Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Burreli 104 vjet qendër e Matit, festë dhe panair libri! Namik Dokle fiton çmim me trilogjinë “Fshati ku dielli lind dy herë”
Aktualitet

Burreli 104 vjet qendër e Matit, festë dhe panair libri! Namik Dokle fiton çmim me trilogjinë “Fshati ku dielli lind dy herë”

• 4 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në qytetin e Burrelit, kultura është shpalosur në çdo formë të saj, në festimet për 104-vjetorin e krijimit të Burrelit si qendër administrative e Matit.

Pjesë qendrore e festimeve ishte panairi i librit, ku lexuesit janë takuar me autorë, botues dhe studiues, duke e kthyer qytetin në një hapësirë të dijes.

“Ky është një aktivitet i parë i këtij lloji për Matin. Përveç librit kemi artizanatin, gastronominë dhe grupet kulturore. Qyteti ka qenë në festë dhe pjesëmarrja ka qenë shumë e madhe”, tha kryebashkiaku i Burrelit, Altin Bojni.

Read more:20-vjetori i themelimit të Klubit Vespa Shqipëri, motoristë nga gjithë Europa ‘zbarkojnë’ në Durrës, shumë prej tyre italianë

Stendat e librit kanë sjellë tituj të rinj dhe klasikë, ndërsa diskutimet mbi rolin e leximit kanë mbledhur emra të njohur të letrave shqipe.

“Libri mbetet urë mes njerëzve dhe dritare për njohjen e botës. Interesi në këtë panair tregon se kultura e leximit është ende e gjallë dhe me potencial të madh”, tha studiuesi Behar Gjoka.

Fitues i çmimit kryesor të panairit u shpall shkrimtari Namik Dokle me trilogjinë e tij “Fshati ku dielli lind dy herë”, duke kurorëzuar një festë të kulturës në zemër të Matit.

Read more:Ura e Zogut sërish në rrezik shembjeje, aktivistët: Të rivlerësohet gjendja e këtij monumenti dhe të ndërhyhet për shpëtimin e tij

“Jam shumë i kënaqur që çmimin për trilogjinë atje ku dielli lind dy herë e kam marrë në Mat, në vendin e famshëm përsa i përket letrave shqipe, sepse këtu është vënë, është shqiptuar formula e pagëzimit për herë të parë në gjuhën shqipe. Vendi i Pjetër Budit, i cili është një nga prozatorët dhe poetëve e parë shqiptarë që ka shkuar në gjuhën shqipe dhe ndërkohë që është vendi dhe qyteti i një sërë autorësh, studiuesish, shkrimtarësh, poetësh, historianësh, arkeologësh”, tha shkrimtari Namik Dokle.

“Është një Burrel i transformuar, me një energji të jashtëzakonshme kulturore dhe një panair që e kthen qytetin në festë të librit”, tha botuesi Fatmir Toçi.

Të ardhurat nga shitjet, bëhet me dije se do të shkojnë për fëmijët me aftëstë kufizuara, ndërsa në panair nuk munguan as produktet tradicionale të zonës.

Read more:Nesër hapet Panairi i Librit në Shkup

“Mjalti është bio, i prodhuar prej vitesh. Është punë familjare dhe traditë”, tha Hamit Dobra, banor i fshatit Burgajet.

Aktivitetet janë mbajtur në kuadër të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Lojërave Popullore, që këtë vit shënoi edicionin e tretë dhe organizohet nga Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #burrel #Diber #Fëmijët #Festime #mat #namik dokle #Panairi i librit #Qyteti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Mos votoni kundër fëmijëve tuaj”, gazetari Klevin Muka apel moshës së tretë nga protesta: Dilni në shesh dhe mbroni të ardhmen
  • Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë me ujë qendrën e Gramshit, fëmijët i gëzohen ‘shiut’ të verës (VIDEO)
  • Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohet drejtuesi teknik! Nuk zbatoi rregullat e mbrojtjes në punë
  • U bllokuan në rrjedhën e Drinit të Zi, shpëtohet familja me 8 anëtarë
  • Ra në furnel dhe u mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Frikë e madhe te politika nga qytetarët, deputetë të PS gati për dorëheqje”/ Çepa zbulon prapaskenat nga protesta 65-ditore: PS po çahet nga brenda, revolta popullore po trondit Ramën 27 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik 21 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Në një shtet normal, Rama do të kishte dhënë dorëheqjen dhe PS do e largonte”, Lubonja: Jemi në një regjim kriminal, pakënaqësitë do të ushqejnë protestën! 12 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE! 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Paratë e shqiptarëve u shndërruan në jahte e avionë” – Berisha për arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë: Hetimi të zbulojë nëse kështjella është e tij apo e Edi dhe Olsi Ramës 10 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Politikë FOTOLAJM/ Revolta e shqiptarëve kundër Ramës! “SPAK heton, Belinda Balluku duhet të përballet me faktet”, mesazhet pikante nëpërmjet pankartave në protestën e 63: Rama në burg, Berisha në burg 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Kryeministri e ka trajtuar vendin si plaçkë”/ Këlliçi: Alabar paralajmëroi dështimin për Portin e Durrësit, SPAK të marrë Ramën të pandehur 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by