Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Festë e çmendur: Anis Mehmeti me Ipswich Town rikthehen në Ligën Premier
Aktualitet

Festë e çmendur: Anis Mehmeti me Ipswich Town rikthehen në Ligën Premier

• 2 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ipswich Town inkuadrohet sërish në Ligën Premier. Pas fitores 3-0 ndaj Queens Park Rangers në javën e fundit, skuadra e Kieran McKennas siguroi promovimin automatik dhe do të provojë edhe një herë të qëndrojë mes më të mirëve të futbollit anglez.

Ky rikthim vjen vetëm dy vjet pas promovimit të vitit 2024, kur Ipswich i dha fund një mungese 22-vjeçare nga elita dhe e ktheu qytetin në festë – me një atmosferë që u përshkrua si “çmenduri” në Suffolk.

Por aventura e parë në elitë ishte e vështirë dhe zgjati pak. Ipswich ra në Championship pas vetëm një sezoni, duke pësuar 82 gola dhe duke grumbulluar 22 pikë.

Read more (Championship):Ai ndërtoi për 13 muaj një mini GR Yaris në një garazh të zakonshëm – pastaj Toyota e ftoi në Monte Carlo

Tani, Ipswich kthehet me më shumë përvojë, por edhe me më shumë pikëpyetje.

Çfarë ndryshon nga hera e kaluar?

Dy vjet më parë, Ipswich hyri në Premier League me entuziazëm dhe guxim, por u ndëshkua shpesh nga gabimet individuale dhe ritmi i ashpër i kampionatit. Edhe merkatoja, megjithëse me shpenzime të mëdha, nuk solli përmirësim të mjaftueshëm në disa pozita kyçe.

Këtë sezon në Championship, Ipswich ka qenë më pragmatik. Skuadra ka një nga rekordet më të mira mbrojtëse në ligë dhe ka pësuar më pak gola se në sezonin e promocionit të 2023/24, por ndjesia e brishtësisë në prapavijë nuk është zhdukur plotësisht.

Read more (Premier league):Arsenali ka një “plan B” nëse nuk arrijnë transferimin e Alvarez

Në sulm, efikasiteti mbetet një temë diskutimi: George Hirst dhe Ivan Azon kanë ofruar lëvizje dhe lojë lidhëse, por bashkë kanë shënuar 16 gola, shifër që në Ligën Premier mund të jetë problem nëse ekipi nuk krijon mjaft raste.

Ipswich town are back in the premier league , it’s time for Chelsea to take our revenge 🔥🔥 pic.twitter.com/yRrrUpfUGD
— 🌹𝓐𝓴𝓾𝓪𝓱 𝓦𝓻𝓲𝓽𝓮𝓼🌹💙 (@akuahwritess) May 2, 2026

McKenna dhe “pazlli” i sezonit të ri

Një nga pikat pozitive është rritja e disa lojtarëve dhe balanca më e mirë në mesfushë, ku Azor Matusiwa është përmendur si një nga më të qëndrueshmit. Ndërkohë, në krahun e majtë, Jaden Philogene dhe Jack Clarke kanë qenë dy opsione të rrezikshme, me Clarke si golashënuesi kryesor me 16 gola, edhe pse shpesh nuk e ka nisur ndeshjen si titullar.

Megjithatë, McKenna do të duhet të gjejë zgjidhje taktike për kampionatin anglez, ku Ipswich pritet të ketë më pak kontroll dhe më pak hapësira. Philogene, për shembull, shkëlqen në zona të ngushta pranë portës, por një ekip që lufton për mbijetesë rrallë e kalon shumicën e kohës aty.

Read more (Pozita):Emërimi i zëvendësministrave, Çitaku: Në universin e Albin Kurtit, Kuvendi nuk është shpërndarë dhe Qeveria nuk është në dorëheqje

Vetë McKenna konsiderohet ende arma kryesore e Ipswich-it. Ai tashmë ka provuar Ligën Preimer dhe ka treguar se di të përshtatet – qoftë duke luajtur më direkt, qoftë duke ndryshuar skemën, pa u larguar nga parimet e tij.

A do të përsëritet historia?

Ipswich nuk është më “jo-favoriti”romantik i dy viteve më parë. Tashmë është një klub që shpenzon më shumë, që ndërton me presion dhe që pritet të mësojë nga gabimet e së kaluarës. Për momentin, festa ka nisur sërish në Portman Road./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #anis mehmeti #Championship #Chelsea #Hapesira #Ipswich Town #Pozita #Premier league #Sulm

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Shkolla ‘Abdyrrahman Përmeti’ në Lis të Matit gati për vitin e ri shkollor! Rama: Investim i rëndësishëm për fëmijët dhe komunitetin (FOTO)
  • Përfundon pelegrinazhi i shenjtë Bektashi në Malin e Tomorit, qindra mijëra pelegrinë kremtuan në Teqenë e Kulmakut: Lutemi për shëndet e mbarësi (VIDEO)
  • “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës
  • “Qeveria jonë e dobët në arenën ndërkombëtare”, Ilir Xhemalaj: Shqipëria po digjet, mos ndoshta ka të bëjë me Paketën e Maleve! Duan…
  • “SPAK e ka aleatin në shesh nëse e do! Arrestoni Ramën” – Aktivisti Lika: Kryeministri do e lëshojë Ballukun në shtator, por nuk mjaftohemi me kaq!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 18 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Kanë prova që mund ta çojnë në burg”/ Bardhi: Ergys Agasi dhe Belinda Balluku mbajnë peng Edi Ramën 17 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Tiranë/ Plagosi me thikë administratorin e pallatit ku banonte, arrestohet 35-vjeçari (EMRI+VIDEO) 13 lexime · 9 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Në pranga jo vetëm Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut! 13 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Politikë 88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by