Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Pas rasteve të sulmeve, QKUK krijon Shtab Emergjent për  menaxhimin e qenve endacakë
Aktualitet

Pas rasteve të sulmeve, QKUK krijon Shtab Emergjent për  menaxhimin e qenve endacakë

• 30 Prill, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka iniciuar formimin e një Shtabi Emergjent pas situatës së krijuar nga prania e qenve endacakë brenda kampusit të institucionit, si dhe pas disa rasteve të fundit të kafshimeve të raportuara.

Sipas njoftimit, ushtruesi i detyrës së Drejtorit të QKUK-së, Mentor Zejnullahu, ka ndërmarrë këtë hap me qëllim të rritjes së sigurisë për pacientët, stafin shëndetësor, vizitorët dhe qytetarët që frekuentojnë institucionin.

Shtabi Emergjent ka për detyrë të koordinojë masat urgjente për identifikimin, kontrollin, largimin dhe parandalimin e rrezikut nga qentë endacakë brenda hapësirave të QKUK-së.

Read more (Qkuk):Përurohen renovimet në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK – investim në vlerë 1.5 milion euro nga Luksemburgu – pamje

Dhjetëra qenë sulmojnë një 15-vjeçare në oborrin e QKUK-së, flasin nga Komuna e Prishtinës

Në përbërje të këtij mekanizmi janë përfaqësues të strukturave të brendshme të QKUK-së, përfshirë drejtues institucionalë, Kliniken Emergjente, Zyrën Ligjore dhe Shërbimin e Sigurimit dhe zjarrfikësve.

Po ashtu, në proces janë përfshirë edhe institucione të jashtme si Komuna e Prishtinës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Policia e Kosovës, inspektorati komunal, kompania kontraktuese për trajtimin e qenve endacakë si dhe organizata të licencuara për mbrojtjen e kafshëve.

Read more (Para):Udhëzimi i PD/ Çipa: Akti i fundit i Berishës për hipotekimin e partisë! Karaj: Saliu e cilësonte Salianjin të dënuar politik, sot po e përjashton nga gara për kryetar

QKUK ka theksuar se masat vijnë si reagim i domosdoshëm pas shqetësimeve të ngritura dhe rasteve të fundit të kafshimeve brenda hapësirave të kampusit.

Rasti i fundit ka ndodhur para dy ditësh ku një 15-vjeçare tjetër u sulmua nga një grup qensh endacakë në hyrje të Ortopedisë në QKUK. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Kompania #Komuna e prishtinës #Para #Policia #Policia e kosovës #Prishtina lokale #Qentë #Qentë endacak #Qkuk

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarrfikësit “shpëtojnë” dhëndrin pak minuta para dasmës, ishte bllokuar në ashensor bashkë me pesë shokë
  • La ndeshjen e Kanadasë për të ndjekur Katy Perry-n në premierën e SHBA-së, Trudeau “kryqëzohet” nga kanadezët: Je turpi ynë
  • Zelensky telefonatë më Trump para samitit të G7-ës: E falënderova për mbështetjen e pa ndalur, diskutuam dhe për arritjen e paqes në Ukrainë
  • UFC në Shtëpinë e Bardhë për ditëlindjen e Trump, ja si do paguhet luftëtarët që do marrin pjesë në eventin madhështor
  • Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Botë Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi 3 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Botë SHBA-ja dhe Irani arrijnë një “marrëveshje paqeje”, CNN: E konfirmon kryeministri i Pakistanit 1 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Botë Alarm në Shtëpinë e Bardhë, zyrtarët të frikësuar se dy gazetarë amerikanë kanë siguruar incizime sekrete për dosjen Epstein dhe luftën në Iran 1 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë Zvicra voton për kufizim popullsie/ “Do të ishte një ‘Brexit 2’”, çfarë ndodh nëse miratohet propozimi për të mos kaluar 10 mln banorë? 1 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Botë La ndeshjen e Kanadasë për të ndjekur Katy Perry-n në premierën e SHBA-së, Trudeau “kryqëzohet” nga kanadezët: Je turpi ynë 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Botë Zjarrfikësit “shpëtojnë” dhëndrin pak minuta para dasmës, ishte bllokuar në ashensor bashkë me pesë shokë 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Botë Bota reagon për marrëveshjen mes Iranit dhe SHBA: “Historike”, por a e sjell vërtet fundin e konfliktit? 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by