Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Revista ‘Travel Off Path’: Shqipëria, destinacioni perfekte për të kaluar pushimet verore
Aktualitet

Revista ‘Travel Off Path’: Shqipëria, destinacioni perfekte për të kaluar pushimet verore

• 29 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ndërsa Evropa përballet me rregulla të reja hyrjeje për turistët, dy vende në rajonin e Ballkanit, Mali i Zi dhe Shqipëria po shfaqen si alternativa tërheqëse për pushime verore, falë procedurave më të thjeshta të hyrjes dhe mungesës së kërkesave për regjistrim biometrik, shkruan Vinicius Costa në një artikull të botuar në revistën e udhëtimeve “Travel Off Path”.

Shqipëria, një alternativë në rritje në Mesdhe

Shqipëria, në jug të Malit të Zi, njihet për brigjet me ujëra të kristalta, plazhet me rërë të bardhë dhe qytetet historike. Vendi po konsiderohet nga turistët si një alternativë më ekonomike krahasuar me destinacione të njohura si Greqia apo Italia. Shumica e turistëve mbërrijnë fillimisht në kryeqytetin e Tiranës, i cili karakterizohet nga një ndërthurje arkitekturore unike.

Në Tiranë do të gjeni një xhami madhështore, parqe urbane të mëdha, ndërtesa të stilit brutalist dhe objekte të trashëgimisë komuniste, përfshirë edhe piramidën e ndërtuar si një monument dedikuar ish-diktatorit, Enver Hoxha.

Jashtë kryeqytetit, Shqipëria ofron një panoramë krejt tjetër. Në veri shtrihen Alpet Shqiptare me fshatra të izoluar si Thethi, ndërsa në jug, zona si Dhërmiu dhe Ksamili ofrojnë plazhe që krahasohen shpesh me destinacionet tropikale.

Ksamil ka tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë ndërkombëtarë vitet e fundit, sidomos pasi Shqipëria u bë virale në rrjetet sociale për plazhet e saj parajsore dhe çmimet e përballueshme.

Akomodimet në bregdet fillojnë nga 30 dollarë – një kosto shumë më e lirë krahasuar me Amalfi ose Santorini.

Rregullat e hyrjes më të lehtësuara për turistët

Një nga avantazhet kryesore të Shqipërisë është fakti se nuk është pjesë e Bashkimit Evropian apo zonës Shengen. Kjo do të thotë se turistët amerikanë mund të qëndrojnë deri në 365 ditë pa pasur nevojë për vizë apo leje qëndrimi.

Gjithashtu, vendi nuk aplikon sistemin e ri evropian të hyrje-daljeve (EES), i cili kërkon regjistrim biometrik, përfshirë gjurmët e gishtërinjve, për vizitorët në zonën Shengen.

Megjithatë, autoritetet kërkojnë që vizitorët të plotësojnë disa kushte bazë:

Pasaportë e vlefshme të paktën 6 muaj pas datës së udhëtimit

Të paktën një faqe bosh në pasaportë

Provë për biletë kthimi ose udhëtimi të mëtejshëm (edhe pse kërkohet rrallë)

Sfidat e reja për udhëtimet në Evropë

Ndërkohë, sistemi i ri EES në zonën Shengen ka shkaktuar vonesa dhe konfuzion në disa pika kufitare dhe aeroporte evropiane. Turistët duhet të regjistrohen, përpara kontrollit të pasaportës, duke krijuar radhë të gjata dhe vonesa.

Në këtë kontekst, destinacione si Shqipëria po shihen si alternativa tërheqëse për pushime verore, duke ofruar jo vetëm bukuri natyrore dhe çmime të përballueshme, por edhe procedura më të thjeshta hyrjeje./ Travel Of Path

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Brigjet #Enver hoxha #Evropa #Greqia #Italia #Mali #mali i zi #shqiperia turistike #turizmi ne shqiperi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Si një mbret viking i dha emrin Bluetooth-it, 1000 vjet më vonë nofka e “Dhëmbit të Kaltër” jeton në miliarda pajisje
  • Turizmi ngadalësoi në gusht, në tetë muaj regjistrohen 9.4 milionë hyrje të huajsh, 5.3% më shumë se në 2025
  • Protestat prej 117 ditësh dhe arresti i drejtueses së Vlora Hysenit / Ambasadori italian nga Korça: Po i ndjekim me vëmendje zhvillimet në Shqipëri
  • FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë
  • “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin 4 lexime · 10 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide 2 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri 2 lexime · 9 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by