Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Zvicra në hall nga "mafia e biçikletave" – disa prej tyre përfundojnë në Kosovë
Aktualitet

Zvicra në hall nga "mafia e biçikletave" – disa prej tyre përfundojnë në Kosovë

• 1 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një hulumtim i publikuar nga gazeta zvicerane “NZZ am Sonntag Magazin” dokumenton rrjetin ndërkombëtar të vjedhjes së biçikletave elektrike në Zvicër, duke ndjekur me GPS disa biçikleta të vjedhura, të cilat përfundojnë në Kosovë.

Një nga rastet çon në një fshat në Kosovë, ku një biçikletë e vjedhur në Bern përfundon në një dyqan kosovar me produkte të dorës së dytë.

Sipas reportazhit, kërkesa për biçikleta elektrike në Kosovë është në rritje, veçanërisht pas pandemisë, ndërsa mungesa e përfaqësive zyrtare të prodhuesve bën që tregu të mbështetet kryesisht në produkte të përdorura. Kjo krijon hapësirë për import të biçikletave nga jashtë, përfshirë edhe ato të vjedhura.

Read more (Vjedhje):I forti i Lushnjës nuk përballet me ish-‘ushtarin’ që u bë ‘pentito’! Tafani rrëfehet në GJKKO: Si më urdhëronte Haxhiu për atentate me tritol, më jepte 1 mijë €

Gazetarët zviceranë arrijnë në një qytet të vogël rrëzë Alpeve Shqiptare në Kosovë, ku sinjali GPS i biçikletës së tyre të vjedhur i çon te dyqani i dyshimtë. Në vend të një magazine të dyshuar, ata gjejnë një dyqan me rroba, pajisje sportive dhe biçikleta të përdorura. Pronari, të cilin e quajnë Besnik, fillimisht shfaq nervozizëm kur përmendet biçikleta, transmeton Telegrafi.

Pas një bisede të kujdesshme, ai pranon të flasë në kushte anonimiteti dhe i fton gazetarët në një dhomë të veçantë. Aty ndodhet biçikleta e kuqe elektrike që ishte vjedhur në Bern. Besniku u thotë ta marrin mbrapsht, por më parë i fton për drekë dhe gradualisht pranon të tregojë atë që di.

Read more (Kosova):Dizajn unik, Kosova vishet me Adidas

Foto Ilustrim

Ai shprehet se kishte dyshime për origjinën e biçikletës, duke qenë se vinte nga Zvicra dhe mund të ishte e vjedhur, por nuk kishte bërë verifikime të mëtejshme. Sipas tij, biçikletat i siguron përmes kontakteve jashtë vendit dhe i blen për t’i rishitur me fitim në Kosovë. Ai pranon se vepron në një treg ku origjina e mallrave shpesh mbetet e paqartë.

Disa ditë pas takimit me gazetarët, policia paraqitet në dyqanin e tij, merr fotografi dhe bën pyetje mbi aktivitetin e tij dhe furnizuesit. Në mesin e tyre ndodhet edhe një polic nga Zvicra, çka tregon për përfshirjen ndërkombëtare në hetimin e këtij zinxhiri.

Read more (Foto):Kate Hudson zbulon vendin e preferuar për të bërë dashuri

Pronari i dyqanit në Kosovë pranon se ka blerë biçikleta nga ndërmjetës që veprojnë mes Zvicrës, Ballkanit dhe vendeve të tjera, shpesh pa verifikuar origjinën e tyre. Transaksionet zhvillohen zakonisht me para në dorë, ndërsa transporti realizohet përmes rrugëve tokësore, përfshirë autobusë që përdoren për dërgesa nga diaspora.

Çmimet në këtë treg janë dukshëm më të ulëta: një biçikletë e blerë për rreth 1500 euro në Kosovë mund të rishitet për rreth 1900 euro. Sipas intervistave, ndërmjetësit dhe shitësit lokalë përfitojnë nga kjo diferencë, ndërsa origjina e mallrave shpesh mbetet e paqartë.

Read more (Zvicra):Pesë të lënduar pasi një aeroplan nga Delhi për në Cyrih u detyrua të ndërpresë ngritjen për shkak të një problemi me motorin

Reportazhi thekson gjithashtu praninë e autoriteteve ndërkombëtare në Kosovë, duke përfshirë bashkëpunimin me policinë zvicerane në hetimin e rasteve të tilla. Një zyrtar policor zviceran konfirmon se kërkesa për biçikleta elektrike jashtë vendit është e lartë dhe se tregu zviceran, për shkak të çmimeve të larta, është burim i shpeshtë për këtë aktivitet.

Në artikull, Kosova paraqitet si një nga destinacionet ku përfundojnë një pjesë e biçikletave të vjedhura në Evropën Perëndimore, brenda një zinxhiri që përfshin vjedhje, ndërmjetësim dhe rishitje në tregje me kërkesë në rritje. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bern #Biçikleta #Diaspora #Foto #Kosova #kosove #Lajme nga zvicra #Para #Vjedhje #Zvicra

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Protestuesi para Kryeministrisë: Të arrestojnë Edi Ramën, t’i fusim të gjithë në burg! Kanë bërë krime me shqiptarët
  • Mbytet në liqenin e Komanit 20-vjeçari nga Kosova
  • 18 vatra zjarri në vend, 5 mbeten ende aktive! Ministria: Situata më problematike në Bulqizë, nuk ka rrezik për zonat e banuara! Përmirësohet gjendja në Dajt
  • “Ndryshimi politik po vjen! Vjeshta…”/ Aktivisti Andi Tepelena: Edhe lëvizjet në qeveri s’i ndalin protestat, dorëheqja e Ramës e panegociueshme
  • Ngërçi politik në Kosovë drejt zgjidhjes? Konjufca për presidentin: Emrat i kemi gati, por…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 15 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 14 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 10 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by