Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Pse Gjermania e dëshiron një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së?
Aktualitet

Pse Gjermania e dëshiron një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së?

• 30 Prill, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Delegacioni i Gjermanisë po kalon me vështirësi përmes trafikut të dendur të New Yorkut: veturat i bien borive, dëgjohen sirena dhe kalimtarët ankohen.

Në fund, ministri i Jashtëm gjerman arrin në Kombet e Bashkuara vetëm pak minuta para takimit të planifikuar.

Johann Wadephul ndodhet në zemër të një institucioni 80-vjeçar, në organin e tij më të fuqishëm – Këshillin e Sigurimit.

Fjala e tij treminutëshe i kushtohet sigurisë detare, pasojave të dëmshme të luftës në Iran dhe veçanërisht mbylljes së Ngushticës së Hormuzit. Pas fjalimit, Wadephul ulet në tavolinën e famshme në formë patkoi të Këshillit të Sigurimit. Megjithatë, pak më vonë i kërkohet të zhvendoset në rreshtat e pasmë, pasi Gjermania nuk është anëtare e Këshillit të Sigurimit — të paktën jo ende.

Read more (Kombet e bashkuara):Gaza ka nevojë për më shumë se 70 miliardë dollarë në dekadën e ardhshme për rimëkëmbje

Pse është sërish Wadephul në New York?

Misioni i ministrit të Jashtëm gjerman është që ta rikthejë vendin e tij në atë tryezë për një mandat dyvjeçar, 2027 dhe 2028. Kjo nuk do të ishte hera e parë: Gjermania (dhe ish-Gjermania Perëndimore) ka qenë anëtare jo e përhershme e Këshillit gjashtë herë. Ish-Gjermania Lindore një herë.

Anëtare të përhershme janë SHBA-ja, Kina, Rusia, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Ato kanë të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit.

Në një intervistë ekskluzive për DW, Wadephul shprehu optimizëm të kujdesshëm për shanset e Gjermanisë se “do të thosha se shanset janë të mira, por kjo është një garë dhe një demokraci”, thotë ai.

“Mund të fitojmë. Mund të humbasim. Të dyja janë të mundshme. Kemi argumente të mira. Jemi aktivë në botë. Jemi të përfshirë në sistemin e OKB-së”, shtoi ministri.

Read more (Johann wadephul):Eksperti gjerman i sigurisë emërohet ambasador në Ukrainë

Si fitohen vendet jo të përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së?

Nga dhjetë vendet jo të përhershme në Këshillin e Sigurimit, pesë caktohen përmes zgjedhjeve që mbahen në qershor. Nëse Gjermania synon një prej tyre, ajo duhet të sigurojë shumicën prej dy të tretash të 193 shteteve anëtare në një votim të fshehtë.

Fushata nuk është kurrë e thjeshtë — ka shumë faktorë të ndryshueshëm, aleanca dhe kërkesa që duhen balancuar. Këtë herë situata është edhe më e ndërlikuar, pasi Gjermania e ka shpallur kandidaturën relativisht vonë. Një grup shtetesh të Evropës Perëndimore dhe vende të tjera tashmë janë pajtuar më herët për Austrinë dhe Portugalinë, ndaj mbështetja për Gjermaninë duhet të vijë nga rajone të tjera.

Wadephul duket se po mbështet shpresat e tij te grupi afrikan, blloku më i madh në OKB me 54 vota. Gjatë një vizite 29-orëshe në New York janë planifikuar takime të shumta dypalëshe, ndërsa një takim i veçantë do të zhvillohet me përfaqësuesit e Bashkimit Afrikan.

Read more (iran):Pakistani ka hapur korridore tokësore për në Iran mes bllokimit në Ngushticën e Hormuzit

Ai thekson rolin e Gjermanisë si një nga donatorët më të mëdhenj në botë, por nënvizon se mesazhi nuk është vetëm financiar “Slogani është, do të thosha — zgjidhni një vend që ka përvojë dhe interes për të kuptuar vendet e tjera dhe kontinentet e tjera”, shpjegon ai për DW.

Një tjetër faktor që mund të ndihmojë është mbështetja e Gjermanisë për kërkesën e Bashkimit Afrikan për dy vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit, si pjesë e një reforme më të gjerë të OKB-së.

A janë ende të rëndësishme Kombet e Bashkuara?

Shtrohet gjithashtu pyetja nëse gjithë ky angazhim ia vlen në një kohë kur duket se dominon “ligji i më të fortit”.

Read more (Gjermania):Rritja e çmimeve po i detyron shumë njerëz në Gjermani të ulin shpenzimet

“Sigurisht që jemi nën presion”, pranon Wadephul. “Sistemi i OKB-së është nën presion, por diplomacia mbetet shumë e rëndësishme për të parandaluar që ligji i xhunglës të fitojë”, pohoi ai.

Pavarësisht luftërave — nga Ukraina, në Sudan, e deri në Lindjen e Mesme — shumë në OKB shpresojnë se rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla do të rimëkëmbet.

Gjermania, në dukje, po përpiqet në heshtje të jetë një nga mbështetëset e këtij rikthimi të mundshëm — dhe idealisht, me një vend në Këshillin e Sigurimit. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #diplomacia #Franca #Gjermania #iran #Johann wadephul #Kina #Kombet e bashkuara #Ks i okb #Okb

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Video/ E çuditshme, por e vërtetë! E moshuara 92-vjeçare arratiset nga azili duke kapërcyer derën dy metra të lartë
  • Katari mbështet përpjekjet e Pakistanit për ndërmjetësimin e bisedimeve SHBA-Iran: Shpresë për nënshkrimin e paktit
  • Irani fsheh uraniumin, CNN: Tunele të shembura dhe mina rreth rezervave bërthamore
  • Analiza e Axios: Marrëveshja e mundshme SHBA-Iran, Netanyahu bëhet me ‘dhimbje koke’
  • “Ne e fituam luftën në Iran”, Trump provokon aleatët europianë: Nuk kishim nevojë për mbështetjen e tyre
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Botë Tensionet në Lindjen e Mesme, Reuters: Irani pranon të mos prodhojë ose blejë armë bërthamore sipas draft-marrëveshjes 1 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by