Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Virgil van Dijk reagon ndaj zërave për largimin e Alisson Becker
Aktualitet

Virgil van Dijk reagon ndaj zërave për largimin e Alisson Becker

• 29 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka komentuar raportimet që e lidhin portierin Alisson Becker me një transferim të mundshëm te Juventus këtë verë.

Duke folur për Liverpool Echo, mbrojtësi holandez theksoi se nuk është i shqetësuar nga zërat e afatit kalimtar, por pranoi se largimi i brazilianit do të ishte një humbje e madhe për skuadrën.

“Secili mund të ketë mendimin e vet për këtë. Ka thashetheme, por nëse ka diçka konkrete, të gjithë do ta mësojmë. Për mua, nuk shqetësohem”, ka thënë Van Dijk.

“Gjithmonë do të vijë një ditë kur dikush, përfshirë edhe mua, do të largohet. Nëse kjo do të ndodhë, dhe unë nuk kam asnjë informacion dhe as nuk mendoj se ai vetë ka, atëherë klubi do të përshtatet”.

Read more (Liverpool):Liverpooli merr vendim befasues: E mban Arne Slot dhe e refuzon Xabi Alonson

“Ne kemi kaluar shumë së bashku, momente të bukura dhe të vështira, prandaj do të ishte padyshim një goditje e madhe dhe një mungesë e madhe për ekipin”.

Megjithatë, kapiteni i “The Reds” theksoi se fokusi nuk duhet të jetë te spekulimet për të ardhmen.

“Nuk mendoj se është e drejtë të parashikojmë çfarë mund të ndodhë. Ai është shumë i rëndësishëm për mua si një nga liderët e skuadrës dhe, sipas meje, është portieri më i mirë në botë”.

Read more (Alisson becker):De Gea mund të largohet nga Fiorentina për t'iu bashkuar gjigantit italian

“Ai po përpiqet të rikthehet sa më shpejt për të na ndihmuar në katër ndeshjet e fundit dhe ky është fokusi ynë kryesor”.

“Çfarë ndodh më pas, nuk është diçka për të cilën duhet të më pyesni. A do të doja të qëndronte? Sigurisht, pa asnjë dyshim”.

Sipas raportimeve, Juventusi i ka ofruar Alissonit një kontratë trevjeçare, ndërsa portieri brazilian po shqyrton opsionet e tij, pa synuar të detyrojë një largim nëse Liverpooli vendos ta mbajë atë. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Alisson becker #Juventus #Liverpool #Premier league #Transferimet #Virgil van dijk

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Guardiola promises Burnley players a Rolex watch if they stop Arsenal
  • Guardiola u premton lojtarëve të Burnleyt nga një orë Rolex nëse ata ndalin Arsenalin
  • “Më vjen keq për të, kjo është e turpshme”, Emery për lojtarin e huazuar që nuk po luan
  • Arsenali futet fuqishëm në garë për talentin e West Ham
  • Një transferim prej 1 miliard eurosh do të ndodhë në më pak se pesë vjet?
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 14 orë më parë
  7. 07
    Botë VIDEO/ Aksident si në filma në Stamboll, dy makina përplasen dhe shpërthejnë në flakë, plagosen 3 persona 1 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by