
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se në kuadër të një procesi hetimor që është duke vazhduar, po trajton një rast që lidhet me veprat penale të falsifikimit të dokumenteve, legalizimit të përmbajtjes së rreme dhe mashtrimit, me qëllim të përfitimit pasuror dhe pengimit të kthimit të pronave te pronari i ligjshëm.
Sipas njoftimit, prokuroria ka arritur të sigurojë Urdhrin Ndalues Përfundimtar për të gjitha pronat e të dëmtuarit, duke mundësuar ngrirjen e 42 pronave, me vlerë të përgjithshme të tregut rreth 3 milionë euro.
Read more:Muzikanti britanik dënohet me 14 vjet burg për përdhunim dhe sulm seksual ndaj gjashtë grave
“Këto prona pritet që, pas përfundimit të procedurës penale, t’i kthehen të dëmtuarit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Në kuadër të hetimeve, Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se është duke zhvilluar procedurë penale ndaj tre personave fizikë, ku dy prej tyre janë duke u trajtuar nën masa të sigurisë për të siguruar prezencën e të pandehurve në procedurë.
Read more:Nisin punimet për rrugën Korishë–Kabash në Prizren, investim 4.1 milionë euro
Prokuroria ka theksuar se rasti po vazhdon të hetohet dhe se opinioni publik do të informohet për zhvillimet e mëtejme. /Telegrafi/




