Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Udhëzimi i PD/ Çipa: Akti i fundit i Berishës për hipotekimin e partisë! Karaj: Saliu e cilësonte Salianjin të dënuar politik, sot po e përjashton nga gara për kryetar
Aktualitet

Udhëzimi i PD/ Çipa: Akti i fundit i Berishës për hipotekimin e partisë! Karaj: Saliu e cilësonte Salianjin të dënuar politik, sot po e përjashton nga gara për kryetar

• 30 Prill, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ditën e sotme, 24 orë para skadimit të afatit për paraqitjen e kandidaturave, PD publikoi një udhëzim, i cili përmbante kriteret të cilat duhet të përmbushnin kandidatët, që të mund të ishin pjesë e garës së 23 majit për kreun e kësaj force politike. Përmes këtij udhëzimi të paraqitur sot, ish-deputeti Ervin Salianji u la jashtë garës, pasi në udhëzim theksohej se personat e dënuar me vendim të formës së prerë nuk mund të kandidojnë për kryetar të PD-së.

Në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, ish-kandidati për kryetar të PD-së, Ibsen Elezi, është shprehur se nuk ishte në dijeni nëse Statuti i PD-së parashikonte mos-futjen në kandidim të personave të dënuar, pasi sipas tij, kjo forcë politike e ka mbajtur të fshehur Statutin. Por ai shtoi gjithashtu, se bazuar edhe në ligjin e dekriminalizimit, logjikisht një person i dënuar nuk mund të kandidojë për kryetar të një force politike.

“Nuk ka nen përjashtimi nga anëtarësia. Është një që thotë ‘ti vetëpërjashtohesh kur në një fushatë elektorale del edhe bën fushatë për kundërshtarin politik’. Edhe quhesh i vetëlarguar. Dhe e kanë quajtur gjithmonë vetëpërjashtim, që të mos ekzistojë koncepti i përjashtimit të dikujt nga partia. Në momentin që ti je i dënuar, nuk futesh për kandidim. Tani që ta gjejmë këtë nen në Statutin e PD-së, nuk e di, sepse këta e mbanin të fshehur disa kohë Stautin”, tha mes të tjerash Ibsen Elezi.

Read more (Para):Kompanitë e monitorimit të transportit detar publikojnë bilancin: Vetëm gjashtë anije kaluan Hormuzin 24 orët e fundit

Nga ana tjetër, për avokatin Leonard Karaj, udhëzimi i PD-së për të lënë jashtë gare personat e dënuar (në rastin konkret Ervin Salianjin), ishte i padrejtë. Kjo pasi sipas tij, në Statutin e PD-së nuk thuhet se personat e dënuar s’mund të marrin pjesë në garë.

Ai rikujtoi gjithashtu deklaratat e kryedemokratit Sali Berisha që e quante Salianjin një të dënuar politik, ç’ka sipas tij, rrëzon pretendimet se ish-deputeti nuk duhet të futet në garë, për shkak se ka qenë i dënuar.

Read more (PD):Propozim i PD-së, rrëzohet heqja e akcizës së gazit natyror! Qeveria: Në fund të vitit do sjellim ligj të ri

“Ky ligj, pra ligji për dekriminalizimin, është detyrues për postet publike, të cilat janë këshilltarë bashkiakë, ministër, etj. Por kjo nuk është detyruese për partitë politike. Sepse partitë politike janë OJF. Ato vetërregullohen në bazë të Statutit. Sigurisht Statuti duhet të jetë në frymën e Kushtetutës, por nuk thuhet në Statutin e PD-së që të dënuarit s’mund të marrin pjesë në garë. Nëse Salianji që është i dënuar me vendim të formës së prerë, t’i kthehemi historisë politike afatshkurtër, kur Berisha thoshte se ‘Salianji është i dënuar politik’”, tha mes të tjerash Karaj.

Për avokatin Altin Kaziaj, diskutimi nëse një i dënuar duhet të garojë për kryetar partie ose jo, është kryesisht çështe morali. Kaziaj tha se nuk është e logjikshme që një forcë politike të mund të lejojë përfaqësuesin e vet të garojë për pozicione në nivele të larta brenda partisë, në momentin që ai rezulton i dënuar.

Read more (ervin salianji):Ylli Pata: Ambicja e Salianjit, a mund të bëhet një Magyar?

“Kjo gjë është edhe çështje morali. Ti moralisht nuk duhet ta lësh një përfaqësuesin tënd që aderon, ose kërkon të zgjidhet në nivele të larta të partisë, që të ketë figurën e tij… Rregullat zakonore kur nuk përbën një ndalesë ligjore, përdoren në çdo rast”, tha avokati Altin Kaziaj.

Por deklarata e Kaziajt mori përgjigjen e avokatit Karaj, i cili tha se Salianji ishte anëtar i Kryesisë së PD-së edhe pasi kishte kryer dënimin me një vit burg.

Read more (repolitix):Spahiu: Kush ja kthen shëndetin dhe jetën Ilir Metës, nëse merr pafajësi pas 3 vjetësh paraburgim?

“Salianji u dënua, doli nga burgu dhe kur doli nga burgu ishte anëtar i Kryesisë së PD-së. Ose ishte i paligjshëm edhe asokohe, ose është i paligjshëm tani”, tha mes të tjerash Karaj.

“Grafia muajin e parë nuk e ka nxjerrë shtatzënë, tani ka dalë”, tha Elezi.

Read more (sali berisha):Eduard Zaloshnja: As i shkojnë, as e shikojnë, as e votojnë…

Ndërsa për analistin Aleksandër Çipa, me veprimet e fundit që Sali Berisha po bën, me qëllim përjashtimin nga gara për kreun e PD-së të Ervin Salianjit dhe figurave të tjera, po tregon sipas tij, se ka si qëllim hipotekimin e Partisë Demokratike.

“Rasti i Berishës dhe situata aktuale e determinimit të partitokracisë në Shqipëri, ne na privon nga një analizë dialektike. Ky është kapitulli shtesë politik, që Berisha bën në jetën politike të vetën. Është një kapitull shtesë që ne në gjuhën pragmatiste apo makiaveliste kemi thënë se ‘po e hipotekon partinë’ dhe mbyllet. Ky është akti përfundimtar që po e hipotekon. Nëse nuk e ka për familjen, e ka për enturazhin e vet. Unë nuk shikoj një konkurrencë të principit, të modernizimit, të rritjes së kapaciteteve, nuk ekzistojnë”, tha mes të tjerash Çipa.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #ervin salianji #Para #PD #repolitix #sali berisha #zgjedhjet ne pd

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Më pak foshnje në Fier, përgjysmohen lindjet në 5 vite! Drejtori i Maternitetit: Shkak emigracioni dhe lëvizjet demografike (VIDEO)
  • “Kryeministri e ka trajtuar vendin si plaçkë”/ Këlliçi: Alabar paralajmëroi dështimin për Portin e Durrësit, SPAK të marrë Ramën të pandehur
  • Braktisi Partinë Socialiste për të dalë në krah të “Flamingove”/ “Neomalsorja” sërish në protestë
  • Lumi i protestuesve rikthehet para Kryeministrisë. Mbyllet protesta e 63 antiqeveritare/ Qytetarët largohen me thirrjet: Rama jepe dorëheqjen!
  • La PS-në për të dalë në krah të “Flamingove”/ “Neomalsorja” sërish në protestë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Denoncimi i Klevis Balliut: Skemë vjedhje te Ushtria e firmosur nga Balluku. Ja si Ron Yeffet, miku i Ramës dhe KAYO zhvatin miliona euro tendera (VIDEO) 23 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha: Do bëjmë gjithçka që Olsi Rama të hetohet nga drejtësia amerikane, nuk e votojmë ligjin e lojërave të fatit 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, minatori 40-vjeçar mbetet i bllokuar, ende nuk dihet fati i tij 13 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Duam dorëheqjen e Ramës dhe që kryeministri të ketë vetëm dy mandate gjatë jetës politike”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba e sorra kundër korrupsionit 12 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik 10 lexime · 3 orë më parë
  6. 06
    Politikë Qytetari nga Diaspora ngre tonet: Dikur Spiropali i thurte elozhe dhe e krahasonte me Skënderbeun, por Rama është Hamza Kastrioti 9 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Poshtë qeveria”/ Lumi i protestuesve vijon marshimin drejt Kryeministrisë me pankarta dhe flamuj kombëtarë. Rrugët jehojnë nga thirrjet për ndryshim 8 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by