Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Merret shembull Kosova dhe bombardimet e NATO-s mbi Serbi – ligji i fuqive të luftës i SHBA-së në qendër të vëmendjes globale
Aktualitet

Merret shembull Kosova dhe bombardimet e NATO-s mbi Serbi – ligji i fuqive të luftës i SHBA-së në qendër të vëmendjes globale

• 3 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka këmbëngulur se nuk ka nevojë për autorizim nga Kongresi për të vazhduar luftën me Iranin, duke argumentuar se ish-komandantët e përgjithshëm të SHBA-së nuk e kërkuan një miratim të tillë.

Ndërsa një afat kritik dy-mujor për luftën skadoi të premten, Trump tha se paraardhësit e tij e konsideruan autoritetin e Kongresit për të kufizuar fuqitë e luftës të një presidenti si “krejtësisht jokushtetues”.

“Shumë presidentë, siç e dini, e kanë tejkaluar atë”, tha Trump kur u pyet nëse do të kërkonte autorizim nga Kongresi.

“Nuk është përdorur kurrë. Nuk është respektuar kurrë”, shtoi ai.

“Askush nuk e ka kërkuar kurrë më parë”, vazhdoi Trump.

Gjërat janë më të ndërlikuara, megjithatë, shkruan BBC.

Read more:IRGC: Trump të zgjedhë midis 'luftës së pamundur' ose 'marrëveshjes së keqe' me Iranin

Një rezolutë e vitit 1973 për fuqitë e luftës i kërkon Trumpit të “përfundojë çdo përdorim të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara” në Iran, pas njoftimit të Kongresit për fillimin e luftës, përveç nëse ligjvënësit votojnë për të vazhduar konfliktin.

Legjislacioni u miratua për të kufizuar aftësinë e presidentit të atëhershëm Richard Nixon për të vazhduar luftën në Vietnam.

E premtja shënoi ditën e 60-të që nga 28 shkurti, kur administrata njoftoi ligjvënësit për sulmet kundër Iranit.

Por Trump dhe Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth pohojnë se afati i fundit u ndal kur armëpushimi aktual hyri në fuqi.

Kjo ka shkaktuar një debat nëse armëpushimi llogaritet apo jo në afatin 60-ditor.

Read more:Lufta/ Irani i propozon SHBA-së një plan prej 14 pikash, Trump: Ka mundësi të rifillojmë sulmet! Mediat: Teherani ul prodhimin e naftës

Pavarësisht kësaj, disa nga paraardhësit e fundit të Trumpit kërkuan të zbatonin autoritetin e fuqive të luftës që i janë dhënë Kongresit.

Në vitin 1983, presidenti Ronald Reagan mori miratimin e Kongresit për të vendosur marinsat amerikanë në Liban brenda afatit 60-ditor të njoftimit, duke siguruar që fushata ushtarake të ishte në përputhje me ligjin.

Presidenti George HW Bush kërkoi autorizimin e Kongresit për Luftën e Gjirit të vitit 1991 përpara se të niste Operacionin “Stuhia e Shkretëtirës”, edhe pse argumentoi se miratimi nga ligjvënësit nuk ishte i nevojshëm.

Djali i tij, George W. Bush, fitoi miratimin nga Kongresi për luftërat që zhvilloi në Afganistan (2001) dhe Irak (2003).

Por Trump ka të drejtë që presidentë të tjerë e anashkaluan ligjin e fuqive të luftës.

Read more:Izraeli miraton marrëveshjen për blerjen e avionëve luftarakë nga SHBA-ja

Nën presidentin Bill Clinton, fushata e bombardimeve amerikane të vitit 1999 në Kosovë kaloi limitin 60-ditor pa kërkuar autorizim nga Kongresi.

Fushata ajrore zgjati 78 ditë.

Presidenti Barack Obama argumentoi se fushata ushtarake amerikane në Libi në vitin 2011 nuk kualifikohej si “armiqësi” sipas ligjit të epokës Nixon dhe vazhdoi fushatën përtej afatit 60-ditor pa miratimin e Kongresit.

Ndërhyrja e udhëhequr nga NATO-ja përfundoi duke zgjatur më shumë se shtatë muaj.

David Schultz, profesor i Shkencave Politike dhe Studimeve Ligjore në Universitetin Hamline me seli në Minnesota, tha: “Vetëm pse presidentë të tjerë nuk e kanë përdorur ligjin e vitit 1973, nuk do të thotë se ajo që Trump po bën këtu është e saktë”.

“Këtu, Trump në thelb na ka angazhuar të luftojmë pa asnjë mbështetje nga Kongresi”, shtoi Schultz.

Read more:Historia e atentateve ndaj Trump, katër sulme në më pak se dy vite, klima politike më e polarizuar se kurrë

“Dhe nëse kthehemi te themelimi i këtij vendi, kthehemi pas në vitet 1776, 1787, një nga frikërat që kishin hartuesit tanë të ligjit ishte se ekzekutivët e fortë do të na angazhonin në luftëra pa mbështetjen e degës legjislative”, vazhdoi ai.

Ndryshe, Trump ka theksuar shpesh se armiqësitë me Iranin kanë qenë të shkurtra në krahasim me konfliktet e tjera, duke përmendur luftërat në Vietnam (19 vjet), Irak (gati 9 vjet), Luftën e Dytë Botërore (6 vjet) dhe Kore (3 vjet).

Por, me Uashingtonin dhe Teheranin ende të bllokuar mbi kontrollin e Ngushticës së Hormuzit dhe programin bërthamor të Iranit, dalja e Trumpit nga konflikti është e paqartë.

Siç tha Obama në vitin 2014 për luftën amerikane në Afganistan: “Është më e vështirë t’i japësh fund luftërave sesa t’i fillosh ato”. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Barack obama #Bill clinton #Donald Trump #George w. bush #iran #Kosova #Nato #Ronald reagan #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Nufi takon ministrin italian të Mbrojtjes në Romë, diskutohen bashkëpunimi ushtarak dhe industria e mbrojtjes
  • Dyshohet se kryenin veprimtari kundër Shqipërisë, Ministria e Brendshme shpall non grata dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut
  • “Kur hap konsullatën serbe në Shkodër, ke mohuar shtetin”, pensionisti nga Sheshi Skënderbej: Rama mendon se Kosova është si Roskoveci
  • Gushti nis me fluks të lartë lëvizjeje, mbi 50 mijë pushues nga Kosova drejt Shqipërisë në fundjavë (VIDEO)
  • Sezoni turistik/ Shifra rekord, mbi 50 mijë qytetarë nga Kosova hynë në Shqipëri gjatë fundjavës (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi (VIDEO) 29 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë VIDEOLAJM/ Fishekzjarre në qiellin e Tiranës gjatë marshimit kundër Ramës, protestuesit njëzëri: Jepe dorëheqjen 28 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Në një shtet normal, Rama do të kishte dhënë dorëheqjen dhe PS do e largonte”, Lubonja: Jemi në një regjim kriminal, pakënaqësitë do të ushqejnë protestën! 23 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Nuk lëvizim nga sheshi deri sa ta largojmë. As deti s’e shpëton”/ Qytetari ia numëron Ramës: Erdhi në pushtet me mashtrime. Rrafshoi shtëpitë, shëndetësi falas nuk ka 23 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ Pas aludimeve për shtatzëninë e Ballukut, Shehaj ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk mbeteni dot shtatzënë 15 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Alabbar pranoi se gaboi me Portin e Durrësit, SPAK të hetojë aferën”/ Kedhi: Godinat e para janë duke u fundosur, fatura iu mbetet shqiptarëve 12 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama shkëputet nga rutina dhe nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi. Filmohet duke lundruar me skaf (VIDEO) 11 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by