Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Nxënësit e shkollave fillore në Shkup kontribuojnë me ide kreative për një qytet ekologjik
Aktualitet

Nxënësit e shkollave fillore në Shkup kontribuojnë me ide kreative për një qytet ekologjik

• 3 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nxënësit e disa shkollave fillore në Shkup po dëshmojnë se edhe në moshë të re mund të japin zgjidhje konkrete për një të ardhme më të pastër dhe të qëndrueshme.

Përmes projekteve të tyre kreative, ata kanë prezantuar ide inovative për reduktimin e ndotjes së ajrit dhe përmirësimin e jetesës urbane. Një nga propozimet më të veçanta ishte ai për ndërtimin e një tramvaji modern përgjatë lumit Vardar. Një grup tjetër nxënësish prezantoi përdorimin e eko-paneleve me alga për pastrimin e ajrit rreth shkollave.

Read more:Nga "Himalaja" te "Karma", Alban Skënderaj publikon albumin e ri "Rrënjët"

“Ky tramvaj do të kalojë përgjatë rrjedhës së lumit Vardar dhe do të ketë më shumë stacione, në të cilat udhëtarët do të mblidhen me eko-autobusë. Këta autobusë do të punojnë me panele diellore dhe do t’i dërgojnë udhëtarët deri në komunën përkatëse. Me këtë, ne e reduktojmë ndotjen e ajrit për 60% dhe buxhetin mund ta shfrytëzojmë për diçka tjetër, në vend të rindërtimit të rrugëve, mund ta përdorim për rikonstruimin e parqeve, ndërtimin e parqeve të reja dhe më shumë gjelbërim në Shkup”, deklaroi Mihaill, nxënës I sh.f “Jana Moskominski”.

“Ne kemi pranuar sfidën për të gjetur një zgjidhje për reduktimin e ndotjes rreth shkollave. Kemi krijuar eko-panele me alga. Algat thithin dioksidin e karbonit deri në 50 herë më shumë se pemët. Prandaj, zgjidhja për pastrimin e ajrit nuk është vetëm mbjellja e një peme, por është diçka më inovative dhe më ndryshe. Kemi edhe një maketë, ku në pjesët anësore të shkollave planifikojmë të ketë mur me myshk, pasi edhe ai e shndërron shumë shpejt dioksidin e karbonit në oksigjen”, theksoi Mihaella, nxënëse sh.f “Vera Jociq”.

Read more:IDF heton videon që tregon ushtarët izraelitë që shkatërrojnë panelet diellore në një fshat të krishterë-libanez

Një tjetër ide kreative ishte prezantimi i një koshi inteligjent për mbeturina. Ky kosh funksionon me energji diellore, është i pajisur me sensorë dhe ofron shpërblime për përdoruesit që kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit. Nxënësit gjithashtu dërguan mesazhe të qarta për ndryshimin e zakoneve të përditshme, duke inkurajuar përdorimin e biçikletave në vend të makinave.

Read more:Disa ushqime më të mira të pasura me magnez për t’i shtuar në dietën tuaj

“Kemi prezentuar një kosh mbeturinash, kosh smart, mund të ndihmoj, mund të flas, ka senzor dhe gjithashtu punon me panele solare që ruajnë energjinë dhe gjithashtu mer pikë dhe jep shpërblime për ata që e përdorin dhe janë të ndërgjegjshëm. Kjo ishte një ide jona dhe shpresojmë që është një ide realistike që me të vërtet mund të ndihmoj si një projekt I vërtet në vendin tonë”, tha Blin, nxënës I sh.f”7 Marsi”.

“Në projektin e sotëm, duam të përcjellim një mesazh që do ti informojë qytetarët se, për të parandaluar ndotjen e ajrit, ata duhet të përdorin biçikletat më shumë se sa makinat dhe autobusë”, thotë Ajlin, nxënëse sh.f “Tefejuz”.

Read more:Auron Tare: Përtej fasadës, gjendje dramatike në hyrje të Butrintit, zona e mbushur me mbeturina

Sipas nxënësve, idetë e tyre mund të shërbejnë si frymëzim për politika dhe projekte konkrete në të ardhmen. Idetë u dhanë në kuadër të projektit për mbrojtjen e mjedisit nga Fondi për inovacion./Alsat.mk.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Ekologjia në maqedoni #Makinat #mbeturina #Panele diellore #Pemët #Politika #Projekt #Smart

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Pa u larguar Rama nuk do të ketë të mira”/ I moshuari: Duhen politika zhvillimi. Protesta duhet të radikalizohet
  • “Një vezë nuk paralelizohet me një shkop gome”/ Aktivistja: Duhet të nisin hetimet. Aktivistët u dhunuan, solucioni u hodh pa paralajmërim
  • “4 mln euro nga fondi rezervë për Kanye West, pensionistët jetojnë me 110 euro” – Media italiane, Il Fatto Quotidiano pasqyron situatën në Shqipëri: Protestat kundër Ramës kanë përfshirë vendin
  • Turisti gjerman në protestën kundër Ramës: Politika dhe korrupsioni po boshatisin Shqipërinë
  • 39 ditë revoltë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit! Marjana Koçeku për Euractiv: Brukseli të mos e trajtojë më Edi Ramën si zërin e vetëm evropian të Shqipërisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 33 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 18 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta e 40 në Tiranë/ “Bashkohuni që ta ndryshojmë këtë vend”, studenti në protestën kundër Ramës: Nuk duan rini që punon, i kanë lënë në baltë 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- Protestë e pandalur kundër kryeministrit, shqiptarët kërkojnë dorëheqje/ Qytetari: Kanë vjedhur popullin, Rama të arrestohet 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Gjyqi ndaj Metës i stisur, nuk ka asnjë provë”, Blushi: Presidenti nuk ka nevojë për avokat, s’ka asnjë qindarkë të paligjshme 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by