
Policia në Pejë ka bërë të ditur se gjatë muajit prill janë shqiptuar 310 tiketa ndaj ngasësve të motoçikletave për kundërvajtje.
Policia njofton se tiketat janë shqiptuar për drejtim të motoçikletës pa patent-shofer, drejtim i motoçikletës pa regjistrim dhe drejtim i motoçikletës pa helmetë.
Në njoftim tutje thuhet se ky plan operativ zbatohet me qëllim të parandalimit të aksidenteve gjegjësisht rregullim të komunikacionit.
Read more (Policia):Sulm me thikë në Londër, plagosen dy persona, autori kishte në shënjestër hebrenjtë që jetonin në zonë
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë do të vazhdojë me aktivitetet në teren, me qëllim të parandalimit të aksidenteve, derisa Policia do të ketë zero tolerancë ndaj të gjithë kundërvajtësve në komunikacion. /Telegrafi/





