Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës shënon debutim historik në Kampionatin Europian të MMA-së në Greqi
Aktualitet

Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës shënon debutim historik në Kampionatin Europian të MMA-së në Greqi

• 2 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës (FAMMK) ka shënuar një moment historik për sportin kosovar, duke marrë pjesë për herë të parë në Kampionatin Europian të MMA-së, të organizuar nga Global Association of Mixed Martial Arts (GAMMA) në Loutraki, Greqi, nga data 28 prill deri më 2 maj 2026.

Ky kampionat mblodhi mbi 250 sportistë nga e gjithë Europa, duke sjellë në arenë disa prej garuesve më të mirë të arteve mikse marciale në kontinent. Për Kosovën, kjo pjesëmarrje përfaqëson një hap historik në zhvillimin e MMA-së dhe një moment të rëndësishëm për afirmimin ndërkombëtar të sportistëve tanë.

Kosova u përfaqësua me një delegacion prej 10 garuesve, ku 5 ishin juniorë dhe 5 seniorë, të cilët treguan nivel të lartë sportiv, disiplinë dhe shpirt garues në debutimin e parë të shtetit tonë në këtë ngjarje madhore evropiane.

Read more (Kosova):DhTIK: Kriza politike dhe shkuarja në zgjedhje po godasin ekonominë

Rezultati më i spikatur erdhi nga Ermal Berisha, sportist i klubit 038 Fight Club, i cili në kategorinë -70 kg fitoi medaljen e argjendtë, duke u shpallur nënkampion i Evropës. Berisha zhvilloi një rrugëtim mbresëlënës drejt finales, duke regjistruar dy fitore të rëndësishme, por për shkak të një prerjeje serioze në vetull nuk u lejua nga stafi mjekësor të vazhdonte garimin në finalen e madhe.

Një tjetër sukses i rëndësishëm për Kosovën erdhi nga Ylli Rexhaj, sportist i klubit Prizreni MMA Center, i cili fitoi medaljen e bronztë në kategorinë -80 kg, duke dëshmuar cilësi të lartë sportive dhe përgatitje të shkëlqyer në konkurrencën seniore.

Read more (greqi):Marrëveshja për sigurimet shoqërore për shqiptarët jashtë vendit, Shqipëria firmos me Poloninë

Në kategorinë e të rinjve, Muhamed Kashtanjeva, sportist i klubit MMA05 nga Ferizaji, fitoi medaljen e bronztë në kategorinë -58 kg, duke sjellë një tjetër rezultat të madh për delegacionin kosovar dhe duke konfirmuar potencialin e madh që posedon gjenerata e re e MMA-së në Kosovë.

Nënkryetari i Federatës së Arteve Mikse Marciale të Kosovës, Lirim Bllaca, i cili njëkohësisht udhëhoqi delegacionin kosovar në këtë kampionat, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e sportistëve, duke vlerësuar përkushtimin dhe performancën e tyre në debutimin historik të Kosovës në skenën evropiane. Ai gjithashtu përgëzoi punën profesionale të trajnerëve Arian Havolli dhe Visar Shala, duke theksuar se angazhimi i tyre ishte një faktor i rëndësishëm në rezultatet e arritura nga ekipi.

Read more (Delegacion):Kancelari Merz thotë se SHBA-të po “poshtërohen” nga udhëheqja e Iranit

Debutimi i Kosovës në Kampionatin Evropian të MMA-së u kurorëzua me tri medalje evropiane — një të argjendtë dhe dy të bronzta — një sukses i jashtëzakonshëm që shënon fillimin e një kapitulli të ri për Federatën e Arteve Mikse Marciale të Kosovës dhe për sportin e MMA-së në vend.

Kjo paraqitje historike dëshmon se Kosova ka talent, cilësi dhe potencial për të konkurruar denjësisht në skenën evropiane dhe ndërkombëtare të arteve mikse marciale./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Delegacion #Federata e arteve mikse marciale e kosovës #greqi #Kosova #kosove #Prizreni

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Kremtohet ‘Dita e Kujtesës’ në Savër, të përndjekurit kërkojnë drejtësi e dëmshpërblim! Begaj: Kemi detyrim të mos harrojmë
  • INSTAT: 32 mijë të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri, 55% e tyre kanë ardhur për qëllime punësimi
  • Ishte duke u larë në det, mbytet 19-vjeçari nga Kosova në Shëngjin
  • Të huajt vijnë për punë në Shqipëri, mbi 32 mijë me leje qëndrimi, 55% e tyre kanë ardhur për punësim
  • Pas pushimeve, emigrantët kthehen në Greqi! Dogana greke me një sportel, radhë të gjata në Kakavijë (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 24 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 22 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 17 lexime · 5 orë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 14 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 12 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by