Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Trump rindez luftën me Evropën për tarifat doganore: 25% për makinat, nuk po e respektoni marrëveshjen
Aktualitet

Trump rindez luftën me Evropën për tarifat doganore: 25% për makinat, nuk po e respektoni marrëveshjen

• 1 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, rindez luftën tregtare. Në një postim në platformën e tij, Truth, udhëheqësi i SHBA-së sulmoi Bashkimin Evropian, duke e akuzuar atë për shkelje të marrëveshjeve dhe për njoftimin e tarifave doganore prej 25% për automjetet.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se, bazuar në dështimin e Bashkimit Evropian për të respektuar marrëveshjen tonë tregtare, javën tjetër do të rris tarifat doganore e vendosura ndaj Bashkimit Evropian për makinat dhe kamionët që mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara. Tarifa doganore do të rritet në 25%”, shkroi ai në Truth.

“Nëse ata prodhojnë makina dhe kamionë në Shtetet e Bashkuara, nuk do të ketë tarifë doganore. Fabrika të shumta janë aktualisht në ndërtim e sipër, me investime që tejkalojnë 100 miliardë dollarë, një rekord në historinë e industrisë së automobilave”, shtoi Trump.

Read more (Shba):General Motors pezullon zhvillimin e disa veturave elektrike

Bernd Lange, kryetari i Komitetit të Tregtisë të Parlamentit Evropian, mohoi se Evropa nuk kishte arritur t’i përmbushte angazhimet e saj dhe denoncoi mungesën totale të besueshmërisë së administratës amerikane.

“Sjellja e Trump është e papranueshme. Parlamenti ishte gati të ratifikonte legjislacionin mbi marrëveshjen tregtare me SHBA-në. Janë Shtetet e Bashkuara që kanë shkelur vazhdimisht marrëveshjet dhe kjo nuk është mënyrë për t’i trajtuar aleatët. Tani mund të përgjigjemi vetëm me qartësinë dhe vendosmërinë më të madhe”, tha ai.

Lëvizja e SHBA-së vjen në një kohë tensionesh të mëdha në ekonominë globale dhe evropiane, të rrënjosura në pasojat e luftës së nisur nga SHBA-të dhe Izraeli kundër Iranit – përfshirë bllokadën e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.

Read more (Donald Trump):Administrata Trump: Lufta ka përfunduar me Iranin para afatit të Kongresit amerikan

Trump dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, arritën një pakt tregtar korrikun e kaluar, sipas të cilit shumica e mallrave evropiane të importuara në Shtetet e Bashkuara i nënshtrohen një tarife bazë prej 15 përqind.

Si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe BE-ja kishin konfirmuar më parë angazhimin e tyre për të ruajtur Marrëveshjen Turnberry – një marrëveshje e emëruar sipas fushës së golfit të Trump në Skoci ku u nënshkrua, por statusi i marrëveshjes u vu në pikëpyetje pasi Gjykata e Lartë vendosi që presidentit amerikan i mungonte autoriteti ligjor për të shpallur një emergjencë ekonomike dhe për të vendosur tarifa për mallrat evropiane.

Read more (BE):Drafti/ Qeveria kërkon garanci për eksportimin e mbetjeve, për herë të parë mekanizma të detyrueshëm financiarë dhe auditimi

Vendimi i Gjykatës së Lartë e uli normën bazë në 10%.

Ditët e fundit, Trump është përplasur drejtpërdrejt me kancelarin gjerman Merz, i cili pretendoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë një strategji për t’i dhënë fund luftës në Iran dhe janë “poshtëruar” nga regjimi i Teheranit. Tarifat dogamore mbi importet e makinave të vendosura sot nga Trump mund të ndikojnë veçanërisht në Gjermani, ekonomia e së cilës është gjithashtu në një fazë jashtëzakonisht delikate./ Corriere della Sera

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #BE #Donald Trump #ekonomia #Evropa #gjermani #Gjykata #importet #Shba #Tarifat Doganore te Trump

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Luarasi, universitet ekselent”/ Dekani i Fakultetit të Mjekësisë: Kanë nisur regjistrimet, diploma tek ne njihet brenda dhe jashtë vendit
  • Vakancat në Kushtetuese/ KED kualifikon Alban Toron, Arta Vorpsin dhe Genci Gjonçaj, rrëzon kandidaturën e Brunilda Bara!
  • Ministria e Bujqësisë dhe UBT nënshkruajnë marrëveshje për praktikat e studentëve dhe ekspertizën shkencore, Salla: Më shumë mundësi për të rinjtë
  • Pas SHBA-së ,edhe ambasada britanike reagon për Banjskën, mesazh Serbisë: Autorët, përfshirë Radoiçiçin ende nuk janë përballur me drejtësinë
  • Shtyhet sërish seanca për Metën dhe Monika Kryemadhin, mungon gjyqtarja/ Ish-Presidenti: Avokati im përballë konfliktit…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 69 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 24 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 13 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 11 orë më parë
  6. 06
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by