Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Pse Shqipëria nuk proteston më 1 Maj? Ekspertja për Report TV: Trashëgimi nga komunizmi! Sindikatat pa ndikim real, fuqia të jetë tek punëtori
Aktualitet

Pse Shqipëria nuk proteston më 1 Maj? Ekspertja për Report TV: Trashëgimi nga komunizmi! Sindikatat pa ndikim real, fuqia të jetë tek punëtori

• 1 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mungesë sigurie në vendin e punës, sindikata që ekzistojnë vetëm në letër dhe institucione që nuk kanë kapacitet të kontrollojnë bizneset. Këto ishin disa nga shqetësimet kryesore që ngriti Gertjana Hasalla nga Qendra për të Drejtat në Punë, ndërsa 1 Maji në Shqipëri vazhdon të trajtohet më shumë si ditë feste sesa si ditë proteste për të drejtat e punëtorëve.

Sipas kjo nuk është rastësi, por një trashëgimi e drejtpërdrejtë nga e kaluara komuniste.

“Kjo traditë ka mbetur nga regjimi i shkuar, ku festoheshin përpjekjet e punëtorëve gjatë gjithë vitit. Ishte propagandë dhe ka mbetur ndër vite. Të rinjtë nuk e shohin shumë”, u shpreh ajo në emisionin “Sot Live” në Report TV.

Read more (Bizneset):Anulohet protesta e bizneseve të vogla për 1 Maj, ja arsyeja

Sipas Hasallës, edhe mënyra si kanë funksionuar deri më sot sindikatat lidhet pikërisht me këtë trashëgimi, e cila është e gabuar sepse mbështetet tek privilegjet për një grusht njerëzish dhe jo tek punëtorët.

“Më parë, në kohën e komunizmit ekzistonin Bashkimet Profesionale dhe nga ato u krijuan dy konfederatat e mëdha që kanë të njëjtën frymë dhe më shumë kujdesen për interesat e tyre dhe jo të punëtorëve. Shtëpitë e pushimit të punëtorëve iu dhanë këtyre konfederatave… nuk ishte nevoja. Fuqia e tyre duhet të jetë tek punëtori, përndryshe jo prona që u është dhënë në mënyrë arbitrare të përbëjë fuqinë. Nëse një sindikatë nuk ka besimin e punëtorit, nuk ka fuqi të bëjë gjëra të tjera përpara”, u shpreh Hasalla.

Read more (1 maji):Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë për 1 Maj

Gjatë intërvistës ajo shprehu shqetësim edhe për shifrat e aksidenteve në punë. Vetëm vitin e kaluar janë regjistruar 212 raste dhe 48 viktima, një bilanc që, sipas saj, ngre shqetësime serioze.

“Janë shumë në këtë Shqipërinë tonë të vogël. Këtu nuk ka siguri për punëtorët në vendin e punës. Shumica e këtyre 48 jetëve të humbura janë në sektorin e minierave, ndërtimit dhe shërbimeve, elektriçistët gjithashtu. Sektori i ndërtimit nuk ofron siguri punëtorëve të vet. 48 është numër i madh për SHqipërinë tonë të vogël” tha ajo

Read more (1 maj):Haxhiu në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve: Nderojmë punëtorët që me mund e përgjegjësi mbajnë familjen, shoqërinë dhe Kosovën në këmbë

Sipas saj, përveç sigurisë, problem në Shqipëri mbetet edhe nëndeklarimi i pagave dhe i aksidenteve.

“Kur flitet për aksidente në vendin e punës përgjegjësinë kryesore e ka Inspektorati i Punës por ky institut nuk ka inspektorë të mjaftueshëm pra burime njerëzore që të monitorojë bizneset në Shqipëri. Kjo është problematikë e shtetit, pra që ti nuk ke mjaftueshëm njerëz që të bëjë monitorimin e bizneseve, ose ta bëjë në mënyrë periodike. ” tha ajo.

Read more (Live):Avokati Çela: Belinda Balluku rrezikon deri në 12 vite burg, nëse SPAK vërteton se ish-ministrja ka kryer veprën ‘korrupsion me pasoja të rënda’

Hasalla argumenton se dhe nëse në Shqipëri nuk ka asnjë sindikatë, në vendin tonë ka kod pune, që e përcakton qartë si duhet trajtuar punonjës dhe pranon faktin që ndonjëherë sindikatat në vendin tonë janë të kota si partitë politike që regjistrohen në zgjedhje. Por kjo nuk do të thotë që nuk ka shembuj të mirë.

“Ndonjëherë janë edhe ashtu. Realiteti ndonjëherë është i hidhur, por ka sindikata që punojnë. I tillë është rasti i Sindikatës së Hidrokarbureve që punon në Kuçovë, e cila sapo ka lidhur me kompaninë private një marrëveshje kolektive që mbulon punonjësit e sektorit dhe u ofron kushte më të mira” deklaroi ajo.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #1 maj #1 maji #Bizneset #gertjana hasalla #Inspektorati i punës #Live #Partitë politike #Sindikatat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarri në fshatrat e Finiqit, Prefektja e Vlorës për Report Tv: Situata është nën kontroll! Nënkryetari i bashkisë: Flakët ishin intensive, por u izoluan falë ndërhyrjes në kohë
  • LIVE- “Dorëheqja e panegociueshme dhe qeveri tranzitore”, qytetari liston kërkesat e revoltës: Në shesh deri në largimin e Ramës dhe qeverisë së korruptuar
  • LIVE- Protesta e 65 kundër qeverisë! Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës
  • Vlorë/ Pylli i Sodës ‘pushtohet’ nga kamperat e çadrat! Të rinjtë europianë: Është eksperiencë e re, larg zhurmës
  • LIVE – “Shqiptarët të bashkuar, pushteti i tmerruar”/ Diaspora dhe aktivistët me mesazhe të forta. Nis marshimi masiv në rrugët e kryeqytetit, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Frikë e madhe te politika nga qytetarët, deputetë të PS gati për dorëheqje”/ Çepa zbulon prapaskenat nga protesta 65-ditore: PS po çahet nga brenda, revolta popullore po trondit Ramën 27 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik 21 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Në një shtet normal, Rama do të kishte dhënë dorëheqjen dhe PS do e largonte”, Lubonja: Jemi në një regjim kriminal, pakënaqësitë do të ushqejnë protestën! 19 lexime · 16 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE! 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Paratë e shqiptarëve u shndërruan në jahte e avionë” – Berisha për arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë: Hetimi të zbulojë nëse kështjella është e tij apo e Edi dhe Olsi Ramës 10 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Kryeministri e ka trajtuar vendin si plaçkë”/ Këlliçi: Alabar paralajmëroi dështimin për Portin e Durrësit, SPAK të marrë Ramën të pandehur 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Fier/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos (EMRI+VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by