Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Shkurtimi i numrit të trupave gjermane i dërgon sinjal të gabuar Rusisë, thonë dy republikanë të lartë amerikanë
Aktualitet

Shkurtimi i numrit të trupave gjermane i dërgon sinjal të gabuar Rusisë, thonë dy republikanë të lartë amerikanë

• 3 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dy ligjvënës të lartë republikanë amerikanë kanë kritikuar një vendim të Pentagonit për të shkurtuar me 5,000, numrin e trupave amerikane të stacionuara në Gjermani, duke thënë se kjo rrezikon të minojë frenimin dhe do t’i dërgojë sinjal të gabuar Rusisë.

Roger Wicker dhe Mike Rogers, të cilët kryesojnë përkatësisht komitetet e shërbimeve të armatosura të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, thanë se në vend që të tërhiqen, këto trupa duhet të zhvendosen më në lindje.

Në një deklaratë të përbashkët, Wicker dhe Rogers thanë se ishin “shumë të shqetësuar nga vendimi për të tërhequr një brigadë amerikane nga Gjermania“, ndërsa aleatët evropianë po shkojnë drejt shpenzimit më të madh të prodhimit të tyre ekonomik (PBB) për mbrojtje.

“Zvogëlimi i parakohshëm i pranisë së Amerikës në Evropë përpara se këto aftësi të realizohen plotësisht rrezikon të minojë frenimin dhe t’i dërgojë sinjalin e gabuar Vladimir Putinit”, thuhej në deklaratë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Read more (gjermani):SHBA-NATO, përplasje për tërheqjen e 5 mijë trupave amerikanë nga Gjermania. Aleanca: Europa të investojë më shumë

“Në vend që të tërhiqen forcat nga kontinenti krejtësisht, është në interesin e Amerikës të ruajë një frenim të fortë në Evropë duke i zhvendosur këto 5,000 forca amerikane në lindje”.

Trump thotë se SHBA-të do ta zvogëlojnë praninë në Gjermani ‘shumë më tej’ sesa tërheqja fillestare prej 5,000 trupash

Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, të premten tha se masa pasoi një shqyrtim të plotë dhe njohu “kërkesat dhe kushtet e situatës në terren”.

E të shtunën, presidenti Donald Trump tha se mund të ndodhin shkurtime të mëtejshme, pa dhënë detaje.

Read more (Gjermania):Trump thotë se SHBA-të do ta zvogëlojnë praninë në Gjermani 'shumë më tej' sesa tërheqja fillestare prej 5,000 trupash

Ndërkohë, ministri i mbrojtjes i Gjermanisë tha se vendimi i Pentagonit ishte “i parashikueshëm”.

Duke folur për agjencinë e lajmeve DPA, Boris Pistorius theksoi gjithashtu se “prania e ushtarëve amerikanë në Evropë, dhe veçanërisht në Gjermani, është në interesin tonë dhe në interes të SHBA-së”.

Veç tij, aleanca ushtarake e NATO-s tha se po kërkonte sqarime nga Uashingtoni.

Read more (Vladimir putin):Paqe me luftërat e të tjerëve për të fituar favorin e Trumpit, kthimi i Putinit si ndërmjetës

Lëvizja e Uashingtonit vjen pasi Trump kritikoi kancelarin gjerman Friedrich Merz për thënien se SHBA-të ishin “poshtëruar” nga negociatorët iranianë në luftën e vazhdueshme.

Dislokimi ushtarak amerikan në Gjermani është shumë më i madhi në Evropë, krahasuar me rreth 12,000 në Itali dhe 10,000 në Mbretërinë e Bashkuar.

Trump ka sugjeruar gjithashtu tërheqjen e trupave amerikane nga Italia dhe Spanja. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Boris pistorius #Donald Trump #Friedrich Merz #gjermani #Gjermania #itali #Shba #Ushtria amerikane #Vladimir putin

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Janë të sëmurë nga pushteti!”, Bamir Topi: S’kam dyshime, Vlora Hyseni i ka shërbyer shefit të saj politik. Kryeministrit duhet të mbajë përgjegjësi nëse…
  • “Rama thotë Noc Rrok, drejtësia “Knock-knock”/ Pankartat në ditën e 120: Asnjë hap pas!
  • Skandali me SHISH/ Rama sulmoi drejtësinë, Tabaku: Shqipëria nuk vuan nga një “republikë prokurorësh”. Ata që mendojnë se drejtësia duhet të ndalet te dera e tyre…
  • Skandali në SHISH, Rama nuk merr përgjegjësi: Arrestimi ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund
  • Rinasi “bashkon” Ramën me Berishën, kryedemokrati niset për në Këshillin e Europës, kryeministri kthehet nga SHBA (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin