Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. IT-ja po e ul papunësinë në Kosovë, teknologjia hap vende pune dhe rrit eksportet
Aktualitet

IT-ja po e ul papunësinë në Kosovë, teknologjia hap vende pune dhe rrit eksportet

• 4 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ndër vite papunësia ka qenë sfidë për Kosovën. Megjithatë, raportet dhe vlerësimet e fundit flasin për përmirësime në këtë drejtim. E këtu një rol të rëndësishëm ka luajtur teknologjia informative.

“Në 2014-tën e kemi hapur me dy shokë një kompani për softuer. Unë kam qenë nga aspekti menaxherial, ata kanë qenë programerë. Më së shumti ia kam parë hajrin punës me zhvillimin e AI-së pasi përmes saj është hapur edhe një kompani me disa partnerë amerikanë, e pastaj ajo është blerë nga një kompani e madhe në Amerikë, ajo tani e ka zyrën këtu dhe i ka mbi 360 punëtorë. Vetëm gjatë vitit 2025, eksportet e shërbimeve të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit nga Kosova arritën në 398.2 milionë euro apo 14% krahasuar me 2024-të”, ka thënë Drilon Jaha, drejtor i një kompanie, krijues i përmbajtjes digjitale.

Që pas pandemisë, sektori i teknologjisë informative është zhvilluar shpejt, duke krijuar shumë mundësi të reja pune.

Mbi 1 mijë kompani të sektorit të teknologjisë informative vlerësohet se operojnë në Kosovë.

Read more:NASA: Mexico City po fundoset 25 cm në vit,  shihet edhe nga hapësira

Ndërsa, mbi 11 mijë është numri i të punësuarve në këtë sektor.

Të hyrat nga ky sektor luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.

Sektori i teknologjisë informative është njëri nga më të pagurit në Kosovë. Pagat ndryshojnë në varësi të përvojës. Paga e një seniori shkon në mbi 3 mijë euro.

Read more:Problemet me sistemin EES, BE mund të lehtësojë procedurën. Pasagjerët po humbin avionët nga vonesat

Edhe interesimi i të rinjve për t’u marrë me fushën e IT-së është i lartë.

“Rritja vjen si pasojë që tregu i Kosovës nuk është më i varfër, është tregu evropian. Të rinjtë e Kosovës po i ofrojnë këto shërbime”, ka thënë Blerim Rexha, profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Kompjuterike

Nga 2020-ta, papunësia në Kosovë ka rënë ndjeshëm nga 25% në rreth 11%.

Read more:Fetoshi: Kosova mbetet target i Rusisë, anëtarësimi në NATO rruga e vetme për paqe të qëndrueshme

“Statistikat zyrtare flasin që në Kosovë diku 450 mijë persona janë të punësuar, 72 mijë janë të papunë. Kur themi 72 mijë duhet ta kemi parasysh që janë vetëm personat që janë të regjistruar si të papunë, përkatësisht janë punëkërkues. Shteti këtë e merr si bazë. Më përqindje del relativisht e ulët. Rreth 11% i bie se janë të papunë krahasuar me ata që janë në tregun e punës….”, ka thënë Bekim Salihu, hulumtues në Institutin GAP.

Zhvillimi i sektorit të IT-së ka bërë që shumë të rinj të gjejnë punë me kushte të mira brenda vendit, pa pasur nevojë të emigrojnë./RTK

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #kompani #Kosova #kosove #rritja ekonomike #Rtk #Teknologjia #Teknologjia informative #Tregu evropian #Vende pune

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Microsoft ofron largim vullnetar nga puna për 60 mijë punonjës, kompania vijon riorganizimin e stafit
  • Projektvendimi i ri për automjetet e vjetra/ Pronarët mund t’i dorëzojnë pa pagesë për riciklim, parashikohen dy përjashtime
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 3 lexime · 8 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 2 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin