Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. A mund të jetë përgjumja shenjë e problemeve me veshkat?
Aktualitet

A mund të jetë përgjumja shenjë e problemeve me veshkat?

• 1 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Lodhja e vazhdueshme, sidomos kur shoqërohet me ënjtje, ndryshime në urinim ose tension të lartë, mund të jetë sinjal për kontroll mjekësor

Ndonjëherë lodhja dhe nevoja për gjumë duken të parrezikshme. Shpesh ua atribuojmë stresit, gjumit jo të mirë ose lodhjes së përditshme. Megjithatë, kur përgjumja zgjat, shtohet ose shfaqet bashkë me simptoma të tjera, ajo mund të jetë shenjë se diçka në organizëm nuk është në ekuilibër.

Një nga shkaqet e mundshme janë edhe problemet me veshkat, të cilat shpesh zhvillohen në heshtje dhe pa shenja të qarta në fazat e para.

Pse sëmundja e veshkave shkakton lodhje dhe përgjumje

Sëmundja kronike e veshkave është një nga gjendjet në të cilat lodhja është ndër simptomat më të shpeshta. Hulumtimet tregojnë se madje 70 deri në 97 për qind e të prekurve raportojnë lodhje të theksuar, e cila ndikon në jetën e përditshme.

Read more (Para):Trump heq tarifat për uiskin pas vizitës së Mbretit Charles

Arsyeja për këtë është e ndërlikuar dhe përfshin disa faktorë:

– grumbullimi i toksinave në gjak: kur veshkat nuk filtrojnë siç duhet, substancat e dëmshme mbeten në organizëm dhe shkaktojnë ndjenjë rraskapitjeje
– anemia: veshkat e dëmtuara prodhojnë më pak hormon që nxit krijimin e rruazave të kuqe të gjakut, gjë që çon në mungesë oksigjeni në inde
– çrregullimi i elektroliteve: çekuilibri i mineraleve mund të shkaktojë dobësi dhe plogështi
– cilësia e dobët e gjumit: zgjimet e shpeshta, këmbët e parehatshme dhe kruarja e përkeqësojnë edhe më shumë lodhjen

Ekspertët theksojnë se kjo lodhje nuk është “e zakonshme”, por përshkruhet si rraskapitje e thellë dhe e vazhdueshme, e cila nuk kalon as pas pushimit, transmeton Telegrafi.

Kur përgjumja bëhet shenjë për kontroll

Përgjumja në vetvete nuk është tregues i mjaftueshëm i sëmundjes së veshkave, por në kombinim me simptoma të tjera mund të jetë sinjal i rëndësishëm.

Read more (Simptomat):ElitaPlus prezanton pakot e analizave me zbritje deri në -33% – kontroll i plotë shëndetësor në një vend

Duhet të kemi kujdes nëse shfaqen edhe:

– ënjtje në këmbë, fytyrë ose rreth syve
– ndryshime në urinim, si shpeshtësi, shkumë ose gjak në urinë
– tension i lartë i gjakut
– dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës
– humbje oreksi dhe të përziera

Është interesante se te disa pacientë simptomat nuk shfaqen fare në fazat e hershme të sëmundjes, prandaj ajo shpesh zbulohet vonë.

Hulumtimet paralajmërojnë: lodhja është një nga shenjat e para

Punimet shkencore konfirmojnë se lodhja është një nga simptomat më të shpeshta dhe më të rënda të sëmundjes kronike të veshkave, e pranishme te shumica e pacientëve dhe me ndikim të madh në cilësinë e jetës.

Read more (Telegrafi):Gol dhe asistim, Kristjan Asllani vendimtar për Besiktasin

Në disa studime, madje 70 për qind e pacientëve që nuk janë në dializë dhe pothuajse gjysma e pacientëve të transplantuar vazhdojnë të ndiejnë lodhje të theksuar.

Kjo do të thotë se ndjenja e rraskapitjes së vazhdueshme nuk duhet marrë lehtë, sidomos nëse zgjat për një kohë të gjatë.

Si të reagoni me kohë

Nëse vëreni se jeni vazhdimisht të lodhur ose të përgjumur pa ndonjë arsye të qartë, është e rëndësishme të mos i injoroni simptomat. Hapi i parë janë analizat e thjeshta:

– pasqyra e gjakut
– kreatinina dhe urea
– analiza e urinës

Read more (Interesante):Dikush shpenzoi 50,500 dollarë për një Lamborghini që ishte tashmë nën ujë

Diagnostikimi i hershëm mund ta parandalojë përparimin e sëmundjes dhe komplikimet serioze.

Pse rraskapitja nuk duhet injoruar

Lodhja që nuk kalon nuk është diagnozë, por është sinjal që nuk duhet neglizhuar. Në një kohë kur shumë sëmundje fillojnë në heshtje, pikërisht simptoma të tilla “të padukshme” mund të jenë gjurma e parë se diçka nuk është në rregull.

Prandaj është e rëndësishme të mos prisni që shqetësimet të përkeqësohen. Ndonjëherë mjaftojnë disa analiza bazë për të marrë një përgjigje të qartë dhe, më e rëndësishmja, qetësi. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Analiza #Interesante #Para #Pasqyra #Përgjumja #Sëmundjet e veshkave #Simptomat #Veshkat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Shqipëria e re është ajo ku ligji është i njëjtë për të gjithë”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Do ta ndërtojnë ata që iu rreh zemra pë vendin. Shteti duhet t’ju shërbejë qytetarëve
  • “Në shtator Parlamenti do të jetë i popullit”/ Aktivisti Edison Lika: Deputetët as mos të nisen për të shkuar atje
  • “Shqipërisë nuk i duhet qeveria e krimit”/ Bashkëshortja e poetit Havzi Nela emocionon me fjalimin: Ju po protestoni për vendin për të cilin ai dha jetën. Rama është kryeministër sepse nuk u dënuan krimet e komunizmit
  • Ju erdhi fundi”!/ Qytetarët në marshim, mbushin bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës
  • Ishte duke ecur, 28-vjeçari qëllohet me armë zjarri në Laç! Shpëton mrekullisht (EMRI)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës 38 lexime · 12 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës. Kryen operacione financiare që askush s’i bën dot… 15 lexime · 14 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike 13 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot… 13 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Në protestë deri në fund”/ Revolta e qytetarit: 13 vitet e fundit morëm dishezën me 200 km/orë. Mbyllëm aktivitetin, qeveri e korruptuar 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Vrasja në Korçë/ Dedikimi drithërues i nënës së 20-vjeçarit: Do të mbetesh përjetësisht fryma, dashuria ime më e madhe 10 lexime · 12 orë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha: 4 televizionet kombëtare nuk më pasqyrojnë! Rama mori hapësirë 15 orë, opozita vetëm 4! 9 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by