Gjithnjë e më shumë edhe në Shqipëri, po rritet përdorimi i kartave bankare dhe pagesave online. Brenda një dekade pagesat online përmes pajisjeve elektronike janë rritur me më shumë se 8 herë, nga 1.4 milionë pagesa në 2015 në më shumë se 11.5 milionë pagesa me home-banking në 2025-ën.

Përfitimet nga përdorimi i pagesave online thotë eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli janë të shumta, por kryesore është shkurtimi i kohës.
“E para jemi më të sigurt ndaj vjedhjeve sepse po të mbajmë shuma parash mundet ose të na humbin ose të na vidhen. E dyta ne kursejmë kohë sepse të bësh një transfert apo një pagesë e bën brenda sekondit”, shprehet eksperti.
Nga pagesa e faturave, blerjet online, transferta dhe të tjera tashmë bëhen lehtësisht edhe online.
Read more (Banka):Autostrada Trebenisht-Qafë Thanë, UNESCO, së shpejti në Strugë
“Ndërkohë që në qoftë se dëshiron me të njëjtën sasi parash bësh, të shkosh në bankë apo të shkosh të bësh një pagesë në mënyrë fizike, harxhon jashtëzakonisht kohë dhe ne kemi filluar më në fund ta kuptojmë që koha është flori, koha është shumë më tepër sesa vetë paratë”, thotë Çoçoli.
Por paralelisht me zhvillimin teknologjik dhe shtimin e pagesave elektronike, janë shtuar edhe mashtrimet online.
“Pagesat online të ndihmojnë nga vjedhjet fizike por ama vjedhjet online i ke autostradë dhe duhet të mbrohesh. Duhet të ruash si gjënë më të shenjtë, pasuordin e kartës bankare, pra atë fjalëkalimin nuk duhet ta japësh në asnjë lloj rasti”, thotë Çoçoli.
Në 5 vite janë identifikuar mbi 3,126 raste mashtrimi, ndërsa situata është edhe më problematike, tek krimet kompjuterike, të cilat po vijnë cdo vit e më në rritje. Report TV mëson se vetëm në vitin e kaluar ishin mbi 1 mijë raste të tilla, dhe mbi 3700 në 5 vite.
Read more (Para):Vazhdon forma e lartë e Qazim Laçit në Turqi – shënon dhe asiston në fitoren e Rizesporit

Agjesia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike thotë për Report Tv se vetëm gjatë vitit të kaluar janë menaxhuar nga ata 51 raste të sulmeve kibernetike, nga të ciliat 4 ishin me fokus sektorin bankar apo llogaritë bankare të qytetarëve dhe bizneseve. Ndërsa në vitin 2024, ishin 32 sulme kibernetike, nga të cilat 7 prej tyre janë të Sektorit Bankar, një ndër sektorët më të prekur.
Eksperti i teknologjisë së informacionit Tomi Kallanxhi thotë në ‘Portofol’ banka asnjëherë nuk kërkon me mesazhe apo telefonata kode sensitive, ndaj qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm.
“Banka nuk kërkon asnjëherë këtë kodin me gjashtë shifra. Banka nuk kërkon asnjëherë numrat e kartës. Asnjëherë mos tentoni të ndani të dhënat tuaja personale të kartës tuaj bankare në telefon as në WhatsApp, në asnjë mjet tjetër elektronik”, këshillon eksperti.
Pavarësisht rritjes së pagesave online, përsëri cash-i dominon ekonominë. Brenda një dekade volumi i parave që qarkullojnë jashtë bankave është më shumë se 2 fishuar, dhe tashmë paraja cash ishte 4.8 miliardë euro.
Read more (ama):Festivali “Shqip Up Comedy” për herë të parë në Gjermani – të qeshura pafund, sallë e mbushur plot e atmosferë elektrizuese për diasporën
“Në fakt kjo lidhet dhe me edukimin financiar që vetë shqiptarët kanë, duke qenë se shqiptarët janë mësuar në fakt kenë para cash. Nga ana tjetër kemi remitanca të cilat vijnë cash”, thotë ekspertja Romina Radonshiqi.

Për herë të parë këtë vit është caktuar kufi për pagesat në cash të qytetarëve, ata nuk mund të bëjnë pagesë me lekë në dorë më të lartë se 5 mijë euro, ndërsa për bizneset është ulur pragu nga 1500 në 1000 euro.
Mashtruesit 1 klik larg, eksperti tregon si t’i dalloni: Mos pranoni ‘dhurata’ të papritura

Në një botë kur mashtruesit janë vetëm ‘një klikim larg’, kujdesi në dhënien e informacioneve të llogarive bankare tek të panjohurit duhet të jetë maksimal.
Read more (Telefon):Arrestohen dy persona në Prishtinë, u sekuestrohen mbi 1 mijë euro dhe armë – dyshohet për shitje narkotikësh
Eksperti i teknologjisë së informacionit Tomi Kallanxhi thotë në ‘Portofol’ se kartat bankare në Shqipëri janë të sigurta, por qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm kur ju kërkohen të dhëna të rëndësishme, si kode të kartës.
“Kartat shqiptare janë realisht të sigurta dhe që të bëhet një pagesë online përveç se do të marrin numrat e kartës do duhet edhe ai të mesazhi që të vijë në telefonin tënd gjashtë shifror për të verifikuar transaksionin. E kemi thënë shumë herë që asnjë herë të dhënat personale, sidomos kodi me gjashtë shifra nuk duhet ndarë me asnjë njeri të panjohur, sidomos ai i panjohur që të thotë që shiko se të kam nisur një mesazh me gjashtë shifra dhe ma nis pak të lutem”, thotë Kallanxhi.
Për të shtuar numrin e të mashtruarve, hakerat thotë eksperti po bëhen më inteligjent, pasi po tentojnë të mashtrojnë me vlera të vogla.
“Në përgjithësi hakerat tani po tentojnë të marrin shifra të ulëta në shumë individë, pra nga pak lekë edhe për mos rënë sy”, sqaron eksperti.
Read more (Bizneset):Trump shtrëngon bllokadën detare amerikane ndërsa riali iranian bie në nivelin më të ulët rekord
Ekspertët këshillojnë për të mos besuar mesazhe që të ‘ofrojnë fitim të shpejtë’ pa bërë asgjë.
“Ne s’duhet t’i besojmë fare për mendimin tim, se nuk mund të ftosh një llotari pa marrë pjesë në llotari këto janë më të kuptueshme dhe më të lehta për tu kuptuar besoj”, thotë eksperti i IT.
“Kur vijnë mesazhe që je fitues jo vetëm për një llotari, por je i përzgjedhuri, je ndër 10 apo 200 fituesit e filan çmimi dhe për ta marrë këtë çmim, ty të duhet të japësh 500$ dërgesë, të kërkojnë edhe numrin e llogarisë, të dhënat e tjera, në këtë moment duhet të na ndizet një llambë e fortë dyshimi”, thotë Çoçoli.





