Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. KQZ vërejtje për financimin e partive: Të ndalohet dhënia e përfitimeve! Shqetësime për auditimin formal dhe rishikim të sanksioneve për qytetarët
Aktualitet

KQZ vërejtje për financimin e partive: Të ndalohet dhënia e përfitimeve! Shqetësime për auditimin formal dhe rishikim të sanksioneve për qytetarët

• 1 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Propozimi i dakordësuar mes partive politike për ligjin për financimin e partive thotë se:

“Ndalohet premtimi i privilegjeve apo përfitimeve personale që rrjedhin nga burime shtetërore ose publike në kundërshtim me ligjin për dhuruesit të ndonjë partie politike.”

Por sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, formulimi është i paqartë dhe duhet riparë.

Read more (zgjedhje):Alban Daci: Diaspora shqiptare, e drejta e votës dhe domosdoshmëria e reformës zgjedhore në një perspektivë kushtetuese dhe europiane

“Vlerësojmë se ky parashikim është shumë i gjerë dhe teorik. Ndalimi i premtimit apo i përfitimeve është nocion abstrakt, jo konkret dhe i pamatshëm. Duhet të ndalohet dhënia e privilegjeve/përfitimeve dhe jo premtimi për to. Vlerësojmë se kjo dispozitë duhet rishikuar”, thotë KQZ.

Në aspektin e financimeve, institucioni kërkon rregulla më të forta për të shmangur anashkalimin e kufijve përmes formave indirekte. Sipas KQZ-së, kontributet në natyrë si shërbime apo materiale duhet të përfshihen qartë në kufijtë financiarë, për të mos lejuar financime të fshehura.

Në draft sanksionohet se edhe qytetarët e thjeshtë mund të gjobiten nëse donacionet për partinë e tyre nuk bëhen sipas ligjit, ndërsa KQZ kërkon rishikim të disa sanksioneve, duke argumentuar se përgjegjësia për shkeljet duhet të bjerë kryesisht mbi partitë politike dhe jo mbi individët dhurues.

Read more (Kqz):Partitë opozitare: Pati dakordim që 7 qershori të jetë data për mbajtjen e zgjedhjeve

KQZ ngre shqetësimin se projektligji parashikon auditime edhe për parti që nuk dorëzojnë raporte financiare, çka konsiderohet pa kuptim praktik.

Institucioni propozon që auditimi të bëhet vetëm për partitë që raportojnë, ndërsa për të tjerat të ketë masa konkrete si përjashtimi nga zgjedhjet.

Read more (Partitë politike):Haxhiu: Me 10 anëtarë në KQZ nuk rrezikohet as certifikimi i partive, as certifikimi i rezultatit zgjedhor

Projektligji parashikon që shteti të mbështesë partitë politike me seli dhe zyra. Sipas KQZ-së, duhet përcaktuar qartë se kjo e drejtë u takon vetëm partive parlamentare ose atyre që kanë një mbështetje minimale në zgjedhje e cila shkon në 1%, ndërsa partitë që e humbasin këtë status duhet të dorëzojnë ambientet publike.

Njëkohësisht, Komisioni propozon që mbështetja të bëhet përmes një modeli të unifikuar kryesisht kompensim financiar për qiratë në vend të praktikës aktuale të kërkimit të godinave publike, e cila konsiderohet joefikase dhe burokratike.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #financimi i partive #Kqz #Partitë politike #Praktik #projektligji #zgjedhje #Zgjedhjet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide
  • Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 6 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin