Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Përkundër milionave të babait, djali i Tom Hanks jeton në një kamp-shtëpizë: Kam gjithçka që më nevojitet
Aktualitet

Përkundër milionave të babait, djali i Tom Hanks jeton në një kamp-shtëpizë: Kam gjithçka që më nevojitet

• 1 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Chet Hanks, 35-vjeçari, djali i aktorit të famshëm Tom Hanks dhe Rita Wilson, ka zbuluar se po jeton një mënyrë mjaft jo të zakonshme. Aktori i serialit “Running Point”, i cili së fundmi është rikthyer në Netflix, ishte i ftuar në emisionin e Jimmy Fallon dhe tregoi se jeton në një kamp-shtëpizë në Nashville, ku njëkohësisht po ndërton edhe karrierën e tij muzikore.

Hanks, i cili me bendin Something Out Westi është përkushtuar muzikës country, konfirmoi se është zhvendosur në një park me kamp-shtëpizën e tij, pikërisht për shkak të karrierës. Ai shpjegoi pse zgjodhi këtë zgjidhje, në vend që të blinte një apartament.

“Nuk doja të blija apartament, sepse sapo kisha rregulluar një në Los Angeles. Nuk më bëhej ta kaloja gjithë atë proces nga e para dhe ta mobiloj sërish. Qëndroja në banesa me qira dhe hotele, por me kalimin e kohës u lodha, sepse më pëlqen të kem hapësirën time”, tha ai.

Read more (Netflix):“Apex” bëhet hit global në Netflix me miliona shikime në pak ditë

Foto: Getty Images

Ai zbuloi se ideja për një jetë më minimaliste i lindi pas një udhëtimi të fundit në Carmel-by-the-Sea në Kaliforni.

“Qëndrova në një Airstream dhe më pëlqeu shumë. Mendova: ‘O njeri, dua një të tillë’. Dhe kështu e mora”, tregoi Hanks.

Ai shtoi se shtëpia e tij “mbi rrota” ka gjithçka që i duhet: “Kam kuzhinën time dhe kabinën e dushit, që është shumë e rëndësishme te prikolicat, sepse nganjëherë tualeti dhe dushi janë në të njëjtën hapësirë. Kjo quhet ‘banjë e lagësht’”.

Read more (Los angeles):Presidenti i FIFA-s e rikonfirmon: Irani merr pjesë në Kupën e Botës 2026

Hanks foli edhe për përditshmërinë e tij në park, duke theksuar se ndryshe nga ç’mund ta imagjinojnë njerëzit, aty jetojnë kryesisht pensionistë.

– YouTube youtu.be

“Besoj se jam personi më i ri aty, dhe këtë me 30 ose 40 vjet diferencë. Nuk është siç e mendojnë njerëzit. Shumë mendojnë se jeta në prikolicë është e dyshimtë ose e pasigurt, por në fakt aty jetojnë kryesisht të moshuar. Njerëz të mrekullueshëm”, u shpreh ai.

Read more (Para):Incident në aeroport, zhduket përkohësisht çmimi 'Oscar' i regjisorit Pavel Talankin

Jimmy Fallon e pyeti nëse i shfrytëzon edhe “komfortet” e parkut, si takimet e përbashkëta rreth zjarrit.

“Kam jashtë një vend për zjarr kampi, një vatër, dhe e kam përdorur. Por shumicën e kohës bëj atë që do të bëja edhe në shtëpi: rri brenda, shtrihem në shtrat dhe shikoj Netflix e gjëra të tilla”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Banesa #Chet hanks #Foto #Jimmy fallon #Los angeles #Netflix #Para #Rita wilson #Tom hanks

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Tubimi mbarëkombëtar! Mijëra qytetarë prej 21 ditësh në protestë kundër Ramës, sot Diaspora në Tiranë
  • VIDEOLAJM/ Protestuesit leksion qytetarie! Ndalet “lumi” i qytetarëve, lejohet të kalojë ambulanca
  • “Rama ik!”/ 20 ditë revolucion! “Ndizen” rrugët nga blicet e protestuesve, qytetarët i përshëndesin nga ballkonet
  • PAMJE ME DRON – “Atdheu nuk është në shitje”/ Det protestuesish marshojnë rrugëve të Tiranës, ushton thirrja: Rama jepe dorëheqjen!
  • 2 ditë para protestës së paralajmëruar, hiqet porta metalike dhe gardhi me tela që ishte vendosur në plazhin e Kakomesë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 18 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave, plot sheshi para Kryeministrisë 14 lexime · 12 orë më parë
  3. 03
    Sociale Organizatori i protestës Arben Kola si Berisha, kundër amnistisë! Çon protestën te Kuvendi, incident me deputetin Ardit Bido! Përplasje para selisë së PD dhe mblidhen te Kryeministria 13 lexime · 16 orë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO – Disa qytetarë duke pirë kafe në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne! 12 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE/ “Rama jepe dorëheqjen! Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 20-të para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Nesër më shumë me diasporën! 8 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Sociale Protestat për ‘Zvërnecin’, nismëtarja Kokaj: S’jemi në shesh për krijimin e partive politike apo poste në shtet! Një grup i madh shqiptarësh nga Anglia do na bashkohen brenda javës! 7 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by