Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. “Shpresoj për një jetë pa dhimbje”, ylli argjentinas flet pasi doli në pension në moshën 33-vjeçare
Aktualitet

“Shpresoj për një jetë pa dhimbje”, ylli argjentinas flet pasi doli në pension në moshën 33-vjeçare

• 29 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Erik Lamela, i cili u detyrua t’i jepte fund karrierës vitin e kaluar për shkak të një problemi në ije, është liruar nga spitali pas operacionit. Argjentinasi ka luftuar me dhimbje për vite me radhë dhe shpreson që procedura e fundit do të shënojë fillimin e një periudhe të re pa shqetësime.

34-vjeçari ndau foto nga spitali në rrjetet sociale, përfshirë një radiografi, dhe postoi një video të shkurtër pas operacionit.

“Kam pak dhimbje, por me legenin e ri shpresoj që kjo protezë të jetë fillimi i një jete pa dhimbje. Përshëndetje të gjithëve, faleminderit atyre që më shkruajnë gjithmonë!”, ka thënë Lamela.

Read more (Foto):Shqiptari e pranon se kishte planifikuar sulmin në koncertin e Taylor Swift në Vjenë

Un poco dolorido pero con mi nueva cadera , esperemos que esta prótesis sea el comienzo de una vida sin dolor. 🤞
Un saludo para todos, gracias a los que escriben siempre ! 🙏 pic.twitter.com/iPtcA57WKe
— Erik Manuel Lamela (@ErikLamela) April 28, 2026

Luftë afatgjatë me dhimbjen

Lamela, i cili u tërhoq në moshën 33 vjeçare, foli në një intervistë me TyC Sports vitin e kaluar rreth problemeve që e detyruan të përfundonte karrierën e tij.

“Më është dashur të tërhiqem për shkak të një problemi fizik që më kishte shqetësuar për një kohë shumë të gjatë”.

Read more (Rrjetet sociale):Barry Keoghan flet për thashethemet se e ka tradhtuar Sabrina Carpenter

“Doja ta përfundoja karrierën time në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ta shijoja sa më shumë që të ishte e mundur pavarësisht atij problemi, i cili ishte mjaft i vështirë. Problemi u bë edhe më serioz sepse vuaja nga kërci i konsumuar dhe osteoartriti i avancuar”.

“Vitet e fundit gjendja është bërë shumë më serioze, ijët e mia janë prekur gjithnjë e më shumë dhe nuk mund të stërvitesha më si më parë. Për shkak të kësaj, më është dashur të ndryshoj metodën time të stërvitjes. Nëse do të isha stërvitur gjatë javës, nuk do të kisha qenë në gjendje të luaja ndeshjen sepse ijët e mia nuk do t’i përballonin dot përpjekje të tilla”, përfundoi ai.

Read more (Roma):De Rossi e ringjall Ostiamaren, klubin e tij të fëmijërisë: Pas 35 vjetësh rikthehet në Serie C

Erik Lamela fiton çmim ‘Puskas’ për golin më të bukur të vitit

Nga River Plate në Evropë

Lamela u konsiderua si një talent i madh në fillim të karrierës së tij te River Plate, pas së cilës ai u transferua te Roma dhe më pas nënshkroi për Tottenham për 30 milionë euro. Në tetë sezonet e tij te Spurs, ai u bë një nga të preferuarit e tifozëve, i njohur për stilin e tij tërheqës të lojës dhe golat spektakolarë të herëpashershëm, përfshirë “rabona”-n e famshme.

Pas tetë sezonesh në Londër, ai luajti për Sevillan dhe e përfundoi karrierën e tij vitin e kaluar me klubin grek AEK Athens. Pasi u tërhoq si lojtar, ai u rikthye në Sevilje, ku u bë pjesë e stafit të trajnerëve. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #As roma #Erik lamela #Foto #Përfaqësuesja e argjentinës #Roma #Rrjetet sociale #Sevilla #Tottenham #Tottenham hotspur

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • U emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit/ “Jam demokrate, por jo me PD!”, Jola Hysaj: Çfarë më mbeti në mendje nga takimi me Ramën. Kush do të më mallkojë, e ngushëlloj
  • Mazhoranca propozoi shkrirjen/ Pas Poliçanit edhe Maliqi të dielën në protestë: Mbrojmë historinë, identitetin dhe të ardhmen
  • Pas largimit nga PD, Jola Hysaj emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit.
  • Majko sulmon marrëveshjen për konsullatën serbe: Shkodra nuk krahasohet me Luginën e Preshevës
  • “Janë një seri vendimesh qeveritare, mos harroni dhuratën…”/ Berisha: Ermal Beqiri u mbrojt sepse është prestanome i Armand Frangut, baxhanakut të Ramës!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit! 20 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet 14 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 13 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Belind Këlliçi: 60 ditë protestë, Rama kërkon ‘besë’ ndërsa Olsi bëhet me kazino dhe aferat e familjes së tij dalin në dritë 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 61 ditë revoltë/ “Dëgjo popullin!”, Partia e Demokratëve Evropianë thirrje Ramës: Mos nënvlerëso lëvizjen qytetare! Justifikimet me ndërhyrje nga jashtë… 11 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by