përgjysmohen lindjet në 5 vite! Drejtori i Maternitetit: Shkak emigracioni dhe lëvizjet demografike (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Denoncimi i Klevis Balliut: Skemë vjedhje te Ushtria e firmosur nga Balluku. Ja si Ron Yeffet, miku i Ramës dhe KAYO zhvatin miliona euro tendera (VIDEO) 23 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik 17 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, minatori 40-vjeçar mbetet i bllokuar, ende nuk dihet fati i tij 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Qytetari nga Diaspora ngre tonet: Dikur Spiropali i thurte elozhe dhe e krahasonte me Skënderbeun, por Rama është Hamza Kastrioti 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Poshtë qeveria”/ Lumi i protestuesve vijon marshimin drejt Kryeministrisë me pankarta dhe flamuj kombëtarë. Rrugët jehojnë nga thirrjet për ndryshim 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE! 10 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Politikë FOTOLAJM/ Revolta e shqiptarëve kundër Ramës! “SPAK heton, Belinda Balluku duhet të përballet me faktet”, mesazhet pikante nëpërmjet pankartave në protestën e 63: Rama në burg, Berisha në burg 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by