
Liverpooli ka hartuar një plan ambicioz për të rinovuar boshtin e skuadrës pas largimit të dhimbshëm të figurës së tij kryesore në sulm, Mohamed Salah. Nën drejtimin e Arne Slotit, i cili gëzon mbështetje institucionale për ta udhëhequr projektin sezonin e ardhshëm, klubi synon të sigurojë tri përforcime me ndikim të menjëhershëm.
Agjenda e tyre përfshin Marcos Senesin për të forcuar mbrojtjen, talentin në rritje Adam Wharton në mesfushë, si dhe një anësor të klasit botëror për krahun e djathtë.
Me afrim të afatit të afatit kalimtar të verës, drejtuesit po punojnë kundër kohës për të mbyllur profile që do t’i rikthejnë ekipit konkurrueshmërinë e plotë.
Read more (Liverpool):Liverpooli ofron 80 milionë euro për yllin e Athletic Bilbaos
Mbrojtësi qendror argjentinas pritet ta përfundojë kontratën me Bournemouth këtë qershor, çka do t’i mundësonte Liverpoolit ta sjellë në “Anfield” si lojtar të lire, një lëvizje e zgjuar dhe e leverdishme financiarisht.
Kërkimi për ekuilibër në mesfushë ka bërë që stafi teknik ta identifikojë Adam Wharton si prioritetin numër një për qendrën. Liverpooli duket se ka marrë epërsinë në negociata për mesfushorin e ri anglez, madje duke e tejkaluar edhe interesimin e mëparshëm të Real Madridit për lojtarin.
Slot e sheh Whartonin si “motorin” ideal për të plotësuar lojën e Mac Allister dhe Szoboszlai, duke sjellë një vizion modern e dinamik në organizimin e lojës.
Read more (Mohamed salah):Legjenda e Real Madridit i vë flakën spekulimeve: Salah në ‘Bernabeu’ këtë verë?
Adam Wharton
Largimi i konfirmuar i Mohamed Salah lë një boshllëk emocional dhe statistikor, të cilin Liverpooli synon ta mbushë këtë verë me një investim të ri, të ri në moshë dhe jashtëzakonisht shpërthyes.
Opsionet janë ngushtuar në dy emra: Yan Diomande, sensacioni i Leipzigut, i vlerësuar rreth 100 milionë euro, dhe Bradley Barcola, sulmuesi dinamik i PSG-së.
Read more (Bournemouth):Barcelona mund të befasojë me mbrojtësin e ri, ai do të transferohet nga Betisi
Diomande dhe Barcola
Diomande është shndërruar në një nga zbulimet më të mëdha të Bundesligës falë fuqisë fizike dhe aftësisë për t’i kaluar kundërshtarët në duele një kundër një.
Nga ana tjetër, Barcola thuhet se ka shprehur dëshirën të largohet nga Parisi dhe të provojë veten në Ligën Premier, çka i lehtëson ndjeshëm negociatat./Telegrafi/





