
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, njofton se në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar F.B., nga Norvegjia për në Kosovë.
“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritete norvegjeze pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës pasi, i njëjti u ishte shmangur organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Norvegjeze”, vijon njoftimi.
Read more (Kosova):Fis Juniku përmbyll sezonin e podcastit dhe paralajmëron: Sezoni i shtatë po vjen
“I dyshuari pas ekstradimit, i është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Pejës për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, përfundon njoftimi.





