Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Në QKUK lansohet shërbimi digjital për regjistrimin e fëmijës
Aktualitet

Në QKUK lansohet shërbimi digjital për regjistrimin e fëmijës

• 4 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës sot është lansuar shërbimi digjital për “ngjarjen jetësore: lindja e fëmijës”, një iniciativë që synon të thjeshtojë procedurat administrative dhe të përmirësojë qasjen e qytetarëve në shërbime publike.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitiatha se projekti është një shërbim i ri digjital në e-Kosova që thjeshton procedurat për prindërit që nga lindja e fëmijës.

Read more:32 foshnje të lindura brenda një jave në Spitalin e Pejës

Vitia tha se ky projekt ka nisur në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit dhe Ferizajt, por së shpejti do të shpërndahet në gjithë Kosovën.

“Ky projekt pra është një shërbim i ri digjital, i integruar në platformën e-Kosova, që lehtëson procedurat për prindërit që nga momenti i lindjes së fëmijëve. Përmes këtij sistemi, të gjitha të dhënat dhe shërbimet që lidhen me lindjen e fëmijëve, procedohen automatikisht nga spitali tek institucionet përkatëse pa pasur nevojë që prindërit të paraqiten fizikisht në një institucion tjetër pas lindjes së fëmijës në klinikën e Gjinekologjisë. Në këtë fazë përfshihen: regjistrimi i të porsalindurit në sistemin informativ shëndetësor, aplikimi për shtesat për lehonat dhe fëmijën, regjistrimi i vaksinave, një hap shumë i rëndësishëm për mbikëqyrjen e vaksinimit në Republikën e Kosovës, hapja e llogarive në platformën e-Kosova, si dhe njoftimi elektronik i institucioneve përkatëse. Platforma ofron gjithashtu informacione për secilën fazë, pra nga para lindjes, para shtatzënisë, gjatë shtatzënisë, lindjes e deri te zhvillimi i hershëm i fëmijës”, tha ai.

Read more:Lufta drejt fundit? Aeroplanmbajtësja amerikane ‘Gerald Ford’ nis rikthimin drejt SHBA-së

Ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu tha se ky projekt sjell një reformë të madhe duke vendosur qytetarin në qendër të shërbimeve.

Ai theksoi se sistemi lehtëson procedurat për prindërit, duke automatizuar proceset si vaksinimi, shtesat dhe regjistrimi i fëmijës si dhe ofron qasje në informata përmes platformës e-Kosova, nga shtatzënia deri pas lindjes.

Read more:Kosova po shkon në zgjedhje, por për çfarë?

“Ofrimi i shërbimeve bazuar në ngjarje jetësore është një prej reformave më rrënjësore në kuadër të reformës së administratës publike. Kjo paraqet një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si ofrohen shërbime, duke kaluar nga qasja ku institucioni është në qendër, drejt një qasjeje ku qytetari është në qendër….1316 Kjo paraqet një lehtësim të madh për prindërit e rinj, për shkak se e zvogëlon interaksionin me institucionet, për shkak se, pra, si thamë, shumë procese ndodhin në mënyrë automatike sa i përket menaxhimit të procesit të vaksinimit, inicimit të procedurave për shtesa si dhe inicimi i regjistrimit të fëmijës së sapolindur në regjistrin civil. Përveç kësaj, sistemi, siç e përmendi edhe ministri, është i integruar në e-Kosova, pra, ku qytetari pastaj ka mundësi të qasjes në shërbime dhe informata që lidhen me lindjen e fëmijës, që nga periudha e para-shtatzënisë deri te periudha e kujdesit pas lindjes për fëmijët”, tha Jagxhiu.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, teksa përgëzoi institucionet e Kosovës për këtë shërbim, theksoi se çdo gjë që e lehtëson mirëpritjen e një të posalinduri në familje është gjë e mirë.

Read more:Auron Tare: Përtej fasadës, gjendje dramatike në hyrje të Butrintit, zona e mbushur me mbeturina

“Mirëpritja e një të porsalinduri në familje është një moment i mrekullueshëm, por mund të jetë edhe pak stresues për prindërit. Mendoj se çdo gjë që e lehtëson jetën në atë moment për nënat dhe familjet është një gjë e mirë. Përtej kësaj, mendoj se kjo është shumë e rëndësishme për të treguar se kur flasim për një shtet modern, administratë moderne dhe shërbime moderne për qytetarët, nuk është thjesht një koncept abstrakt që ndodh diku tjetër, por diçka që u shërben realisht çdo qytetari dhe çdo familjeje”, tha ai.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Familje #Fëmijët #Institucion #Kosova #kosove #Lindja #Lindja e fëmijës #Moderne

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO/ Ngjyra, piktura dhe… protestë! 40 ditë revoltë popullore. Veç pankartave të veçanta, vogëlushët, risia e tubimeve para Kryeministrisë. Të pranishëm që nga dita 1
  • Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë/ Sala: Çdo familje duhet të ndiejë mbështetje konkrete nga shteti
  • Kanye West, mes Ramës dhe protestuesve – Ide
  • Turisti gjerman në protestën kundër Ramës: Politika dhe korrupsioni po boshatisin Shqipërinë
  • “Politikanët përbuzin popullin, t’i largojmë”/ Revolta e protestuesve ne shesh: Çdo zyrtar që ka vjedhur, t’i sekuestrohet pasuria
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 28 lexime · 13 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Më larguan nga puna sepse nuk sigurova 5 vota nga diaspora”/ Arsimtari: Rama jo të dorëhiqet, por jemi bërë ta zëmë për fyti! Qeverisemi nga një organizatë kriminale 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Rrahën shoqen dhe e filmuan, nën hetim tri vajzat në Fier! Arrestohet njëra prej tyre, 15-vjeçarja kishte dhunuar edhe nënën (VIDEO) 17 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Do të vijë dita që Rama ta dorëzojë telefonin në SPAK”/ Havari: Nëpunësit që ndërhynë në ligj duhet të hetohen si Balluku, kanë bërë akt kriminal 14 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Politikë Mit’hat Havari: Protesta qytetare po vijon misionin e papërmbushur të ‘90-ës. Të heqim kastën e vjetër, sundohemi nga fëmijët e bolshevikëve 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 4 mln euro për koncertin e Kanye West, Kapri nxjerr videon: Kush gënjen Rama apo ministrja? 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by