Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Si raportuan mediat ndërkombëtare për dështimin e zgjedhjes së presidentit të ri në Kosovë?
Aktualitet

Si raportuan mediat ndërkombëtare për dështimin e zgjedhjes së presidentit të ri në Kosovë?

• 29 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, pasi procesi për zgjedhjen e presidentit nuk është përmbyllur brenda afateve kushtetuese.

Ky dështim institucional ka thelluar krizën politike në vend dhe ka krijuar një bllokadë të re në funksionimin normal të institucioneve shtetërore.

Mosarritja e zgjedhjes së kreut të shtetit brenda afatit ligjor hap automatikisht mundësinë për shpërndarjen e Kuvendit dhe organizimin e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Kjo situatë e vendos vendin përballë një cikli të ri politik, në një periudhë kur stabiliteti institucional është tashmë i brishtë dhe marrëdhëniet mes partive politike mbeten të tensionuara.

Read more (Kosova):Bekë Berisha: Kurti vetëm po përçan, nëse ia ndërpresim, Kosova do të ecë përpara

Kosova pa president, kur pritet të mbahen zgjedhjet?

Zhvillimet në Kosovë kanë tërhequr vëmendje të gjerë edhe në mediat ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.

Agjencia Reuters raporton se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme pas dështimit për zgjedhjen e presidentit.

Mediumi amerikan, Bloomberg shkruan se Kosova po përballet me “votimin e tretë të parakohshëm radhazi për të thyer bllokimin politik”.

Read more (Mediat):Brenda ‘qytetit fantastiko-shkencor të Japonisë ku robotët ndajnë rrugët me njerëzit’

Edhe francezja Le Monde thekson se dështimi për të zgjedhur presidentin ka çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja parlamentare, ndërsa agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency raporton se udhëheqësit politikë po shkojnë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme pas krizës institucionale.

Sipas zhvillimeve aktuale, zgjedhjet e reja parlamentare pritet të mbahen më së largu deri më 7 qershor dhe do të jenë të tretat brenda 16 muajve, duke reflektuar paqëndrueshmërinë e vazhdueshme politike dhe vështirësitë në arritjen e konsensusit mes forcave kryesore politike në vend./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Anadoly agency #Bloomberg #Kosova #kosove #Le monde #Mediat #reuters #Zgjedhja e presidentit #Zgjedhje e presidentit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 2 lexime · 7 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 2 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin