Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Berisha e la jashtë garës, Salianji për Report Tv: U legenos për një karrige! Jo betejë ligjore, do ankohem te ndërkombëtarët e PPE
Aktualitet

Berisha e la jashtë garës, Salianji për Report Tv: U legenos për një karrige! Jo betejë ligjore, do ankohem te ndërkombëtarët e PPE

• 1 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

“Shqiptarët do thonin u legenos, për një funksion, një kolltug, karrige, u legenos në kuptimin e mirëfilltë të fjalës”.Ky është komenti i Ervin Salianjit, pasi u la jashtë garës së 23 majit për kreun e PD-së.

Për të, refuzimi i kandidimit, ka vetëm një arsye frika e Sali Berishës nga ndëshkimi i demokratëve.

“Berisha nuk e ka mbështetjen e demokratëve. Është një frikacak që i shmanget përballjes me demokratët dhe uzurpon PD. Nëse do kishte mbështetje, Berisha do hynte në garë dhe do të mundte me garë.

Read more (ervin salianji):Mungesa e garës në selinë blu, Rexhaj për Report TV: PD-së i ka ngelur ora në vitet 90′, duhet një katarsis! Maliqi: Nuk vazhdojmë dot me të njëjtat figura

Me vendim të Kryesisë së PD, dënimi im është quajtur dënim politik. Vetë Berisha ka thënë që jam martir i gjallë i demokracisë dhe i fjalës së lirë. Berisha për shkak të asaj që quhet regjim, ka problematika shumë më të mëdha me drejtësinë se sa unë. Nuk ndalohesh në parti për shkak të ligjit të dekriminalizimit”, shprehet Salianji në intervistë për Report Tv.

Salianji nuk do ta dërgojë partinë në një betejë të rradhës në gjykatë. Për procesin farsë të zgjedhjeve për kryetar thotë se do njoftojë ambasadat dhe familjen e partive të djathta europiane.

Read more (PD):Vilant Xhori: Të mjerët përballë Meremes, një zgjedhje pa zgjidhje

“Kam komunikuar dhe do të komunikoj gjatë javës me të gjithë faktorin ndërkombëtar për këtë palaçollëk që po bëhet në PD. Do të njoftoj PPE për shkak se PD është pjesë e PPE dhe e kam shmangur pjesën e dërgimit në gjykatë pasi gjykatat kontrollohen nga regjimi Rama-Berisha. Do jepnin vendim në favor të regjimit, por edhe nuk dua ta çoj PD në këtë përplasje. Duhej të zgjidhej me votë çdo konflikt. Vota dhe mbështetja është ajo që e ndan një politikan nga një palaço”, thekson ai.

Pavarësisht vetë-përjashtimit, Salianji thotë se do të vijojë të jetë deri në PD-derisa “të çmontoj Berishën si një segment të regjimit të Ramës dhe bashkë me Berishën edhe Edi Ramën.”

Read more (Demokratët):Kush janë Muxhahedinët që sot strehohen në Manzë? Ish-oficeri i CIA-s: U krijuan në vitet ’60, nisën sulmet terroriste në Iran, më vonë u bënë aleatë me SHBA

Vijimi i drejtimit të PD nga Berisha për Ervin Salianjin është një shpërblim edhe për qeverinë e Ramës.

“Ku ka shërbim më të madh për Edi Ramën se sa të ketë njerëz që i ka shqepur në zgjedhje që nga viti 2013 kur ka qenë në pushtet. Unë e kam mundur Ramën, si i shërbej Ramës? Duke bërë burg, duke fituar në Kavajë, Korçë, duke kërkuar të pëmrirësohet PD“, vijon Salianji.

Read more (zgjedhje):KQZ vërejtje për financimin e partive: Të ndalohet dhënia e përfitimeve! Shqetësime për auditimin formal dhe rishikim të sanksioneve për qytetarët

Ish deputeti ka nisur prej muajsh tashmë një lëvizje kundër Sali Berishës dhe lidershipit demokrat duke i akuzuar se ata nuk mund ta bëjnë opozitën fituese duke shuar shpresat për ndryshim qeverisës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 18:25

E përjashtoi nga gara, Salianji për Report Tv: Berisha frikacak, zgjedhjet farsë për të uzurpuar funksionin e kryetarit të PD

Vendimi i Partisë Demokratike për ta përjashtuar nga gara për kryetar, për Ervin Salianjin ekspozoi para shqiptarëve faktin se nuk ka garë. Në një intervistë për Report Tv, Ervin Salianji thotë se Sali Berisha është një frikacak që po i shmanget përballjes dhe se po organizon një farsë për të uzurpuar funksionin e kryetarit të PD në shkelje të statutit.

Read more (Vendimi):Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

“Më vjen mirë që kam ekspozuar para shqiptarëve atë që të gjithë e dinin, por mbuloj me narrativë të gënjeshtërt, që në PD ka demokraci dhe ka garë. Pra nuk ka garë, e vërteta e bërë publike është se Berisha po organizon një farsë për të uzurpuar funksionin e kryetarit të PD në shkelje të statutit. Ligjit dhe kushtetutës. Nga shtatori, Berisha ligjërisht nuk është kryetar i PD dhe s’ka të drejtë të rikandidojë. Jemi në kushtet e uzurpimit të funksionit. Jemi në një regjim Rama-Berisha. Rama ka probleme me zgjedhjet e përgjithshme. Berisha i ka fshirë fare zgjedhjet dhe demokracinë e brendshme. Rama përfiton pushtet politik, Berisha pushtetin opozitar dhe benefite të tjera.

Berisha nuk e ka mbështetje tek demokratët. Është frikacak që i shmanget përballjes me demokratët dhe uzurpon PD. Nëse do kishte mbështetje, Berisha do hynte në garë dhe do të mundte me garë”, thotë Salianji.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Demokratët #ervin salianji #Para #PD #sali berisha #shqiptaret #Vendimi #zgjedhje #zgjedhjet ne pd

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEOLAJM/ Protestuesit leksion qytetarie! Ndalet “lumi” i qytetarëve, lejohet të kalojë ambulanca
  • “Rama ik!”/ 20 ditë revolucion! “Ndizen” rrugët nga blicet e protestuesve, qytetarët i përshëndesin nga ballkonet
  • PAMJE ME DRON – “Atdheu nuk është në shitje”/ Det protestuesish marshojnë rrugëve të Tiranës, ushton thirrja: Rama jepe dorëheqjen!
  • 2 ditë para protestës së paralajmëruar, hiqet porta metalike dhe gardhi me tela që ishte vendosur në plazhin e Kakomesë
  • LIVE/ “Rama jepe dorëheqjen! Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 20-të para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Nesër më shumë me diasporën!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 18 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave, plot sheshi para Kryeministrisë 14 lexime · 5 orë më parë
  3. 03
    Politikë VIDEO – Disa qytetarë duke pirë kafe në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne! 12 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Sociale Organizatori i protestës Arben Kola si Berisha, kundër amnistisë! Çon protestën te Kuvendi, incident me deputetin Ardit Bido! Përplasje para selisë së PD dhe mblidhen te Kryeministria 10 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Ha e pi me paratë tuaja”/ Zagani publikoi video të Ramës nga Zvicra, reagon Kryeministri: Isha i ftuar, kurrë s’kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by