Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kosova po shkon në zgjedhje, por për çfarë?
Aktualitet

Kosova po shkon në zgjedhje, por për çfarë?

• 4 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Zgjedhjet e reja do të mbahen më 7 qershor. Por, për çfarë?

Zgjedhje për ta mbrojtur Kushtetutën, zgjedhje për të mos e lënë Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje të kapë krejt pushtetin?

Zgjedhje për të fituar përsëri Albini, për t’u dobësuar Vetëvendosje, për të fituar PDK-ja ose LDK-ja me apo pa Vjosa Osmanin, apo zgjedhje për ta ndarë pushtetin?

Këto sot janë diskutimet kryesore se pse po shkojmë sërish në zgjedhje.

Read more:Gara politike në zgjedhjet e qershorit, a kanë gjasa partitë e reja ta kalojnë pragun?

Por, a kanë mbetur zgjedhjet peng i riciklimeve me të njëjtët emra? A është kjo krizë apo ka diçka më shumë?

Sa herë që përmenden zgjedhjet e reja në Kosovë, pritshmëritë janë për ndryshim. Por, realiteti na kthen gjithmonë në të njëjtën pikë, te të njëjtët emra, të njëjtat premtime, të njëjtat përplasje.

Dhe, pyetja nuk është vetëm kush fiton, por çfarë ndryshon realisht.

Prej vitesh, Kuvendi i Kosovës funksionon si një cikël i mbyllur. Figurat riciklohen, herë në pushtet, herë në opozitë, por struktura politike mbetet e pandryshuar. Ndryshojnë deklaratat, jo mënyra e të bërit politikë. Ndryshojnë sloganet, jo qasja.

Read more:133 auditime gjatë 2025-ës, raporti Vjetor i Performancës së ZKA-së i dorëzohet Kuvendit

Në këtë kontekst, ajo që pengon më së shumti nuk është vota e barrikaduar, por alternativa.

Në vende të tjera të rajonit dhe Evropës, skena politike është transformuar prej figurave apo iniciativa të reja që kanë dalë jashtë kornizave tradicionale. Në Hungari, Péter Magyar ka sfiduar sistemin nga brenda. Në Shqipëri, Agron Shehaj, Adriatik Lapaj apo Arlind Qorri po përpiqen të krijojnë alternativa të reja politike. Në Mal të Zi, lëvizja “Evropa Tani” ka ndryshuar balancat politike brenda një kohe të shkurtër.

Kosova, ndërkohë, vazhdon të sillet rreth të njëjtave figura dhe të njëjtave narrativa.

Ky nuk është vetëm problem i partive politike. Është edhe reflektim i mungesës së presionit për ndryshim. Dhe, këtu lind dilema kryesore: a është shoqëria gati për një alternativë të re, apo jemi rehatuar me këtë cikël të pafund?

Read more:Humbi zgjedhjet në Hungari, Viktor Orbán ofron dorëheqjen nga partia! Fati i tij vendoset më 13 qershor

Në këto zgjedhje ne do të shohim vetëm akuza e kundër-akuza, jo alternativa. Akuza dhe kundër-akuza për “kapje” e “çkapje” të institucioneve. Akuza për tenderë, korrupsion e skandale …

Zgjedhjet e reja nuk duhet të jenë vetëm një proces, ato duhet të jenë moment reflektimi për partitë, por edhe për votuesit.

Sepse, nëse gjithçka mbetet njësoj, atëherë problemi nuk është më vetëm te politika.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #7 qershor #Adriatik Lapaj #Evropa #Hungari #korrupsion #Kosova #kosove #Kuvendi i kosovës #Muhamet hajrullahu

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Të gatshëm të ndihmojmë Spanjën dhe Francën”, Salianji ironizon Ramën: Shqiptarët luftojnë zjarret me degë pemësh, ti shitesh si “shpëtimtari” i Europës. Jep dorëheqjen!
  • Huaja nga SHBA do të diskutohet me dyer të mbyllura/ Shehaj: Jeni peng i Ballukut, mendoni se do t’i shpëtoni drejtësisë. Tufë të korruptuarish
  • ‘SASPAC’, GJKKO i rikthen dosjen SPAK-ut për plotësim hetimesh pas 1 viti seancash paraprake! Beqaj ende në paraburgim
  • SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit per Belinda Ballukun, nën hetim per korrupsion, pastrim parash e shkelje e barazisë në tendera
  • Turizmi humb ritmin, rritja e turistëve ngadalësohet, bien vizitorët nga Kosova dhe rajoni
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Kauza nuk ndalet”/ Sazan Guri: Protesta do të vazhdojë deri në kthimin e pasurive publike të vjedhura 22 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”, pensionistja: Kryeministri, Berisha e Balluku, si gjarpërinjtë! 17 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Në vetëm 17 kilometra ka trafik që të merr peng 3-4 orë”/ Gjekmarkaj: Milot–Balldren, simbol i turpit dhe i premtimeve të pambajtura. Atentat ndaj cilësisë së jetës 10 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, futen sërish nga hyrja dytësore, mungon Berisha 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Dita e 58 e revoltës qytetare! Protestuesi thirrje policisë: Dorëzojeni Ramën, fatin e tij ta vendosë populli! 9 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Vija e kuqe u kalua!”, Gent Progni nga protesta: Polici civil tentoi të më godiste me thikë! Presion bizneseve, po fshijnë pamjet e kamerave 8 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Pula në burg! Është fabrikë e ‘armëve’”/ 58 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, protestuesit ironi me pankarta 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by