
Një përleshje thuhet se ka shpërthyer në një fluturim të easyJet pasi një grua ‘piu vodka’ dhe ‘pështyu’ në fytyrën e një turisti tjetër.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, imazhet nga një dëshmitar i tmerruar treguan një grua, që besohet të jetë britanike, ‘duke u hedhur’ në korridorin e mesëm në një përpjekje për të goditur pasagjerin tjetër.
Një asistent shihet më pas duke u përpjekur të qetësojë situatën, ndërsa dy pasagjerë meshkuj përfshihen në përleshje dhe përfundimisht largohen nga aeroplani, të shoqëruar nga sigurimi.
Read more (Aeroplani):Rrëzohet aeroplani në Teksas/ Humbin jetën të gjithë personat në bord, dyshimet e para mbi shkakun e tragjedisë

Siç bëhet e ditur më tej, aeroplani të mërkurën po udhëtonte nga Gatwick i Londrës për në Antalia të Turqisë, por u detyrua të bënte një devijim emergjence në Kosovë.
Po sipas raportimit të mediave britanike, policia në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtines hyri në aeroplan dhe i nxori dy pasagjerët – një burrë me të gjelbër dhe një grua me rozë – nga aeroplani.

Dhe siç theksohet më tej, ishte gruaja me të rozë që kishte ‘pirë’ vodka nga një shishe përpara se “t’ia mësynte” pasagjerit, sipas një dëshmitari.
Read more (Pasagjerët):Aksident në qarkoren e Shkupit, lëndohen shtatë persona
Dëshmitari gjithashtu pretendoi se gruaja kishte pështyrë në fytyrën e një pasagjeri tjetër gjatë përballjes.

Gjithsesi, fluturimi i devijuar thuhet se përfundimisht arriti në destinacionin e tij në Turqi, tre orë me vonesë.
E një zëdhënës i easyJet ka thënë: “Ne nuk tolerojmë sjellje shqetësuese. “Siguria e klientëve dhe ekuipazhit është gjithmonë përparësia jonë më e lartë”. /Telegrafi/





