Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Mero Baze: Në dorë të një idioti
Aktualitet

Mero Baze: Në dorë të një idioti

• 2 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kur shikoje fytyrën e lumtur të Flamur Nokës të enjten në mesditë, duke deklaruar se vetëm Meremja plotëson kushtet për garë përballë Doktorit, duke vënë roje te dera që të mos afroheshin të tjerët, m’u kujtua një skenë e ngjashme me Ilir Metën kundër Fatos Nanos, kur para Kongresit i dërgoi një skraparlli para godinës që kërkonte formularin. Dhe atij nuk ia dhanë, por Ilir Meta ishte serioz në budallallëkun e vet dhe organizoi edhe një protestë me 5 vetë nën thirrjet “Duam formularin”.

Ndryshimi nga Flamur Noka ishte se Ilir Meta argëtohej me këtë skenë dhe donte t’i prishte festën e rizgjedhjes Fatos Nanos. Nuk bënte kujdes ta bënte ilegalisht gjithë këtë tallje. E bënte, e filmonte, ia çonte Frangajt dhe pastaj argëtohej duke e parë në ekran.

Read more (Para):Lewandowski mes dy ofertave: Rinovim me Barcelonën apo transferim te gjiganti italian?

Flamuri, në raport me këtë budallallëkun e Metës, është aq idiot sa e quan gjeniale këtë shpikje të Metës dhe e bën këtë kundër kandidatit real të Saliut, Ervin Salianjit. Pra, Flamuri mendon se Ilir Meta e ka pasur vërtet shqetësim atë formular që kërkonte te dera e PS dikur për atë burrin nga Skrapari me emrin Shkëlqim Meta. Pra ai ka besuar si serioze atë që Ilir Meta e kishte vërtet tallje. Kjo tregon se çfarë niveli është njeriu që Sali Berisha i ka dorëzuar partinë për t’ia ruajtur që të mos ia marrin të tjerët.

Në përpjekje për ta ruajtur partinë që mos t’ia prekë kush Berishës, Flamuri e hodhi në erë edhe partinë dhe rizgjedhjen e Berishës, duke përzgjedhur Meremen si të vetmen të denjë përballë tij. Kështu që Berishës, në vend që t’i vinte vetullat, i nxori sytë.

Read more (Ilir Meta):Kërkon lirinë/ Ilir Meta kërkesë të re në GJKKO, ofron 50 mijë euro garanci për të lënë qelinë

Brenda 12 orëve, shoqëria shqiptare reagoi aq keq dhe me aq neveri sa, për herë të parë, një Shqipëri e tërë “ndërhyri” në punët e brendshme të një partie, duke e poshtëruar atë.

Miliona klikime kanë shkuar për “memet” e Meremes, për fyerjet ndaj Berishës dhe për idiotësinë e rojes që ai ka lënë në Partinë Demokratike. Sikur kundërshtarët e Berishës të ishin mbledhur bashkë dhe të bënin plane kundër tij se si mund ta shkatërronin në këto momente, nuk do të gjenin një skenar kaq perfekt sa ky që gjeti Flamur Noka. Dhe të mendosh se e ka pasur në dorë ta bënte Berishën lider shumë serioz, sikur të kishte lejuar garën me Salianjin, kundërshtarin real të tij brenda partisë.

Read more (flamur noka):Kriza në degën e PD në Fier, Noka e Bardhi mbajnë takim me dyer të mbyllura ‘për të qetësuar’ ujërat

Brenda 12 orësh, Berishës iu desh të rikthehej me urgjencë nga Zagrebi dhe të urdhëronte nxjerrjen nga gara të Meremes, “zbulimit” të Flamur Nokës për t’u tallur me garën e tij.

Por dëmi ndërkohë është bërë. Shqiptarët panë se në atë parti garohet ose vetëm siç bëri Berisha, ose përballë Meremes, siç rekomandoi Flamuri, roja i derës së tij.

Read more (sali berisha):Takimi im i parë me Meremen, kryeministren e ardhshme të Shqipërisë

Në të gjitha variantet, e vetmja gjë që të mbetet në mendje është se kjo betejë për të mos pasur garë nuk e bëri PD as parti diktatoriale, as liberale, as moderne, as konservatore, as të mbyllur, as të hapur. E bëri qesharake. Siç mund të bëhet çdo gjë që lihet në dorë të Flamurit.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #flamur noka #Ilir Meta #mereme sela #Mero Baze #Moderne #Para #PD #sali berisha #zgjedhjet ne pd

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 4 lexime · 6 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 2 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin