Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Plumbi i snajperit izraelit godet nusen palestineze në Gaza, disa ditë para dasmës së saj
Aktualitet

Plumbi i snajperit izraelit godet nusen palestineze në Gaza, disa ditë para dasmës së saj

• 4 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dhjetë ditë para dasmës së saj, Hala Salem Darwish po përgatitej për një festë.

Në vend të kësaj, ajo është dërguar në kujdes intensiv pasi një plumb nga një snajper izraelit shpoi shtëpinë e familjes së saj dhe e goditi në kokë, duke e shndërruar numërimin mbrapsht të dasmës së saj në një luftë për mbijetesë.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 19-vjeçarja u rrëzua para të afërmve të saj pasi plumbi hyri nga një dritare pak para perëndimit të diellit.

“Kishin mbetur vetëm 10 ditë deri në dasmën tonë”, i tha agjencisë Anadolu i fejuari i saj, Mohammed Shreihi.

“Në një moment të vetëm, gjithçka ndryshoi”.

Read more:Po udhëtoni dhe nuk keni hekur? Me këto truke të thjeshta mund të hekurosni rrobat

Plumbi mbetet i bllokuar në kokën e saj dhe shkaktoi dëme të rënda në indet e trurit, duke e lënë gjendjen e saj kritike dhe të paqëndrueshme.

Mjekët deri më tani nuk kanë qenë në gjendje ta operojnë.

“Varri i hapur” i Gazës: 8,000 trupa mbeten të bllokuar ndërsa pastrimi i rrënojave ngec

Babai i saj, Salem, tha se ky moment vazhdon ta përndjekë.

“Ne po përgatisnim ushqim kur papritmas një plumb izraelit hyri nga dritarja dhe e goditi”, tregon ai. “Ajo ra para nesh. Nuk mund ta harroj atë skenë”.

Read more:IRGC: Trump të zgjedhë midis 'luftës së pamundur' ose 'marrëveshjes së keqe' me Iranin

Dasma e saj ishte planifikuar për në fillim të majit.

E rasti i Halës pasqyron realitetin në Gaza, ku sistemi shëndetësor është shtyrë në prag të rrënimit.

Vlerësimet palestineze tregojnë se rreth 22,000 të plagosur dhe të sëmurë duhet të largohen nga territori për trajtim.

I fejuari i saj i bëri thirrje Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe organizatave humanitare të ndërhyjnë.

Read more:VAR-i zbulon audion e vendimit kyç për anulimin e kartonit të kuq në fitoren e Real Madridit ndaj Espanyolit

Izraeli ka vazhduar të kryejë shkelje të përditshme të një marrëveshjeje armëpushimi të nënshkruar tetorin e kaluar, duke vrarë 830 palestinezë dhe duke plagosur 2,345 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Armëpushimi kishte për qëllim t’i jepte fund një sulmi dyvjeçar izraelit që la më shumë se 72,000 të vdekur dhe shkatërroi 90 përqind të infrastrukturës civile.

OKB vlerëson kostot e rindërtimit në rreth 70 miliardë dollarë. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Babai #Dasma #Gaza #Izraeli #Lindja e mesme #Okb #Para #Rripi i gazës

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Gazment Bardhi: Shqiptarët vazhdojnë të paguajnë për një incenerator që nuk ekziston, ndërsa Tirana po mbytet nga plehrat
  • “Ora e Agasit 500 mijë €, dhuratë nga kryeministri”/ Berisha: Rama ka nxjerrë para me valixhe diplomatike jashtë vendit. Ka bërë 140 fluturime që shkojnë 22 mln €…
  • Protestë në Spitallë kundër Bashkisë së Durrësit! Banorët: Punimet për kolektorin janë ndërprerë prej disa muajsh! Rrezikojmë të përmbytemi
  • “Ora e Agasit 500 mijë euro, dhuratë nga kryeministri”/ Berisha: Rama ka transportuar para jashtë Shqipërie me valixhe diplomatike. Ka bërë 140 fluturime që shkojnë 22 mln euro…
  • Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe! Ikën me lotari për një jetë më të mirë 23 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Parandalohet vrasja në Kavajë/ I dhunuan nipin për pagesë, xhaxhai merr kallashnin dhe niset drejt hotelit për të vrarë autorët! Arrestohet djali i pronarit, tjetri në kërkim (EMRAT) 21 lexime · 7 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti! 21 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Portat e HEC-it të Dibrës u hapën kur po laheshin në Drin, uji merr xhaxhain me 2 nipat e 2 mbesat! Mbytet 7-vjeçarja (VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “S’ka “Diell”, “Besë” e satelit që e shpëton! I ‘mbiu’ në bark Lubia”/ Berisha sulmon Ramën: Sondazhet e kanë nxjerrë me 27 pikë në rënie, ka marrë fund! 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- 3 muaj protestë kundër qeverisë! Oshëtijnë thirrjet në bulevard: O Ergys, o legen, prite Belindën se po vjen! Arrestoni Ramën! 11 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by