Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kush është Ardian Gjini, kandidati i AAK-së për Kryeministër?
Aktualitet

Kush është Ardian Gjini, kandidati i AAK-së për Kryeministër?

• 30 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Skena politike në Kosovë po pëson një lëvizje të rëndësishme, ku në qendër të vëmendjes është vënë kryetari shumëvjeçar i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Pas njoftimit se Ramush Haradinaj nuk do të kandidojë më për kryetar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e as për mandatar për kryeministër, Gjini është konfirmuar kandidati kryesor për t’i marrë këto pozita.

I njohur prej vitesh si krahu i djathtë dhe numri dy i Haradinajt brenda partisë, ai tashmë është bartës i listës zgjedhore për kryeministër në nivel vendi, në zgjedhjet që priten të mbahen me 7 qershor.

Në opinionin publik dhe atë lokal, Ardian Gjini njihet si njeriu që ka transformuar rrënjësisht Gjakovën.

Read more (Gjakovë):Zv.ministri Morina inspekton urat problematike në Gjakovë, paralajmëron ndërhyrje urgjente

Ai e udhëheq këtë komunë që nga viti 2017, ndërsa në zgjedhjet e fundit lokale fitoi besimin e qytetarëve duke siguruar mandatin e tij të tretë radhazi.

Gjatë qeverisjes së tij, Gjakova ka pësuar ndryshime të mëdha strukturore përmes qindra kilometrave rrugë të ndërtuara në qytet e fshat, unazave të reja rrugore dhe projekteve të shumta kapitale që e kanë kthyer atë në një model të qeverisjes lokale.

Kjo përvojë e gjatë menaxhuese vjen pas një rrugëtimi të pasur politik dhe institucional që Gjini e ka nisur herët.

Read more (Ardian gjini):Zyrtari zviceran viziton Gjakovën, në fokus zhvillimi urban

I lindur më 18 janar 1970 në Gjakovë, Ardian Gjini është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si dhe një nga deputetët nënshkrues të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Shërbeu si anëtar i Grupit Politik Strategjik në bisedimet e Vjenës për Planin e Ahtisaarit dhe si anëtar i komisionit të parë kushtetues të Republikës së Kosovës.

Ai ka mbajtur gjithashtu pozitën e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ka qenë deputet për dy mandate në Kuvendin e Kosovës, ku udhëhoqi edhe grupin parlamentar të AAK-së.

Read more (Ramush haradinaj):Haradinaj reagon pas incidentit në SHBA, lavdëron institucionet e sigurisë amerikane

Krahas karrierës institucionale, Gjini mban titullin Master në Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane nga Universiteti i Kentit në Canterbury, Mbretëri e Bashkuar.

Për t’u fokusuar plotësisht në garën kombëtare dhe në zgjedhjet e brendshme partiake ku synon lidershipin e AAK-së, Gjini është liruar së fundmi nga detyra e kryetarit të degës së partisë në Gjakovë.

Ardian Gjini është i martuar, ka dy vajza dhe një djalë.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #7 qershor #Aak #Ardian gjini #Gjakova #Gjakovë #kosove #Pozita #Ramush haradinaj

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Kievi është në një pozicion të fortë”, Merz para samitit të G7 në Francë: Është e qartë që Rusia nuk fiton dot ushtarakisht
  • Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Botë Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi 3 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Botë Alarm në Shtëpinë e Bardhë, zyrtarët të frikësuar se dy gazetarë amerikanë kanë siguruar incizime sekrete për dosjen Epstein dhe luftën në Iran 1 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Botë Zelensky publikon video të sulmeve me dronë ukrainas në Rusi, goditen objekte të naftës dhe industrisë ushtarake 1 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Botë Zvicra voton për kufizim popullsie/ “Do të ishte një ‘Brexit 2’”, çfarë ndodh nëse miratohet propozimi për të mos kaluar 10 mln banorë? 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Botë “Paqe përmes forcës”/ Netanyahu uron Trump për ditëlindje: Do ta çojmë aleancën SHBA-Izrael në nivele më të larta 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Botë La ndeshjen e Kanadasë për të ndjekur Katy Perry-n në premierën e SHBA-së, Trudeau “kryqëzohet” nga kanadezët: Je turpi ynë 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by