Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Si mund ta ndihmojë kafeja trupin tuaj të luftojë efektet e plakjes
Aktualitet

Si mund ta ndihmojë kafeja trupin tuaj të luftojë efektet e plakjes

• 4 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shkencëtarët kanë identifikuar një mekanizëm me anë të të cilit përbërësit në kafe mund ta ndihmojnë trupin të luftojë përkeqësimin e indeve që shoqërohet me plakjen.

Kafeja mbron trupin nga plakja duke u lidhur me receptorin NR4A1, një proteinë e lidhur me rregullimin e stresit, inflamacionin dhe riparimin e qelizave, ka zbuluar një studim i ri.

Edhe pse studimet e kanë lidhur konsumin e kafesë me një jetëgjatësi më të madhe dhe rrezik më të ulët të sëmundjeve kronike, deri më tani nuk ishte e qartë saktësisht se si ndodhin këto përfitime, sipas studimit.

Studiuesit në Kolegjin e Mjekësisë Veterinare dhe Shkencave Biomjekësore të Teksasit (VMBS) në Shtetet e Bashkuara zbuluan se përbërësit në kafe lidhen me një receptor në trup të njohur si NR4A1 – një proteinë e lidhur me plakjen, reagimin ndaj stresit dhe sëmundjet.

Read more:Studimi i ri: Një gotë qumësht në ditë mund të ulë rrezikun për kancer të zorrës së trashë

“Kafeja ka veti të njohura për promovimin e shëndetit”, tha Stephen Safe i VMBS.

Ajo që kemi treguar është se disa nga këto efekte mund të lidhen me mënyrën se si përbërësit e kafesë bashkëveprojnë me këtë receptor, i cili është i përfshirë në mbrojtjen e trupit nga dëmtimet e shkaktuara nga stresi.

NR4A1 është një receptor bërthamor që ndihmon në rregullimin e aktivitetit të gjeneve në përgjigje të stresit dhe dëmtimit në trup.

Read more:Me kafe e një ‘dozë’ ironi, Salianji thumbon Berishën: Frika e tjetrit vulos fitoren!

Studiuesit e kanë përshkruar atë si një “sensor lëndësh ushqyese”, një receptor që i përgjigjet komponimeve që gjenden në dietë dhe luan një rol në ruajtjen e shëndetit ndërsa trupi plaket.

Proteina NR4A1 ndihmon në kontrollin e inflamacionit, niveleve të energjisë dhe riparimit të indeve – të gjitha këto janë faktorë kyç në parandalimin e sëmundjeve si kanceri dhe rënia njohëse.

Në studimin e tyre, studiuesit zbuluan se komponime specifike në kafe, veçanërisht polifenolet dhe komponimet polihidroksiluara, lidhen me receptorin, duke ndikuar në aktivitetin e tij.

Ekipi zbuloi gjithashtu se këto komponime mund të kenë një ndikim në mbrojtjen nga sëmundjet, duke përfshirë zvogëlimin e dëmtimit të qelizave dhe ngadalësimin e rritjes së qelizave kancerogjene.

Read more:Ekspertët paralajmërojnë, ja pse duhet ta shmangni kafen menjëherë pas vakteve

Kur NR4A1 u hoq nga qelizat, këto efekte mbrojtëse u zhdukën, duke mbështetur një rol për receptorin në ndërmjetësimin e efekteve të kafesë.

“Nëse dëmtoni pothuajse çdo ind, NR4A1 përgjigjet për të zvogëluar atë dëmtim. Nëse e hiqni atë receptor, dëmi është më i madh”, tha ai.

Pavarësisht këtyre gjetjeve, studiuesit paralajmërojnë se përfitimet shëndetësore të kafesë nuk kufizohen vetëm në një mënyrë.

Read more:Kylie Jenner paditet nga ish-mirëmbajtësja për bullizim dhe diskriminim të pretenduar nga stafi

“Ka ende shumë punë për të bërë. Ne kemi krijuar një lidhje, por duhet ta kuptojmë më mirë se sa e rëndësishme është kjo lidhje”, shton ai.

Mekanizmat që fshihen pas efekteve shëndetësore të kafesë janë studiuar gjerësisht. Një studim i kohëve të fundit zbuloi se konsumi i moderuar i kafesë me kafeinë shoqërohej me ulje të ankthit dhe përmirësim të vigjilencës dhe vëmendjes. Kafeina shoqërohet gjithashtu me një rrezik të reduktuar të inflamacionit.

Hulumtimi zbuloi gjithashtu se konsumimi i kafesë pa kafeinë tregon gjithashtu përmirësime në të nxënë dhe kujtesë tek konsumatorët, duke sugjeruar që përbërës të tjerë përveç kafeinës, siç janë polifenolet, janë përgjegjës për këto përfitime njohëse.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #kafe #Kafeja #Kanceri #Shkencëtarët #Shtetet e bashkuara #Stresi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Japonia sfidon Kinën/ Sonda MMX do të sjellë mostra nga hëna e Marsit
  • Po ndërtonte pa leje një bar-kafe në plazhin e Semanit, arrestohet 39-vjeçari nga Fieri (EMRI+VIDEO)
  • Tentoi të vriste 50-vjeçarin në lokal, Gjykata e Elbasanit lë në burg Poli Boriçin: Doja vetëm ta frikësoja
  • Viruse të reja me Inteligjencë Artificiale, NYT: Shkencëtarët pretendojnë përparime në mjekësi, por ka rrezik për patogjenë që…
  • Atentati i dështuar në Elbasan, autori: U hakmora për vëllanë e plagosur! Shënjestra: Kemi 15 vite në të njëjtën lagje, jetojmë normalisht (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 36 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 26 lexime · 14 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 19 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 14 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tranzitore 13 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar, arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë! Në pranga edhe shoku (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by